| E merkure, 07.09.2022, 05:44 PM |
Heshtja njëzet e tri vjeçare e strukturave shtetërore dhe atyre komunale të Deçanit
Ua
mundësuan të veprojnë të gjithë atyre që folën dhe shkruan rreth të pa
vërtetave ?! ...
Në
vitin 1993 parlamentet serbe në Beograd dhe Deçan dhe në fund edhe vendimi i
Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe reagimet e buta të kuvendit të komunës së
Deçanit me vendimet dhe veprimet e tyre arbitrare, kompleksin turistik i
Pushimores së Fëmijëve, hotelit,
Stacionin e Bletarisë, si dhe pronat
e tjera në kompleksin turistik në
një sipërfaqeje prej tetëqind hektarësh, edhe sot e kësaj dite mbetën pronë e përhershme e Manastirit të Deçanit
?! Kundër këtyre vendimeve arbitrare
strukturat ma të larta shtetërore të Kosovës, qytetaret, Kuvendi komunal të komunës së Deçanit ua drejtohem më pyetjen
pse heshtën që njëzet e tri vjet resht ku
çdo çështje e kërkuar edhe sot e kësaj dite mbeti e shkruar vetë në
letër?!...
Nga
Hasan Hasanramaj
Letra e fundit e leshura nga organizatës “Evropa Mostra”
ku pa asnjë fakt për të vërtetat së Manastirin e Deçanit sipas tyre nuk i plotëson kriteret për të
hyrë në programin e “Shtatë monumenteve të
rrezikuar”?! Kjo letër ka shkaktua revolt të qytetaret e komunës së Deçanit të
cilët kanë qenë ata që kurrë nuk kanë
lejua që manastiri i Deçanit të
përkëmbet. Prandaj, nuk e ka asnjë dëshmi që implikon ndonjë institucion
lokal apo qendror të Kosovës në praktika diskriminuese ndaj Manastirit të
Deçanit gjatë gjithë historisë e kanë
trajtuar si prioritet. Këtë e dinë personeli i manastirit të Deçanit. Pra, pas përfundimit të luftës së fundit dhe tërheqjes
të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe nga territori i komunës
së Deçanit dhe Kosovës dhe hyrja dhe vendosja e forcave të KFOR-it italian në objektet e pushimores së fëmijëve
“Pishat e Deçanit” dhe ato të UNMIK-ut në objektin e Kuvendi të Komunës së
Deçanit, punëtorët e ndërmarrjes hoteliere “Liria”, ata të Pushimores së
Fëmijëve dhe të Stacionit të Bletarisë në Deçan, duke e parë rrezikun që po iu
kanosej në objektet e tyre nga duart shkatërrimtare, me shkrim dhe me gojë
trokitën në dyert e shtyllës së katër të UNMIK-ut, të kuvendit të komunës, dhe ato shtetërore të
Kosovës që t’u mundësojë kthimin në objektet e tyre - ku dekada më radhë derdhën
djersën dhe mundin të fillojnë punën në një anë, kurse në anë tjetër t’i
mbrojnë objekte e tyre ku e kaluan një pjesë të jetës së tyre nga shkatërrimet, hajnitë dhe plaçkitjet, të
cilat në kohë e pas luftës së fundit kishin marrë përpjesëtime të mëdha. Dorën
në zemër këto objekte ishin në gjendje
të mirë. Mirëpo, kjo kërkesë e arsyeshme
e punëtorëve të këtyre ndërmarrjeve nuk hasi në mbështetje dhe u refuzua nga shtylla e katër e UNMIK-ut për shkak të vendimit arbitrar të parlamentit
serb në Beograd dhe Gjykatës Kushtetues
të Kosovës të cilat ia dhuruan në trashëgimi të përhershme Manastirit të Deçani
dhe stafit të saj me të cilin pasuria prej
tetëqind hektarë dhe objektet e mëdha e të vogla ti dhurohen në shfrytëzim të
përhershëm Manastirit të Deçanit?!
Pas këtyre kërkesave me gojë dhe me shkrim udhëheqësit e ndërmarrjes
turistike “Iliria”, ata të Pushimores së Fëmijëve, Stacionit të Bletarisë nga
shtylla e katër e UNMIK-ut morën
përgjigjeje së kërkesat e tyre nuk mund të realizohet me arsyetimin së këto janë prona në posedim të përhershëm të
Manastirit të Deçanit ?!
Njëzet
e tri vjet po kalojnë dhe vendimi arbitrar i miratuar para luftës të parlamentit serb në Beograd dhe i atij serb të
Deçanit dhe së fundi vendimi i Gjykatës Kushtetues
të Kosovës të cilat tani janë në fuqi. Pra
stafi i manastirit tani i ka në duar të veta dokumentet e dy parlamenteve dhe
Gjykatës Kushtetues së është pronare e këtyre pronave dhe objekteve të
manastirit. Për çudi ndaj kësaj çështje mjafte serioze njëzet dy vjet rresht të
gjithë heshtën dhe po heshtin edhe tani?! Shtylla e Katërt e UNMIK-ut atë botë duke e parë revoltën dhe kërkesën e
arsyeshme të punëtoreve të ndërmarrjes hoteliere
“Iliria”, atyre të Pushimores së Fëmijëve, Stacionit të Bletarisë në Deçan nxori vendimi numër 2000/45, në të cilin
thuhet:’’Pronat shoqërore dhe ato shtetëroret në territorin e komunës së
Deçanit tani e tutje do të menaxhohen nga shtylla e katër e UNMIK-ut, e jo nga Kuvendi i Komunës së Deçanit dhe ndërmarrja hoteliere “Iliria” , Pushimorja e Fëmijëve dhe Stacioni
i Bletarisë. Edhe kjo çështje sot e
kësaj ditë kështu epa ndryshuara ka mbetur në fuqi?!
