| E shtune, 10.09.2022, 05:54 PM |
NJERËZ TË SUKSESSHËM NË AMERIKË
Nga
Sinan GASHI
Fati
i rëndë i popullit tonë bëri që ata të degdiseshin anë e kënd botës, herë duke
u kushtëzuar nga përndjekjet politike, e herë duke u kushtëzuar nga varfëria e
madhe. Sido që të jetë ata, atje ku u vendosën për të jetuar, veç punën
elementare për ekzistencë, nisen të dëshmojnë edhe diçka tjetër, atë të
brendshmen e tyre – talentin e rrallë në lëmenj të ndryshëm të artit, por edhe
duke qenë të suksesshëm në punët e tjera profesionale, madje edhe për t’u
dalluar nga vendësit.
Madje,
për shqiptarët që kishin migruar vite më parë në SHBA, janë shkruar edhe
artikuj prezentues e afirmativ edhe në shtypin e huaj, për ta ndjerë
njëkohësisht edhe një krenari kombëtare, ku njeriu ynë nderon me kreativitetin
e tij dhe mendjen e stërholluar.
Për
shqiptarët e dalluar në Amerikë janë shkruar edhe libra të plota, si ai i Vehbi
Bajramit “Shqiptarët e Amerikës”, botuar nga Albanian Publishing, më 2003, në
një hapësirë prej 1007 faqesh, ku në mënyrë gjithëpërfshirëse rrëfehet qartë
për rrugëtimin e tyre, vështirësitë dhe sukseset e dëshmuara mes racave të
shumta atje. Pos tij, edhe Tokë Paloka ka hartuar një vepër të tillë, kryesisht
me portrete personash të suksesshëm po në SHBA, me titull “Shqiptarët më të
mirë në Amerikë që i njoha unë“, botuar më 2014, duke përfshirë 65 figura të
dalluara, që dëshmuan veprimtari profesionale dhe kujtesë kombëtare.
Por,
një libër i natyrës së rrallë, por krejt i veçantë është “Albanian American
success stories” (“Shqipatro-amerikanët, histori suksesi”) Albanian Media
Group,, SHBA 2014, shkruar nga Blerta Alika & Emily Hubbell.
Nga
librat e tjerë, ky ka disa specifika edhe formale dhe dizajnuese: ka një madhe
28/30 cm., materiali është i pranuar nga një bord prej 13 vetash me drejtor
ekzekutiv Vera Mjekun. Edhe thyerja teknike është me një përkujdesje artistike
të paparë, letër kualitet të parë, si dhe me fotografi me ngjyra, punuar nga
mjeshtri i fotografisë, Fadil Berisha e Bashkim Hasani, me gjithsej 377 faqe.
Autorët
patën për qëllim vetëm njoftimet e opinionit
për arritjen e disa figurave shqiptare, të cilet ishin nisur fillimisht
vetëm se si të gjejnë strehim në jetë, ta përjetojnë jetën thjeshtë, mundësisht
pa tramvaje, por që tashti hepohen me talentin e fshehur përbrenda, duke
frymuar në një hapësirë që të jep mundësi gjithfarësh, njëkohësisht për ta
ndjerë veten më të plotësuar, kur edhe kënaqësia e krijimit, përkatësisht e
bërjes personazh në një shoqëri, nuk është pa gjë. Madje-madje krijuesi jeton
vetëm për atë: të thotë e bëjë gjëra të papara deri atëherë në lëmi të
ndryshme, dhe të identifikohet me risimtarin e dalluar.
Po,
cilët janë ata personazhe të kësaj vepre?
Fillohet
me një parathënie të Vera Mjekut, drejtore ekzekutive e projektit, për vazhduar
me tekstin hyrës të aktores se famshme
Eliza Dushku.
Vera
fillimisht njofton se sa punë është bërë për ta realizuar këtë projekt me vlerë
dhe rëndësi të veçantë, duke udhëtuar anë e kënd shtetit në hulumtim dhe gjetje
biografike të tyre.
