| E premte, 09.09.2022, 06:40 PM |
SYTË QË MË PËRCJELLIN
Nga
Brahim (Ibish) AVDYLI
1.
A e dini, a keni menduar te pamja e
njeriut se gjëja më e bukur janë të dy sytë. Ka shumë gjëra të tjera, me
mjaft rëndësi, p.sh. buzët, që ngërthejnë dashurinë e parë në vetvete dhe pak
kush ka mundësi që ta nxjerrë puthjen nga vendi i fsheftë. Të bukurat nuk
kanë fund! Secili i gjënë nga një vend tjetër, e për ta do të jetë ajo “më
e bukura”. Për mua, janë të dy sytë!
Po, po. Me këta dy sy e kemi parë
jetën, kur kemi lindur. Kemi qenë me të qara të dhimbshme, por kur i kemi hapur
sytë për herë të parë, e kemi parë mamanë, babain apo gruan që i ka ndihmuar
asaj, që të më lindë mua, apo ka qenë spitali i lindjes, dhe gjëra të tjera...
“A propos, a propos de vous” - thuhet ndër fjalët francese. Rreth gjërave, rreth
diçkaje, rreth gjërave tuaja. Pra, “gjërat” fillojnë. E “gjërat”
vendin e tyre të padiskutuar e kanë në gjuhën e parë shqipe, para gjuhëve të
botës, por askush nuk na e njeh e nuk e di mirë vendin e vërtetë të fjalës.
Këtu nuk po merremi me fillimin, as
me gjuhët, as me fjalët e para, por te njeriu, me gjërat më të bukura në
botë. Njeriu ka lindur në shembullin e Zotrave, me kaçik të vogël e të
brishtë, të cilin mund ta prekim lehtë, sepse do të shkatërrohej, si fëmijë i
bukur, për të cilin na shkojnë lotët prej zemrës sonë të vogël, njashtu sikurse
atij. Fëmija e ndjenë ate se çka është me të vërtetë, e nuk mund t’a thotë sa i
lëndueshëm e i brishtë është ai, poashtu deri në vaj, por e pa shkatërrueshme.
Duke vazhduar të jetojë dikur do ta kuptojë se ai vend i trupit, që rrah pa
pushim gjatë tërë jetës dhe e mbanë atë qenie të gjallë me dashuri, me dhembje,
me mall, nëpër të pamunduarat e jetës, e ka një vend të vogël e të rëndësishën,
e kjo është zemra e tij!
Zemra është e vogël për njeriun, por
e madhe sa e tërë bota! A e shihni ju këtë gjë? Vendi më i madh i botës është
zemra, ndërsa vendi më i bukur janë të dy sytë. Me ata sy, të bukur, me
të gjitha lojet që ka mundësi të krijohen, e jo të verdhën, sepse ishin të
lidhura magjitë e me të ligën e tyre. P.sh.: te arkadianët e lashtë. Ajo është
jeta e përkohshme, me larushi të ngjyrave të natyrës së saj! Pa ngjyra, bota do
të jetë shumë e varfër.
E them “arkadianët”, sepse
logjika ime i pranon si të tillë, e jo akkadianë. Emri u ka rrjedhë nëpër vite
prej shqipes, e shqip i thonë “arka” e ja “akka”. Ishte nëna e
madhe në mes, që e ruante arkën e tyre, nëpër shtegëtimet e më tutjeshme. Pra nëna,
e ama, që i thonë në gjuhën moderne, ka qenë ajo që i ruante gjërat e
vlershme, në arkën e madhe. E “akka” i thonë ata që nuk dinë se
prej kah rrjedhë emri i tyre. Ky embrion i fjalës “akka” nuk do të
thotë asnjë gjë, në asnjë gjuhë tjetër, pos i bashkuar me “akkadianët”!
