| E shtune, 10.09.2022, 06:58 PM |
Sulmi i armikut te
dukshem…
Nga
Nikoleta Kovaçi
Dje
ra sistemi TIMS! Fatkeqesia na u shit fillimisht si difekt i sistemit me
Greqine! Ne pritje te kalimit te shqiptareve qe udhetojne me autobus drejt
vendbanimit te tyne, Greqise, fatkqesia u shpernda edhe ne pikat e tjera
kufitare! Ne Rinas ka dite! Askush s’ka fol! Shqiptaret qe marrin udhet e botes
nga pikat kufitare nuk lejojne veten te mendojne mbi vonesa, mashtrime, vjedhje
etj qe iu ndodhin neper pikat tona kufitare: ata kane prioritet te vetem ikjen,
largimin! Pajtohen paqtueshem me faktin: s’kane kah shkojne pa na kalue! E
kshtu historia e TIMS-it ne fakt ka dite qe ka ndodh!
Por
Rama, SHISH dhe ndonje qyqe tjeter drejtorie sigurie qe mund te kena na,
mendojne vetem si me ngrit nji zhurme me sfumue xhamen e madhe qe ndodh ktu
prej kohesh! Kur iranianet e Manzes
nxoren komunikaten per media se na nuk mund ta bajme samitin se jena te
kercenuem nga akte terroriste dhe qeveria nuk na garanton-askujt nuk i bani
pershtypje! Te gjithe e anashkaluem rrezikun qe na kanosej ne zemer te vendit!
U soll historia e non grada-ve dhe populli mori dozen qe i duhej! Sigurisht na
jena thjesht miza para fuqise djallezore kibernetike te Iranit, por ata kane
dhane sinjale ne tane boten, si ne Gjermani, Amerike, vendet Skadinave, Holande
etjjjj! Sigurisht qe na kena dy ‘arme’ te vetme te cilat i aktivizojme me lutje
sa here jena ngushte: Zotin e Ameriken! Here te tjera na jena thjesht qenie qe
frymojme rastesiht!
Irani
ka qasje te ligjshme sunduese ne vendet arabe dhe muslimane! Por me mbeshtetjen
e fuqishme te Kines dhe Rusise! Dhe kur e mendon holle holle se si kena shpetue
na prej tyne ne tane kto vite qe ata gjenden kembekryq ktu, ne nje vend pa
shtet e institucione, me mafie ne pushtet dhe pushtet mafioz qe qellon njerez rrugeve, kupton se ata kane pas e kane
qellime serioze ne vendin tone! E fale ktyne qellimeve na kena shpetue pa na
ndodh ndonje hata qe na dha sinjal ne 2018…
Sigurisht
qe ata sod jane superfuqi kibernetike ne bote! Ne na kane vec nje klikim ne
ambicien e tyne kercenuese dhe sunduese! Si me thane; na kane nji hedhje guri
dhe asgja ma shume!
Po
na ku jena?!
Mire
qe na s’mundena me kercenue kand, smundena me vu rregull e ligj, na smundena me
u clirue prej kamikazve tane pushtetare qe na kane marre peng, por na i kena
perzane edhe ata pak djem e vajza qe mund te ishin te pakten rrufepritesit e
pare! Ata punojne ne sistemet e vendeve te tjera se ktu duhej me kalue kah
dyert e partive poltike me qendrue ne punen qe dine me ba e ne sherbim te
sigurise tone te rrafshueme me dashje nga politikaj te paafte, dashakeqe e
hajdute!
Irani
asht ne gjendje me testue tane fuqine mbrojtese kinernetike te vendve qe kane
mundesi t’i pergjigjen dhamb per dhamb, jo ma ne qe na ka testue deri edhe me
çka hame buke e mushim stomakun e mjere me mujt me vazhdue nan sundimin e
‘iranianve’ tane!