Vera
Mjeku, që në parathënia shpjegon interesimin për të paraqitur personat e
suksesshëm, duke udhëtuar nëpër shumë vende. Këta njerëz ishin të përndjekur
nga komunizmi, si refugjatë nga lufta ose kërkonin një jetë më të mirë. “Të
jesh shqiptarë në Amerikë është një eksperiencë e besim, dhe bën të mundur që
të jesh shqiptar që dëshiron të jesh. Ky projekt nuk është vetëm për ata që
kanë arritur sukses në Amerikë, por edhe për të gjithë ata që do të ndjekin.”,
shprehet ajo.
Ndërsa
aktorja me famë, Liza Dushku, që në hyrje sqaron: “Posa që u ula për të shkuar
këtë parathënie, më kanë kapluar emocionet. Jam e inspiruar nga trashëgimia e
bukur kulturore e vendit tim, dhe e përulur nga arritjet në faqet e historive
të suksesit të shqiptaro- amerikanëve. (...) Si vajzë e re e shihja fytyrën e
babit tim të mbushur me gëzim çdo herë që e pyesja që të më mësonte për
kulturën tonë.”
Libri
më pastaj ka nëntitullin që sugjeron materialin e rëndësishëm, me titullin
“Celebrating our heritage, story by stori” (“Duke festuar trashëgimin tonë
histori pas historie”). Prej këtu tashti radhitën personalitetet radhë-radhë me
fotoportret, biografi dhe veprimtari, te dikush me më pak rreshta e te ndonjë
tjetër (apo disa të tjerë, ngase janë grup
vëllezërish a bashkëpunëtorësh) me të dhëna më të shtrira.
Këtu
nuk ka radhitje në bazë të profesionit apo aktualitetit të një lëmie dhe
suksesit të saj nga iks individi, po radhitja bëhet si duket për ta bërë sa
më larushe mes profesioneve të ndrysh,
apo edhe për ta njëjtësuar vlerën e suksesit profesional, por duke aktualizuar
rezultatet e treguara në punën e bërë.
Niset
vallja me B.Bix Aliun, një diplomat amerikan i suksesshëm shqiptar, vijohet me
Diana Avdiun, modele dhe Miss fotogjenia në Miss Univers 2012, Herry
Bajraktari, biznesmen i shquar, shembull i menaxhimit të tij; Zef Balaj një
tjetër person i njohur në komunitetit shqiptar; Kujtim Balidemaj - mjek i
suksesshëm, violinistja virtuoze Entela Barçi, për ta vazhduar radhën
vëllezërit Agim e Ekrem Bardha, biznesmenë me përvojë të dëshmuar në
Birmingan, profesoresha e shquar dr. Venera
Bekteshi, Beti Beno e zellshme në misionin e saj në formën ligjore për
emigrantët shqiptarë në SHBA, fotografi i pashoq, Fadil Berisha, i njohur anë e
kënd për mjeshtrin e tij profesionale, aktori i lakmuar Luan Bexheti, që është
dëshmuar në shumë filma amerikanë, e po ashtu shkëlqen edhe aktori tjetër James
Biberi në këtë profesion, Aida Bicaj vijon radhën për suksesin në dermatologji,
Rrezarta Bilali, doktore e psikologjisë sociale, vëllezërit Agron dhe Veton
Binakaj me kompani siguri,esh, Julia L. Black, avokate, dizajneria e talentuar Katerina
Bocci, Labinot Bytyqi lider në teknologjinë informative, Ylli Cakani, avokat me
emër, Yllka Cana oficere amerikane në NATO-s, kapiten në departamentin e policisë në
NeW York, Flamur Cani, që shërben me djalin e tij; Jeri Cela, Peter Christopher, doktor i matematikës; Linda