Le t’i thonë çka të duan. Për mua,
kjo gjë nuk ka vlerë e nuk tingëllon e kuptueshme si “arka”. Prej tyre
rrjedhë fjala “arkadianë”. Edhe pjesa tjetër, “dia=dianë”
është natyrë e ndërtimit të shqipes së vjetër. Në vërtetë, gjuha arkadiane
është gjuha e vjetër shqipe, por të tjerët nuk e dinë se ne jemi ende të
gjallë. Meqë nuk dinë ndonjë gjë tjetër, i thonë gjuhës së vjetër shqiptare një
“gjuhë kopte”, d.m.th. “gjuhë e pa kuptueshme” për ta, deri te i
pari, Jezusi, i fesë katolike. Ai është arbani i fundit pagan dhe i pari që është
kthyer në një fé. Ne nuk po merremi me të vjetrat, por me gjërat aktuale. Jo,
pra! Nuk po merremi me të tjerat, sepse edhe pa sy do të kemi mundësi që të
jetojmë. Ka shumë të verbët në këtë botë, të dijshme apo të padijshme,
të dukshme apo të padukshme, reale apo ireale, me larushinë e ngjyrave.
Larushinë e gjërave të pamura, i
ndruajmë në vetvete, e kjo është qendra e çështjes. Ne shohim, kur i kemi
syte. Ah, sytë! Sa vlerë të madhe kanë! E sheh vetë larushinë e ngjyrave!
Gjë përrallore!
Nuk do t’i përjetojnë ata njerëz që
nuk e dinë vlerën e madhe të syve. Sa keq që të lënë sytë!...
2.
Gjëja që i ka në vete njeriu është se
ai nuk e përcepton të drejtën. I thua, por prap nuk e kupton. Bota e brendshme
dhe bota e jashtme, në një çast të vogël, i merr dhe i përbin në miliarda forma
e miliarda ngjyra përmes syve, e ky është syri. Ne nuk kemi shumë
vetëdije dhe nuk i shikojnë apo nuk i mendojmë në atë çast, e përmes syve na
përvidhet jeta e tërë, së jashtmi e së brendshmi. E brendshmja na del
përjashta e merr përjashta ato që do ai, derisa ne nuk mendojmë për këtë gjë.
Bukuria e syve do mund të shëtisë
nëpër mija forma të kërkimit tonë gjatë studimeve, e mija vepra janë, nga të
gjitha gjuhët, nga shkencëtarët apo nga mendimtarët e medhenj e të vegjël, të
cilët bëjnë prova të japin botën tonë të bredshme, e cila quhet “gjendje
e shpirtit”.
Gjendja e shpirtit del për një
milionten pjesë të sekundës, sa drejtohet syri jonë, dhe merr miliona laryshi
të formave të jetës. Ne po e kujtojmë librin e veçantë e të vogël, si libërth,
të Rudof Steiner, i cili është një shkencëtar i dëshmuar nga Zvicra, i
Dornach-ut, i cili thotë, kur i mbante ligjëratat e tij në Berlin, me 27 prill
të vitit 1909; 20 janar dhe 3 shkurt 1910:
“Sot do të flasim për atë shprehje
universale të shpirtit njerëzor që mund të njihet në gjuhë.”
Pra, ajo njihet në gjuhë, dhe
cila ka qenë gjuhë e para, por e thonë se janë “gjuhët
indo-evropiane”. Prej Indisë dhe në Evropës ka shumë popuj, por cili është
ky popull nuk mund të mendojnë ata, e ne jemi në Evropë, ndërsa gjuha shqipe
është lënë pa mëshirë si gjuhë e vogël dhe në fillim.
Gjuha arkadiane nuk është fare e përkthyer në asnjë gjuhë, sepse janë
gjuhët konvertuale e koncektuale, prandaj këtë gjuhë nuk e flet më askush, e
është krijuar “një tjetër gjuhë”, pra gjuha letrare shqipe. Kjo gjuhë
mund të deshifrojë emrionet e fjalëve të vjetra, nga koha e vendi kur kanë qenë
këto gjuhë në krijim e në qarkullim, edhe prej gjuhës së vjetër simbolike
shqipe, ndërsa gjuhet e tjera merren me deshifrimin e rrënjëve...
Po e lëmë njëherë këtë çështje. Ka
kohë më tepër të merremi në shkrimet e gjuhës. Në çështjen e psikologjisë dhe
të shkencës nuk shikohet kjo gjë. Ajo e jep vetëm shprehjen univerzale të
shpirtit njerëzor.
Shpirti njerëzor është shprehje e
jetës dhe shprehja e jetës është të qenurit në këtë botë. Të qenurit në këtë botë vie si shprehje e jona në raport
me Zotin e Madh, sepse na ka krijuar në shembullin e tij, në jetën tonë të
përkohshme. Nuk kemi pse ta shprehim vetveten, kur kjo gjë është brenda neve.
