Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kasam Shaqirvela?: S'ndalen vullkanet

| E merkure, 31.08.2022, 05:23 PM |


S’NDALEN VULLKANET

(Plisit Bardhë)

Nga Kasam Shaqirvela?

S’kam forcë dhe vullkanin

ta mbaj brenda vetes sime

ai vjen me vrull nga thellësitë

si vesë syri sinorit mbi Vatanin,

enden shtigjeve ofshamat atërore

gjunjët e lëmekur i mbështeten tokës

në kërkime të stërlashta

për Plisin e Bardhë

atë që ma patën dhënë Hyjnitë...

simbolin tonë të shenjtë, mbi kryet

mbajtur për festat tona në Olimp

dhe Lisin e Madh të epokës

n’Dodonën Pellazgjike

që lindën tok me yjet...

dhe, ka kohë që i pres

shtigjeve ilirike...

të më vijnë me Agun

për të ma ndritur pragun!