| E premte, 09.09.2022, 06:13 PM |
Nisma e re kërkon mbështetje qytetare!
Shkruan:
Florim Zeqa
Jo
rrallë realiteti na i shtrembëron dëshirat dhe anasjelltas. Njerëzit kanë
dëshirë t’i realizojnë ëndërrat e tyre jetësore, por realiteti i hidhur i
krijuar, jo vetëm që ua pamundëson, ua shuan ëndërrat e shumë gjeneratave për
të jetuar dinjitetshëm në vendin e tyre.
Kah
po shkon shoqëria kosovare?
Patjetër
se duhesh të jesh i guximshëm në përballje me sfidat e kohës. Ambiciet dhe
dëshirat njerëzore shpeshherë tjetërsohen nga dominimi i antivlerave dhe
shfrytëzimi i maskarenjëve të politikës.
Politika
e kamufluar nën maskën e patriotizmit “modern” përmes mediave të paguara ndikon
negativisht në vetëdijen e njerëzve të varfër përmes ofrimit të lëmoshës në
vend të përmbushjes së premtimeve elektorale.
Pra,
shoqëria shqiptare është gjithmonë e shfrytëzuar nga kusarët politikë të kthyer
në multi-milionerë nga abuzimi i pushtetit dhe keqpërdorimi i vullnetit të
qytetarëve.
Intelektualët
e vërtetë injorohen, kurse servilët shfrytëzohen nga klasat politike në pushtet
dhe opozitë, duke i parcializuar idetë e tyre të shëndosha.
Të
ngritet zëri ndaj padrejtësive të kohës
Në
vendin ku dështimet servohen si suksese, qytetarët jetojnë në varfëri të skajshme.
Në vendin ku promovohet “barazia” pa funksionim të sistemit të drejtësisë
lulëzon korrupsioni, krimi i organizuar dhe pedofilia.
Në
vendin ku arsimi është gjysmak nëpër shkolla, prodhohen analfabet nëpër zyrat e
institucioneve shtetërore.
Në
vendin ku kemi degradim dhe mungesë të sigurimeve shëndetësorë, mungojnë
shëbimet efikase ndaj pacientëve dhe shërimi i tyre. Mungesa e barnave
esenciale dhe aparaturave moderne nëpër spitalet publike vjen si rezultat
bartjes (vjedhjes) nga mjekët në ordinancat e tyre private.
Intelektualët
dhe kuadrot e ngritura me vetëdije të pastër kombëtare ndjehen të turpëruar
para familjarëve të tyre nga “paaftësia” për t’u pasuruar në shtetin e
korruptuar dhe kriminalizuar deri në palcë!
Intelektualëve
nuk duhet t’u vie turp të flasin për padrejtësitë klasave politike në pushtet,
nuk duhet të hezitojnë të ngrisin zërin ndaj padrejtësive të kohës, përkundrazi
duhet të bëhen avangardë e shoqërisë së shtypur njerëzore nga antivlerat dhe
analfabetizmi i kuadrove me diploma të fabrikuara.
“Ndryshimi”
si mjet për mashtrimin e qytetarëve
Në
shoqërinë e bastarduar nga antivlerat, askujt nuk i intereson për luftëtarët e
vërtetë të lirisë, për familjet e dëshmorëve, për jetimët e pasluftës të
shndërruar në endacak të rrugëve në kërkim të lëmoshës për mbijetesë, kur
fëmijët e politikanëve të korruptuar bëjnë jetë luksoze në shtetin e varfër!
Politika
është kthyer në profesionin më profitabil, kurse jeta shoqërore është
politizuar. Kur partitë politike dështojnë në qeverisjen e vendit, kontrabandimin
e deputetëve në Kuvend dhe lidhjen e koalicioneve të reja e shohin si mundësi
për mbijetesë në skenën politike duke ua shitur “ndryshimin” si mjet për
mashtrimin e qytetarëve, kinse do të sjellin ndryshime me figura dhe paketime
të reja politike!
