Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: Internimi i Musine Kokalarit

| E merkure, 31.08.2022, 07:32 PM |


Para lirimit të saj nga burgu, për Musine Kokalarin u mor vendimi i internimit. Ajo ishte arrestuar më 23.1.1946 si pjesëtare e grupimit opozitar Koalicionit Demokratik dhe u dënua me 20 vjet heqje lirie. Ishte parashikuar që ajo do lirohej më 6.9.1961, kur në fakt u lirua më 8.10.1961 nga Punëtoria Qendrore e Artizanatit në Tiranë. Me vendimin nr.53, datë 30.8.1961, Komisioni i Internim-Dëbimeve, vendosi internimin e saj për 5 vjet në Rrëshen për “rrezikshmëri shoqërore”.