Shprehja e jashtme është shprehje e ardhjes sonë në këtë botë nga bota e
padukshme, bota paralele dhe bota tjetër, bota ireale, të cilës ne i
themi se është “bota e përjetshme”.
Në të vërtetë, duhet t’i shpegojmë
edhe këto gjëra: prej kah kemi ardhur në këtë jetë? Ne radhë të
parë, a jemi ardhur prej brendisë së tokës apo jemi ardhur prej botës së
qiellit, prej galaktikës apo prej galaktikave të tjera.
Pra, nëse kemi ardhur prej
qiellit, jemi prej Zotit të Madh, nëse jemi prej brendisë së tokës, jemi të
ardhur prej djallit të madh, Kryedemonit. Te dy, nuk flasin asnjë fjalë dhe
të heshtur ma përgjojnë. Të ardhurit prej Zotit të Madh nuk kanë kohë
për veten e tyre e vrapojnë që të bëjnë mirë, sikur në shpirtin e tij e ka të
mirën, të bukurën, të përkryerën, absolutën; ndërsa të tjerët, që kanë ardhur
prej Kryedemonit, mundohen të prishin ate çka ka bërë njeriu i mirë në
shembullin e Zotit të Madh; që ta prishnin absoluten, të mos ishte e
përkryer në asnjë rast, të ishte keq, jo bukur, por e shëmtuar, e ndytë dhe
ligë, e kështu, një nga një me radhë.
Centifuga magnetike e globit tonë
është rezultat i ndërhyrjes së polit negativ kur nuk e pret në jetë me polin
positiv. Gjithnjë na vije kjo gjë në
shprehje. Pse jemi kështu e nuk jemi ashtu, siç thotë kundërshtari i jonë,
lanet pastë përgjithmonë. Gjithmonë në anën e djathtë të rrugës, në krahun e
djathtë të punës sonë të përditshme, në polin positiv të jetës, të urtë e të
qetë, kur kundërshtarët tanë janë gjithnjë në anën negative të jetës, në anën
negative të punës së përhershme të tyre, pra në polin negativ të jetës.
Të sertë e të çmendur, janë në
përditshmëri. Ne e marrin një copë dërrase të jetës e ta bëjmë shtëpinë, e ata
vinë me shpejtësi që të na heqin nga dora çekanin e gozhdën. Thonë se këto na i
ka shndërruar me magji të praptë “ai”, i yni, që na paraqitet “në
anën tonë”. Në vend të Zotit të Madh, ky është Kryedemoni. Ai është kundër
njeriut e vetvetes dhe që e ka planifikuar këtë rrëmujë. Rrëmujën vetë e bëjnë,
shkatërrimin tonë po ata, prishjen e punës sonë të njëjtit, e argumentet mund
t’i gjëjnë që në start, dhe magjinë vetë e kanë, ata janë shkatërruesit. Ne,
përpiqemi që të bëjmë shtëpinë, në tokën tonë, për të jetuar thjeshtë e për të
mos ua shtrijmë duart para dikujt.
“Ne e kemi parë enigmën e madhe
njerëzore nga këndvështrimet më të ndryshme. Detyra jonë sot është të flasim
për diçka mjaft të zakonshme. Por ndoshta pikërisht duke u lidhur me diçka
krejt të përditshme, ne do të shohim se si gjëegjëzat e jetës mund të na dalin
rrënjësisht në çdo hap, si duhet t'i kuptojmë ato dhe duke i zotëruar ato, të
thellohemi në thellësitë e vështrimit brenda të rendit botëror. Sepse
shpirtërorja dhe më e larta në përgjithësi nuk gjendet diku në një distancë të
panjohur, por na zbulohet në gjërat më të përditshme. Në më të voglin mund të
kërkojmë më të madhin, vetëm nëse e kuptojmë. Dhe prandaj sot, në ciklin e leksioneve të dimrit të
sivjetmë, duhet të përfshihet një reflektim mbi temën e përditshme të të
qeshurit dhe të qarit nga pikëpamja shpirtërore-shkencore.”
Shumë mirë! A e kupton këtë njeri të
madh të botës çka thotë?! A e dini se i madhi mund të rastisë në një vend të
vogël e ta thotë ate që do t’ua kishim thënë në një milion formash të tjera,
thjeshtë e nga përditshmëria.
