| E hene, 12.09.2022, 07:20 PM |
PAPA E POPULLI SHQIPTAR
Pjesa e 66. Zamak i Flamurit Kastriotit
Nga
Fritz RADOVANI
PAPA GJONI XXIII (1881 – 1963)
Kujtesa e Papës Gjoni i XXIII – ishte shpnesa ynë!
Në Diten e Pashkëve të vitit
1959, në pershndetjen që Papa Gjoni XXIII i drejton Popujve të të gjithë Botës,
që quhet “Mesazhi i Paqës”, per të paren herë në historinë e kësaj Feste të
Madhe, u ndigjue nga goja e Papës në Kishen e Shën Pjetrit, në gjuhën Shqipe: “Per
shumë mot Pashkët!”
Sot ndoshta, kjo nuk çuditë
asnjë njeri! Po, per né që e kemi jetue dhe ndigjue në radio, tue kumbue zani i
Papës Gjoni XXIII nder dhomat tona të mbylluna hermetikisht që nga viti 1944,
kjo ngjarje mbetet e paharrueshme dhe e përjetshme në kujtesat tona të dhunueme
nga diktatura komuniste.
Papa Gjoni XXIII asht Papa që
ka folë Shqip!
Papa Pali VI perkujton Gjergj Kastriotin me Shqiptarë...
PAPA PALI I VI ME RASTIN E 500 VJETORIT TË
VDEKJES SË
GJERGJ KASTRIOTIT – SKENDERBEUT FOLI NË VATIKAN
Me 17 janar 1468 kaloi në
amshim Heroi Kombëtar Shqiptar, i pavdekshmi
Gjergj Kastriotit – Skënderbeut
(1405 – 17 janar 1468), “Atleti i Krishtit”, i cili për 25 vjet me radhë e
ndaloi Perandorinë Osmane të depërtonte në zemër të Evropës, tue ruejtun e
mbrojtun Shqiptarët dhe vendlindjen nga sundimi i huej. Për me përkujtue këte
figurë të madhe, në ditën e vdekjes, po e sjellim fjalimin e Papa Palit VI, i
cili e konsideron Popullin Shqiptar mik të Selisë së Shenjtë, kurse Gjergj
Kastriotin një personifikim i virtyteve ma të nalta të Popullit tonë.
Vatikan, e ejte, 25 Prill 1968.
“Bij fort të dashtun Shqiptarë!
(Lexue në shqip Gegnisht, shtatë rreshta)
Po Ju sjellim ju nji
mirëseardhje të veçantë, mbasi kenkeni mbledhun për të kujtue Pesëqindvjetorin
e Gjergjit Kastriot Skanderbegut, fatosit të Kombit t’uej e të Krishtenimit, pranë
kësajë Selije Apostolike, të cillën mundeni t’a njehni si shtëpinë t’uej.
Na po ju shohim ma të kënaqun,
sepse e dijmë se Shpirti me të cillin ju e kujtoni ketë rasë âsht Shpirti i
hershëm i fisit t’uej, i cilli gjith’ herë përmi çdo interresë ka vuemun vlerat
e trashigueme të besës, të nderës e të burrnísë. Të tilla virtyte i ka ba nji
me vehten e vet fatosi Skanderbeg, e juve ua ka lanun trashigim; bashkë me
lidhëninë e pandame me miqt’ e vjetër të Atdheut t’uej, ndër të cillët kjo Seli
Apostolike gëzohet tue ju radhitun, mbasi njehet ndër ata qi kurr nuk ju kanë
lanë në baltë.
Këta virtyte Gjergj Kastrioti
ua ka lanun porosi në Atdhe, edhe në kurbet e në mergim. Mirëse historia ju ka
pamë të shtypun e të shpërndamë, por dora e dashtun e Perendisë ka ba qi ju e
gjithë gjaku i juej i shprishun, me gjallni qi keni me të lemë, e me të
njoftuna të fitueme, u bâtë urë miqësish e bashkpunimesh, ku keni dalun
parardhësit e ekumenizmit modern.
Urimi i ynë në ketë rasë, pra,
për ju e për gjithë Shqiptarët, asht qi vuejtja të bashkohet në ju përherë me
shpirtin t’uej heroik, që keni nga të Parët e të ju japë rasën të shërbeni porsi
element bashkëkuptimi e paqe mes fisesh e gjuhësh të çame ndër veti. Do
t’vërtetohet kështu testamendi i Skandërbeut, e do të shkëlqejë me meritime të
reja Atdheu i juej, të cillin na e kemi kaq shumë për zemër dhe e Bekojmë me
gjithë shpirtë.