Kompleksi
turistik kurrë nuk kanë qenë pronë e
Manastirit, por e qytetareve të Komunës
së Deçanit
Pa vonuar shumë njerëzit me ”kulturë të ulët njerëzore”
filluan aksionet në vjedhjen dhe shkatërrimin e të gjitha të mirave të cilat i
kishte kompleksin turistik dhe ato të Stacionit
të Bletarisë, që pas luftës kanë qenë në gjendje të rregullt të cilat kurrë nuk
kanë qenë dhe as sot nuk janë pronë e Manastirit
të Deçanit dhe as të parlamentit serb të Beogradit. Kjo pasuri ka qenë, është
dhe do të mbetet përgjithmonë pronë e qytetareve, Komunës së Deçanit, e punëtorëve
të ndërmarrjes hoteliere “Iliria, e punëtorëve të Pushimores së Fëmijëve dhe e
atyre të Stacionit të Bletarisë në të
cilat dekada më radhë derdhen djersë për t’i pritur dhe përcjellë mysafirët, për të
ndihmuar zhvillimin ekonomik të komunës së Deçanit dhe të Kosovës, për t’i fituar pagat mujore me të cilat mbanin gjallë
familjet e tyre. Hajnat dhe shkatërruesit pas luftës mbi çatinë e objektit të
ri dhe modern të hotelit të kategorisë super “B” në sipërfaqe
prej një mijë e treqind metra katrorë, treqind shtretër, pishinë, salla moderne, inventar të tipit më bashkëkohor dhe
lokalet tjera përcjellëse u shkatërruan në tërësi dh tërë sasia e llamarinës së bakrit dhe të gjitha të mirat
e tjera që ishin brenda në këtij objekt u
plaçkitën dhe i demoluan. Edhe objekti i
hotelit të vjetër me kapacitet tridhjetë shtretër, me restorant, me kuzhina, me
dy salla të pajisura me inventar dhe me dy tarraca me pesëqind vende për ulje, u
demolua. Në këtë kompleks edhe njëzet e gjashtë objekte moderne të kamp-shtëpizave
me kapacitet prej tre deri në gjashtë shtretërish, të kompletuara me inventar,
shumica e të cilave pas luftës së fundit
u vodhën, u demoluan dhe u rrënuan në mënyrë të pamëshirshëm me dyer, me dritare,
me dysheme, me inventar dhe të gjitha të mirat e tjera që ishin brenda. Të
gjitha kamp- shtëpizat u rrënuan, u vodhën komplet çatitë, tullat dhe të gjitha të mira e tjera.
Sot të gjitha këto kamp shtëpiza janë rrënuar
dhe rrafshuar me tokë dhe nuk ekzistojnë më?! Edhe pse është reaguar me vonesë,
nga organet më të larta gjyqësore, strukturat shtetërore, ndërkombëtare, Qeveria
e Kosovës, Gjykata Kushtetuese, Kuvendit të komunës dhe qytetareve të Deçanit
që të mobilizohen që objektet në fjalë, t’i kthehen në pronësi të përhershëm Kuvendit
të Komunës dhe qytetarëve të kësaj komunës deri me sot të gjitha këto çështje
kanë mbetën vetëm kërkesa të shkruara
dhe të konstatuara vetëm në letër e asgjë tjetër ?!
Në fund personelit fetar të Manastirit të Deçanit edhe
një herë po ua bëjmë me dije së ne shqiptarët e komunës së Deçanit, shekuj me
radhë me besnikërinë më të madhe e kanë ruajtur, e kanë vizituar dhe kujdesur për hallet dhe kërkesat e stafi
të manastirit dhe çka është më e rëndësishme
këtë kulte fetare shqiptaret e
Komunës së Deçanit e kanë mbrojture, e kanë ruajtur në ditët dhe në momentet më të
vështira nga të papriturat - këtë e di mirë personeli kishtar. Andej në
momentet më të duhura, kur kërkesat e fëmijëve, të rinisë, të punëtoreve dhe të
qytetarëve të komunës së Deçanit, pas njëzet e tri vjetëve të përfundimit të
luftës në Kosovë, ka ardhur koha që
personeli i Manastirit të Deçanit të tërhiqet nga pronat e
pushtuara të qytetareve të komunës së Deçanit ...
Personelit i Manastirit të Deçanit mirë dinë së ne
shqiptaret e Komunës së Deçanit në ditët
dhe në momentet më të vështira e kemi mbrojtur dhe ruajtur nga të papriturat,
për çka në çdo moment jemi te gatshëm të ulem dhe bisedojmë dhe çështjet të
vinë deri të zgjidhja ...
Qytetaret e komunës së Deçanit kërkojnë kthimin e pasurive të tyre të pushtuara në shfrytëzim dhe pronësi