| E diele, 11.09.2022, 06:57 PM |
Bibliotekat të mbushura
me vepra për Gjergj Kastriotin, e falënderova qiellin që jam arbëror i gjakut
të tij
Nga
Gjon Keka
Si
duket ne ende edhe sot, nuk kemi arritë me kuptu rëndësinë e madhe të bashkimit
të principatave arbërore, respektivisht të kryefisnorëve e fisnorëve nga
kryezoti arbëror Gjergj Kastrioti në Kuvendin e Lezhës të 2.Marsit të vitit
1444.
Ky
ishte shembulli i parë në atë kohë se si duhej të bashkoheshin popujt e
Europës,kur dihet se shumë popuj të Europës ishin në luftra të brendshme dhe të
ndarë në egoizmin e tyre ,gjë që edhe kjo ndarje e tyre dhe mosbashkimi në
luftën kundër pushtuesit otoman, e bëri armikun të përparonte drejtë popujve të
Europës.
Gjeniu
arbëror me shembullin e tij të bashkimit në Kuvendin e Lezhës i tregoj popujve
të Europës së kjo është e vemtja rrugë e cila i sjellë Europës fitoren kundër
armikut otoman dhe e vetmja rrugë që i nderon të gjithë si princat, mbretërit
dhe vetë popujt europian.
Ai
kudo si në letërkëmbime, si në tryeza, si në fjalime publike ku mbante kudo ku
udhëtonte jashtë vendit të tij ,i jepte Europës idenë e bashkimit,të udhës së
dritës, të fitores dhe të mirës së përbashkët të popujve të asaj kohe ,të cilët
ishin tanimë të rrezikuar nga armiku që i zgjeronte territoret e pushtuar në
mënyrë të pamëshirshme dhe pa kursyer asgjë.
Vetëm
pas vdekjes së kryezotit,gjeniut,vizionarit e ideatorit të bashkimit Gjergj
Kastriotit, popujt dhe princat e mbretërit europian e kuptuan rëndësinë e
bashkimit, dhe mbrojtjes së qenjes identitare dhe civilizimit të përbashkët.
Prandaj
edhe një nga historianët dhe autorët gjerman shkruar në një kronik të vitit
1688 nxorri këto fjalë pas vdekjes së Gjergj Kastriotit:
Ndërsa
mendoj, në këtë çorganizim të madh të krishterëve(shënim im- Europës), dhe
gjithnjë e më shumë mbi Gjermaninë që e kanë gllabëruar flakët e luftës së
brëndshme, dëgjoj Skënderbeun trim të thërrasë nga varri:
„Dëgjoni
o princa të krishterë gjerman,
jini
të etur për virtyte!
Nëse
doni të jeni zotërues të fuqishëm,
bëni
vepra heroike.
Pse
po e luftoni veten(njëri-tjetrin);
Nuk
sjellin lavdi fitore të tilla,
Por,
më mirë të luftoni kundër armikut...“
Kjo
thirrje me gojën e Gjergj Kastriotit edhe pas vdekjes së tij ,nga autori për
popullin e vetë gjerman i cili ishte në krizë,në ndarjeve dhe egoizma e pasione
të brendshme në atë kohë, tregon se sa figur diellore ,vizionare,
heroike,përbashkuese dhe gjeniale ishte kryezoti ynë arbëror Gjergj Kastrioti.
Kur
unë shkojë në biblioteka dhe arkiva dhe shohë se si historia e jetës dhe
veprave të arbërorit tonë të madh ka pushtuar arkivat ,bibliotekat dhe kudo i
vlerësuar dhe si figurë që merret shembull mbikohor ,atëherë i them vetes sa i
bekuar që jam nga gjaku i Gjergj Kastriotit, sa me vlerë është kombi im po t'ia
dinte rëndësinë dhe vlerën qa ka patur dhe që ka edhe sot ky burrështeti,ky
gjeni ,e gjeneral i të gjitha kohërave, ky vizionar,ky ideator i bashkimit dhe
i të mirës së përbashkët të Arbërisë dhe Europës.