PAPA GJON PALI II ME RASTIN E VIZITËS SË TIJ NË
SHQIPNI
PAPA GJON PALI II
Shkoder – 25 Prill 1993
Në Token e Bekueme Shqipni, Atdheun e Gjergj Kastriotit –
Skenderbeut, n’ Atë shkamb ku Shqipja Dykrenare me kthetrat e veta ka shkrue
Epopenë ma të lavdishme të qendresës sa shekullore të Atdhetarizmit Shqiptar
dhe të Fesë Katolike, perballë Gjenocidit osman para 1912 e atij sllavokomunist
mbas vitit 1944 e deri në vitin 1991, atëherë, kur Bota rrotullohej ndaj një
Ylli ndriçues polak me emnin Karol Vojtila, i njohun si Papë në Vatikan me emnin e Shenjtë Gjon Pali II,
edhe Atdheu i Shqipeve ndriçohej me lutjet e Tija të vazhdueshme dhe me një perkushtim
të veçantë. Janë uratët e një bashkvuejtësi si na, nën zgjedhen e pashpirtë të
diktaturës komuniste.
Ai ka provue diktaturen naziste, komuniste, atentatin e
Mehmet Ali Agxha, me daten 13 Maji 1981. Ai ka vizitue mbi 180 shtete të Botës po
nuk ka harrue asnjëditë Shqipninë e Martirizueme nga Gjenocidi sllavokomunist i
osmanllinjëve Ever Hoxha e Ramiz Alia, të njohun si terroristët ma vrasës e
perbindësh barbar të Shek XX në Europë.
Koha provoi gjithnjë se njeriu ma i kërcnuem i shekullit
XX ishte Gjon Pali II, se Ai luftoi totalitarizmin, vorfëninë e Botës së tretë,
kerkoi edukimin e arsimimin e fëmijëve të kontinenteve të shtypuna nga
kolonizatorët, Ai punoi në mënyren ma të guximshme per shpartallimin e Perdes
së Hekurt, dhe u angazhue per transformimin
e Europës Lindore komuniste në vende të lira dhe demokratike. Ai kishte forcë
dhe pushtet në politikë pa hy në politikë. Ai luftoi abordin dhe ishte i premë
në qendrimet morale.
Në të gjitha takimet me rininë botnore Ai predikoi
rrezikun dhe pasojat e shemtueme të drogës, imoralitetit, korrupsionit dhe
mënyren se si rinia duhet të luftojë per të Drejtat e Njeriut, demokraci e liri
të vertetë.
Atë ditë me 25 Prill 1993, kur Papa Gjon Pali II, po
hynte fitimtar në Katedralen e rindertueme të Shkodres, asht ajo ditë në të
cilen Ai puthi Token Shqiptare.
Ishte Toka e rijtun nder shekuj me gjakun e Shenjtë të
mija Martirëve Shqiptarë. Na dukej e pabesueshme se jemi tue pa me sy Burrin ma
të madh të Shekullit që me doren e Tij, po na bekonte e po na ringjallte Fenë
në zemrat tona! Ishte po, Ai Papë, që në qershorin e vitit 1991, Burrnisht
kishte refuzue kerkesen e tradhëtarit dhe zbatuesit të “Revolucionit Kultural e
Ideologjik” Ramiz Alia, në vitin 1967 në Shkoder, per me vizitue Vatikanin, me
shpresë mashtrimi per me vazhdue me ruejtë postin e presidentit.
Ai Papë ishte që porsa mërrijti i dhuroi Qytetit të
Shkodres Fuguren e Zojës së Këshillit të Mirë dhe e vendosi me doren e Tij, tue
e bekue edhe Gurin e rindertimit të Kishës së Zojës brijë Kalasë Rozafat, që
për të treten herë kje e shkatrrueme mbas 1967 nga anadollakët terrorista komunista.
Mesazhi i Tij ishte: “T’i kthehet vendit dhe Popullit
Tuej paqa, një jetë ma e mirë dhe zhvillimi social simbas traditave njerzore e
fetare të kësaj tokë”. Ai erdhi Papë me ide, bindje, qellime të kjarta e guxim
për me i zbatue ata.