Për çdo ditë i kemi këto mundësi e
nuk po i shfrytëzojmë! Diçka e madhe na vjedhet nga koha e jonë e nuk e dimë
çka na ka humbur! Për çdo ditë qëllojnë të ligjtë pranë nesh. P.sh.: na
vrasin me ndonjë gjë tjetër, sikur na vrisni më parë; na prenin në fyt apo kudo
tjetër. Fëmijët tanë na i shponin me singi të vjetra, sikur të prejnë një
boston të rritur me mundin tonë, fare pa dhimtë, pa ndonjë fare mundimi apo të
luhatjes së mendimit të tyre se po e bënin “diçka të turpshme”. Madje i
dëgjojnë me respekt të lartë shuplakat e botës me duartrokitje ndaj tyre, e
janë kundër të lumit Zoti i Madh, për ne e për punë të përditshme! E a doni
diçka tjetër të kutoni?! Jo, nuk u duhet!
Ne, po i themi shumicës së njerëzimit
se jetojnë “njerëzisht”, si njeriu, e nuk janë tjetër pos
demonëve, që jetojnë në mesin e njerëzve.
Djalli na mashtron! Po, po. Na e
vjedh kohën me lutje, 5 herë në ditë apo njëzet herë në njëzet e katër orë. Të
mirat tona na i merr djalli dhe qeshet me neve! Ashtu duket! Njeriu i vërtetë,
i dërguar nga i lumi Zoti, nuk e ka asnjë mundësi që të shikojë “përtej
jetës” dhe të padukshmes. Kufiri i jetës së përkohshmes aty ndalet e
pushon. Andej nuk shohim e këndej lutemi, e lutemi përgjithmonë. Cilit po i
lutemi? Vjen djalli me gjuhët e panjohura e na lidh rreth vetes, si të jetë “e
mundur” për te, e thjeshtë dhe e aplikueshme!
-Përskaj vajit e ke të qeshurën!
Qesh, në vend se të qajsh, sepse Zoti i Madh të ka dhënë zemrën, mendjen e
sytë! Jeta është si një pasqyrë e madhe, që do të përjetësosh tërë ate që quhet
<jetë e përkohshme>! – e përsëris
vetveten.
Më mirë po qesh përmes vajit! Vajit,
i cili më degdiset pa pushim. Ulem, e prap ai më ndjekë. Ngritem e prap më
ndjekë.
Në cilën maje mali të shkoj, edhe
përtej vetes, i mallkuari prap vjen pas meje! Nuk e di! Më bëhet sikur më
përcjellin sytë! Gjithnjë s y t ë, me lot!
Sytë e shohin botën! Pikërisht ata më përcjellin...
3.
A propos! Mes vajit e qeshjes është
vdekja. E jeta shtrihet midis tyre. Kjo gjë është një segment me pikë e fillim.
Sa gjatë shkon jeta, nuk e di askush.
E ardhmja është krejtësisht e
panjohur. Ne mendojmë se e paramendojnë, por kot kjo gjë na kalon ndër
paramendime. Nuk e dimë a jetojmë edhe më tutje apo vdesim në ndonjë ditë!
Po them se kjo “gjë”, është më
e para dhe shkruhet me shkronjën “gj”, që nuk është tjetër pos
bashktingëllore shqipe. Ky është vizioni i syrit e vizionet janë janë
paramendime, në vend të syrit të tretë, që nuk duket!
I pari ynë e ka pasur syrin e
tretë në kafkë dhe ka qenë gjysëm-zot! Ai quhet POLIFEM dhe është i martuar
me GALLATËN, i gjetur në shpellën e Spilles, te Vlora, në Shqipëri. Askush apo
pak kush e merr nëpër shkrime.
Të tjerët, le t’i drejtojnë sytë kah
duan ata! E dinë apo nuk e dinë këtë gjë, unë nuk e di! Të gjithë i kanë me
miliarda e miliarda arësye të sjellin përpara gjuhës sonë, por bashëtingëlloren
“gj” të shqipes nuk e kanë.
Le të përjargen deri në fund të
fjalës, nëse duan! Këtë gjë nuk do ta marrin prej meje! As unë nuk do t’ua jap!
Po i shikoj drejt në sy!
Ata që duan ta vjedhin këtë gjë, janë
fundi i fundit!