Ciu, mjeke pediatre, Valbona Çoba modele dhe aktore, Mary Colorio e suksesshme në
korporatën ndërkombëtare të ushqimit; Ana Cotaj, kujdestare e zemrës, Emina
Çunmulaj modele, Tony Curanaj, ilustrator dhe dizajner për kompanitë e librave
dhe filmave, Lidia Curanaj, gazetare e zhdërvjelltë, Ylber A. Dauti, avokat i shquar,
Marina Dedivanaj, infermiere në spitalin më në zë të qytetit e po ashtu edhe
aktore serialesh, Mario Dedivanaj, grimier i shquar, Joseph Dedvukaj, avokat i
dalluar, Mick Dedvukaj, drejtor i shërbimeve të shtetësisë dhe imigrimit, Fatos
dhe Keti Dervishi, participues në eventet e shoqërisë shqiptaro-amerikane, Bash
Dibra, trajnues i kafshëve, Zana Dobroshi M.D., PH.D., psikiatre, Rose Dosti
kolumniste në “Los Angeles Times”, Tony Davolani, koreograf dhe performues,
Marigona Dragusha, modele, Edlira Duro mjeke, Eliza Dushju, aktore, Mikel Dusi,
aktor dhe producent, Alex Elezaj, zyrtar i lartë operativ në krye të një korporate
ndërkombëtare, Rick Elezi, pronar i korporatës së menaxhimit të paluajtshëm,
Albert P. Foundos, inxhinier në ushtrinë amerikane, i suksesit ndërkombëtar,
Louis V. Foundos, kryetar i një korporate ndërkombëtare në pasuritë e
paluajtshme, Halil Gashi, kërcimtar, aktor dhe koreograf, Shaqir Gashi,
biznesmen, Vedat Gashi, avokat, Rrustem Gecaj, biznesmen - investitor, Nick
Gjelaj, avokat në New York, Enkelejda Gjini, specialiste e jashtme e SHBA-së në
Bankok, Beqir Gjoka, këshilltar kundër obezitetit, Minella Gjoka, kompani për
regjenerim të energjisë, Enver Gjokaj, aktor, Maria Cristina Gjomarkaj Venger,
drejton e eventeve për planifikimin e kompanive, Mark Gjonaj, asambleist në New York,
Gazmend Gjonbalaj, teknolog, Lumi Hadri - Devine, emër i njohur më bizneset e
gastronomisë, Zaim Hajdari, financier i suksesshëm, Merita Halili dhe Raif
Hyseni, muzikantë, Etrita Ibroci, drejtoreshë menaxhuese firme, Elizabeth
Elezaj, miss Miçigan, Ermonela Jaho, këngëtare e operas, Esmiana Jani, balerinë,
Rudina Jasini, avokate, William N. Jones, person publik për ndërgjegjësimin dhe
pranimit të dallimeve kulturore, racore dhe fetare, Gjon Jinçaj, prokuror
federal, Bashkim Kadriu, mjek, Faruza Kallaba,
aviatore e ushtrisë amerikane, Alma Kanani, ekonomiste, Antoneta
Kastrati, dokumentariste për të drejta e grave në luftë, Veton Këpuska,
inxhinier, profesor në Florida, Adrian Ketri, konsull, Merieme Klobocista,
mjeke, Stefan Kochi, konsull në Masacusets, Florian Koci, mjek pediatër, Ana
Kohen, stomatologe, Ema Koja, stiliste, Giorgio Kolaj, biznes me piceri në NY,
Gjergj Konda, dr. i ekonomisë industriale, Genc Kortsha, ka mbaruar mjekësinë,
Mark Kozmo, doktor i ekonomisë, Drena Kusari Berisha, kreu studimet në Harvard,
udhëheq strategjinë e një kompania më inovative në infrastrukturë në SHBA,
George Laska, ushtarak, Ariana Lecaj, ndihmon në edukimin mjekësor, Agim Leka,
mjek, Donald Leka, themelues i trasmediave, Nick Leshi, ndihmës profesor
universiteti, Gjilberta Lucaj, violinçeliste, Ismet Luka, mjek, Richard S.