Kësisoji,
demonët e vjetër të politikës i shesin idetë e vjetra në emrin e ndryshimit dhe
demokratizimit të vendit, e që në këtë mënyrë e ruajnë vazhdimësinë e tyre në
skenën e kontaminuar politike.
Idetë
dhe nismat e reja kërkojnë mbështetje qytetare
Intelektualët
nuk duhet të konsumojnë ide të politikanëve të dështuar, por duhet të sjellin
ide dhe koncepte të reja për ndryshim. Idetë e intelektualëve nuk guxojnë të
mbeten vetëm ide individuale, por duhet të unifikohen dhe materializohen në një
organizim të përbashkët politik konformë rrethanave të kohës!
Ideja
apo iniciativa ime e fundit Alternativa Demokratike për Ndryshim (ADN) nuk
është ide për realizimin e aspiratave dhe as për faktorizim personal, por është
ide fisnike, e pastër dhe e padjallëzuar për t’i sjellë vendit ndryshim
substancial dhe përmbajtësor në qeverisjen e vendit, ku vendim-marrja dhe
dinjiteti t’i kthehet qytetarit të nëpërkëmbur dhe shfrytëzuar nga partitë
aktuale (https://www.youtube.com/watch?v=hmwrfdp6xcU&t=1280s).
Rinia
shqiptare e gjendur në tunelin e gjatë të pritjeve për ndryshim, si zgjidhje e
ka gjetur largimin nga vendi si pasojë e humbjes së të gjitha shpresave për
ardhmëeri dhe jetë dinjitoze në vendlindje.
Të
rinjët, në veçanti kuadrot e ngritura dhe të specializuara para se të largohen
nga vendi duhet të mendojnë gjatë dhe të reflektojnë thellë, se në duar të kujt
po e lënë atdheun e tyre të trasheguar nga të parët e tyre!
Nuk
guxon të ndodhë largimi nga vendlindja pa i shfrytëzuar të gjitha mundësitë për
ndryshim. Lirinë e të menduarit dhe të vepruarit nuk mund t’ua ndalon askush.
Gjithmonë,
edhe në situatat më të vështira ekziston një zgjidhje, por atë duhet kërkuar si
rrugë për dalje nga labirinthi në të cilën na kanë futur politikanët e
papërgjegjshëm të të gjitha llojeve e ngjyrave partiake.
Dinjiteti
njerëzor dhe identiteti kombëtar janë dy forca të pathyeshme
Formula
e zgjidhjes është sikur ekuacionet matematikore, kërkon mendim dhe meditim për
ta gjetur alternativen adekuate të zgjidhjes së problemit. Kjo arrihet përmes
ndjesive të brendshme shpirtërore, gjegjësisht thirrjes së ndërgjegjës
personale për të mos u dorëzuar përballë vështirësive të kohës. Asnjëherë dhe
për asnjë moment nuk duhet me u lëkundur në rrugën e mbijetesës shoqërore në
luftën për çlrilim shpirtëror.
Asnjëherë
nuk duhet dorëzuar në përballje me pengesat dhe vështirësitë gjatë rrugëtimit
jetësorë. Kreativiteti dhe vendosmëria janë fundamentale në arritjen e
ndryshimeve epokale.
Dinjiteti njerëzor dhe identiteti kombëtar janë
dy forca të pathyeshme
në përballje me pengesat gjatë rrugëtimit për ndryshim dhe mbijetesë në trojet
tona etnike.
Secili
duhet të fillojmë nga parimi i shëndoshë i të qënurit njeri i lirë në mendime
dhe veprime pa e cenuar lirinë e tjetrit. Të mos pranojmë që të tjerët t’na
parashkruajnë fatin tonë, por të bëhemi faktor vendimarrës duke luftuar egon
personale dhe respektuar meritokracinë në trajtimin e suksesit individual si
sukses të përbashkët.