| E marte, 30.08.2022, 06:38 PM |
Ndue Ukaj:
Dhuna
e tmerrshme e pesë barbarëve mbi një vajzë të vogël 11 vjeçare tregon shkallën
e madhe të dehumanizimit të shoqërisë sonë. Ky akt barbar, me plot kuptimin e
fjalës, tregon se në ç' shkallë kritike ka mbërri shtazifikimi i njeriut tonë,
dhe kjo vërtet është kambanë alarmi për secilin njeri normal.
Sepse,
prej kësaj të keqe s' mund t' na çlirojë askush: as NATO, as Brukseli, as plot
politikanë të idhët që gjuhën e sjelljet
johumane i kanë referene të përditshme, as shtirjet e rreme që i bëjmë për poza
publike.
Shoqëria
jonë vuan ma shumë se për ajër të
pastër
e ushim të mirë për një shkollë të vërtetë
humanizmi.
Sa
shumë merakosemi ose shtiremi se merakosim për mjedisin ku jetojmë, për ajrin
që thithim, për ushqimin që hamë dhe sa pak merakoshemi për mejdisin etik ku
rritemi dhe gjuhën që përdorim.
Sa
fjalë vullgare e të pista dalin prej gojëve të plot meshkujve shqiptarë që si
bisha i shikojnë vajzat ose gratë?
S' ka armik ma të madh shoqëria se dehumanizmin. Dhe ne jemi duke rrëshqitë drejt kësaj katastrofe. Sepse, e kemi bjerrë bukur shumë shkollën e humanizmit dhe kemi mbjellë shkollë monstruoze.
__________
Nuk është problem as Serbia, as Rusia, as dreqi e as i biri, por terri mendor që pllakosë mes nesh, prej të cilit s'po dimë të dalim dhe i cili ka mjegullu krejt jetën tonë.
Pra, ky terr që e ka goditë vendin tonë kaq ashpër, e ka adresën e sakt dhe të gjitha justifikimet tjera janë tërësisht banale dhe pjellë e mendjeve të errëta.