Ai ishte gjenialitet i rregullimit të një Bote të
trazueme ku mbet simbol i një Epoke të Re, me mjetet ma paqsore, ku “Liritë dhe
të Drejtat e Njeriut” triumfuen mbi diktaturat, sepse Papa Gjon Pali II, ishte
antikomunist, progresist, iluminist, humanist, kundershtoi me forcë
kapitalizmin e eger, vorfninë perballë pasunimit të pandershëm, diskriminimin e
njeriut, tue fillue nga muret mbrenda familjes, u perball me komunizmin dhe e
shembi até tue këputë telat me ferra rrethues e bashkë me ta, tue rrëzue edhe
Murin e Berlinit. Asht ai moment historik i shoqnisë njerzore të robnueme në
Evropën Lindore, kur Vojtila i zbërthen
prangat e tiranisë komuniste me tri fjalë të vetme: “NON ABBIATE PAURA !”, “MOS
KENI FRIKË !” se, Ai njeh parimin filozofik të historisë: “Kur një Popullit i
ikë frika, shpejt Atij i vjen LIRIA !” Ai erdhi në Selinë botnore dymijvjeçare
të Katoliçizmit në Vatikan, tue sjellë me vete sekretin e madhështisë së Tij,
sekret të cilin, askush nuk mujti me e kuptue para Tij: “Komunizmit totalitar
Ai i zbuloi anën shpirtnore të Njeriut”. Suksesi i madh qendron në zberthim
dypalësh: Të ndergjegjes ndrydhun e,
shpartallim të prangave të tiranisë komuniste.
PaPA GJON PALI II DHE NANË TEREZA NË SHKODER
1993.
Ballëperballë
me Gjergj Kastriotin – Tiranë 1993.
Papa Gjon Pali II Ju drejtue Popullit Shqiptar në Sheshin
Skenderbeu: “Kam ardhë këtu për me ju shpreh nderimin tim Vllazënor edhe
komunitetëve të ndryshme fetare që bashkjetojnë këtu prej shekujsh: Komunitetit
Kristjan Ortodoks dhe Komunitetit Mysliman, të cilve, u sjellë një përshëndetje
të përzemërt.
Kam ardhë për me i shfaqë çdo Shqiptari admirim dhe
mbështetje në këte fazë delikate të kalimit historik dhe, të të shumë së
dishruemes ringjallje shoqnore e shpirtnore.
Të dashtun Vllazën e
Motra! Sa herë në të kaluemen ju asht dashtë t’a mbroni me forcë identitetin
tuej. Me një angazhim të tillë sikur edhe vetë ky shesh na e kujton u shque Figura e naltë e të Krishtenit
Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, i respektuem nga Papët e Romës dhe
përjetësisht i gjallë në kujtimin e Popullit Shqiptar.
Ju keni vuejtë për Kombin Tuej. Prandej dhe keni të
drejtë ta doni kaq shumë. Populli i juej kaloi një tragjedi me të vërtetë
tronditëse nën shtypjen komuniste. Ishte vërtetë i tmershëm përftyrimi i jetës
njerzore nën rregjimet totalitare si ai që ju keni njohë, ku njeriut i mohohej
një nga të drejtat ma thelbësore: Liria e shfaqjes së mendimit dhe e besimit të
tij si dhe liria e ndërgjegjës. Mohim ky, që shpesh merrte formën e një
shtypjeje të tmershme. A ka gja ma të randë sësa mbyllja e Tempujve të çdo besimi
dhe, a nuk u dënuen me vdekje priftërijtë, vetëm pse guxuen të ushtronin rritët
fetare? A nuk u përsekutuen besimtarët tue u burgosë ose tue u fye me të gjitha
mënyrat? Në vendin tuej të vishkulluem mashumëse asnjë vend tjetër nga
përsekutimi asht e thjeshtë me gjetë gjurmët e katakombëve të lashta kristjane
dhe t’arenave ku, dëshmitarët e Krishtit hidheshin me dhunë për me ushqye
bishat. Këtu kje një luftë e ashpër kundër Fesë, simbas një vije dogmatike të
një programi shoqnor dhe politik, i mbështetun nga ideologjia komuniste. Dukej
sikur mjeti ma i domosdoshëm për me realizue e trumbetue “Parajsën në tokë” kje
tue i mohue njeriut atë forcë që e lidhë me Krishtin, forcë kjo, rreptësisht e
dënueme si një “dobësi e pandershme për njeriun”. Në të vërtetë kjo forcë e
pame jo me atë sy ishte ma shumë dishka shqetësuese për ata, ashtu si e treguen
faktët. Përsoni njerëzor në të vërtetë me energjinë që vjen nga Feja, nuk lejon
lehtësisht të hidhët në anonimatin kolektiv.
Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun
Vllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit. Asht e vërtetë se edhe në Përandorinë Romake janë ba përndjekje të ashpra
ndaj të Krishtenëve, por atëherë ishte fjala për shtet i cili në emën të një
feje, asaj pagane, luftonte ata që mbështetshin Ungjillin e Krishtit. Kurse
këtu, shteti asht përpjekë me shue çdo shprehje fetare në emën të një ateizmi
radikal, të mbështetun në një sistem universal dhe përgjithësues. E gjithë kjo ndodhte në një kohë kur askush
nuk mund të ndërhynte për me mbrojtë dinjitetin e njerëzve që u ishte mohue gjithshka, tue i çveshë deri nga ma “njerzoria”, liria e tyne.
Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon
interesimin e gjithë Kontinentit Europian dhe asht e domosdoshme
që Europa mos t’ Ju harrojë!
Dhe në fakt ky duhët
të jetë pikësynimi sot, me këthye
shpejt fletën tue mos harrue
atë që ka ekzistue për me
shikue përpara. Pikëpamje kjo, që në një prizem vështrimi asht e drejtë
e, madje, e domosdoshme, por me një
kusht, që me mbetë gjithmonë në
kujtesën tonë ajo që ngjau në të kaluemen.
Në të vërtetë ky asht kusht i domosdoshëm për mos me u rikëthye tek të njajtat
gabime të përlotuna dhe, asht shtegu ma i mirë për një proçes pajtimi të
vërtetë. Por, kjo liri besimi fetar të cilën Ju, ma në fund po e shijoni, nuk asht vetëm një dhuratë e çmueshme e
Zotit për ata që kanë hirin e Fesë, por asht një dhuratë për të gjithë, sëpse ajo, asht thëmeli i garancisë për çdo shprehje tjetër të lirisë. Ajo prek njeriun në intimitetin e vet,
në atë cep të Shenjtë dhe të padhunueshëm që asht ndërgjegja, ku, kenja
njerëzore takohët me Krijuesin dhe fiton ndërgjegje të plotë të dinjitetit të
vet. Nga një liri e tillë, e trajtueme ashtu siç duhet, nuk ka përshka ti
trembemi asnjë shrregullimi njerzor. Besimi i çiltër në Té nuk i përçanë
njerëzit por përkundrazi, i bashkon me gjithë veçantitë e tyne.
Si na e mëson edhe Feja, nëse kemi një Krijues të perbashkët që të
gjithë jemi Vllazën. Kështu, që Feja, asht një kështjellë mbrojtëse kundër
totalitarizmit dhe një kontribut vëndimtar për një vllaznim human.
Liria e vërtetë fetare i shpëton
ngacmimëve të intolerancës e të sektarizmit, dhe ofron mënyra dialogu të
respektueshëm dhe konstruktiv.
Shqipni, qendro në
naltësinë e kësaj beteje të madhe!
Rruga që do të bash nuk asht aq e lehtë. Endè ka plagë të
pambylluna.
E kaluemja lé të shërbejë si mësim por kurrë mos të të
shtyjë në hakmarrje mëllefesh. Tashti asht koha për me shkue me besim drejt së
ardhmës.
E madhe asht detyra që të pret për të cilën tashma e ké
fillue punën më një zell të lavdrueshëm. Në përpjekjen për rimëkamjen ekonomike
asht e domosdoshme që të gjithëve t’ u garantohët puna e, ajo që asht ma
esenciale për me jetue me dinjitet, lé ti bashkohët edhe vullneti për t’ a
konsolidue demokracinë tuej të ré. Kjo nuk arrihët pa çmue si duhët disa vlera
thelbësore tue fillue sëpari nga dinjiteti i jetës njerëzore. “Një demokraci pa
vlera, -kam shkrue n’ Encilklikën Centesimus Annus-mund të shndërrohet
lehtësisht në një totalitarizëm të hapun e të fshehtë, si na e tregon
historia.”
?Dhe unë, sot po persëris prej Shejtnisë
së Tij: “Historia endè nuk e ka njohtë até që ka ngja në Shqipni... Drama e
Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesin e mbarë Kontinentit Europjan! ” E
pikrisht per këte dhane jeten:
Zamakët e Flamurit Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Melbourne, 2022.