| E marte, 23.12.2008, 07:36 PM |
Halil Xani
Babadimër hileqar
O ti babadimër
Me sajë, drerë e zile
Përse në pleqëri
Fëmijve po u bën hile.
Shkon nëpër qytete
Në shkolla e spitale
Njëherë s`u kujtove
Të vish edhe në male.
Eh sa fëmijë jetimë
Të bukur e punëtorë
Ty me thes në shpinë
T`kanë parë n`televizor.
Po na e bën me hile
O plakush i vjetër
Nuk erdhe as sivjet
A të presim vitin tjetër?