Lukaj, bankier, Salajana Lukaj, menaxhere e projekteve, teknologe, Konstantina
Beqari Lukes, adminiastrtive, Elsa Lulaj, edukatore në departamentin e NY,
Jessica Lulgjuraj, gazetare, Albert Lulushi, teknolog informativ, Marsiela
Lusha, aktore, Era Makoçi, avokate, Peter Malota, aktor, Shqipe Malushi,
shkrimtare, Neritan Mani, mjek, Anton Markola, menaxher, Nick Markola,
finansier, Isejn & Mirsade Marku, avokatër, Jehona Marku – Podvorica,
mjeke, Agron Martini, doganier, Angela Martini, miss dhe modele, Mimoza
Meholli, mjeke, Lisa Milicaj, këshilltare në NY, Ismer Mjeku, udhëheqësi
kryesor në kompaninë më të madhe të promovimit në SHBA, Natura Mjeku, PH.D. e
biologjisë molekulare, Ferid Murad, doktor i mjekësisë, Nobelist, Andamion
Murataj, filmkrijues, Elvir Muriqi, boksier, Avni Mustafaj, drejtor ekzekutiv i
Këshillit shqiptaro-amerikan, Ronald Nasson, marinar, Adrian Neritani, avokat,
Paul Nicaj, hotelier, Angjelina Nika, koreogrfe, The Osmani Brothers, Christina
Paljushaj, bisnes mode e muzike, Darian Pavli, avokat, Saimir Pirgu, tenor,
Peter Pochi, mjek dermatolog, Mars Podvorica, arkitekt, Albert Popaj, këngëtar,
Benjamin Prelvukaj, gastronom, Dafina Pruthi, doktore e mjekësisë, Besnik Pula,
doktor i sociologjisë, Molly Qerim, komentatore, Shinasi Rama, PH.D., prof. i
shkencave politike, Alma Saraçi, aktore, Geraldine Poppa Schechter, mjeke,
Baudin, Sihana, Iliriana Sela, biznes ndertimor, Sonja Selami, avokate, Bruno
Selimaj, gastronom, Duro “Dean” Shaska, në industrinë autobilistike, Adrian Shatku,
punëtor interneti e telekomi, Frank Shkreli, gazetar, Suzanna Shkreli, avokate,
Nickola Shreli, krijues filmash, The
Sinanaj Brothers, kulinari, Albert Stanaj, muzikant, Gregory R. Steffon,
drejtor biznesi, Donald Suxho, volejbollist, Besa Tafilaj Pinchotti, gazetare,
Lydra Tapija, stomatologe, Mizar Turdiu, gazetari, Marina Vataj, gazetare,
Sania Vucetaj, onduliste, Simon Vukel, marketing, Shpresa Gjakli, edukatore,
Detina Zalli, doktore e mjekësisë, Vildane Zeneli, modele, Ilir Zherka, avokat,
Eddi. Z. Zyko, gjeneral.
Sido
që të jetë, edhe vetëm kështu me paraqitje tepër të shpejtë, mjafton si njoftim
për mendjen tonë të kthjellët dhe kreative që shqiptari manifeston krenari edhe
përtej oqeanit.
Këta
personalitete, siç u pa, janë të profesioneve të ndryshme por që kulmojnë
suksese, ndërsa që të gjithëve u rrah zemra shqip dhe me atë krenari vijojnë
rrugëtimin e tyre fantastik,
Njeriun
kudo që e shpie fati, mund të dëshmojë diçka nga veta, për njerëzoren,
artistiken dhe përjetësinë së vlerave me talentin dhe veprimin e tij.
Kjo
është shembull për gjithë njerëzit, për gjithë botën.
Kultura
jonë është një dhuratë që ia vlen të shpërfaqet, e cila na bën krenar.