| E premte, 09.09.2022, 07:45 PM |
Atë
Pjetër Mëshkalla (1901-1988) në një foto thuajse të panjohur. Atij iu privua
liria në vitet 1946-1960 dhe 1967-1977. Herën e dytë u dënua për një letër që i
dërgoi më 5.4.1967 kryeministrit Mehmet Shehu si protestë për mbylljen e
institucioneve fetare. Në letër midis të tjerash shkruante:
"Me të vërtetë as
armiku ma i tërbuar i pushtetit s’ka mundur të bëjë një propagandë më
armiqësore në 22 vjet, sa i keni bërë vetes. Nuk më ka shty me ju shkruar
shkëlqesë, as urrejtja, as ambicioni asimetrik, por vetëm ndërgjegjja e vërtetë
dhe e mira".