| E hene, 29.08.2022, 04:52 PM |
Vahit Nasufi
DR. HASAN KALESHI
Moj
Kërçovë o i bukuri vend,
Krejt
Europa ty t`përmend!
Bijë
e bija kudo që shkojnë,
Emrin
tënd e lartësojnë!
Një
emër shumë i shquar,
Në
moshë të re është larguar,
Jetoi
larg, por, shumë të deshi,
Ai
ishte Dr. Hasan Kaleshi.
Një
figurë intelektuale,
Me
famë t`lartë internacionale!
Më
7 maras 1922, lindi gjeniu,
Nga
Hajrija dhe Afmet Efendiu.
Rrjedh
nga një familje bujare,
Besimtare
dhe atdhetare,
Nga një vatër dijetarësh,
Patriotësh dhe intelektualësh.
Në
vendlinje kreu shkollën fillore,
Mësimi
mirë i shkonte për dore,
Dhjetë
vjet kur i mbaroi,
Përmendësh
Kur`anin e mësoi!
Në
Shkup mësimet ka vazhduar,
Në
medresenë është regjistruar,
Në
gjysmën e parë aty mësoi,
Të
dytën në Prishtinë e mbaroi.
Pas
luftës mësimet i vazhdoi,
Orientalistikën
e studioi,
Në
Beograd në universitet,
Diplomoi
n`vitin 1950 -të.
Hasan
Kaleshi ishte kategorik,
Në
Beograd, n`fakultetin filozofik,
Në
vitin 1960 -të, doktoroi.
Njërën
prej ëndrrave e realizoi!
Turkologjinë
për të studiuar,
Në
univesitet është regjistruar,
Në
institutin e gjuhësisë,
Në
Hamburg të Gjermanisë,
Ishte
shkenctar, filolog,
Akademik,
historian, teolog,
Etnograf,
orientalist,
Kulturolog,
publicist…
Mundi
kurrë s`i shkoi kot,
Ai
ishte dhe poliglot,
Gjuhët
e huaja i vlersonte,
Shumë
prej tyre i zotëronte!
Si
arabishten, persishten,
Turqishten,
frengjishten,
Gjermanishten,
anglishten,
Serbishten,
bullgarishten…
Në
simpoziume ishte pjestar,
Mbi
40 herë pjesë ka marrë!
Dhe n`konferenca shkencore,
Të
niveleve t`larta botërore!
Ligjëroi
në shumë universitete,
Më
të njohurit, në disa qytete!
Në
Njy Jorg, qytetin univerzitar,
Në
Kairo, Stamboll dhe Ankarë…
Në
Paris, Romë, Vjenë,
Berlin,
Hamburg, Mynhen,
Në
Sofje dhe Athinë,
Në
Tiranë dhe Prishtinë…
Botoi
një mori studimesh,
Si
kritika dhe përkëthimesh,
Shumë
punime fetaro historik,
Me karakter letrar filozofik.
Përveç
tjerash ai ka shkruar,
Për
personalitete të shquar,
Të
Lëvizjes Kombëtare,
Dhe
të Kulturës Shqiptare…
Më
1976 -të, n`korrik më 19 -të,
Hasan
Kaleshi ndërroi jetë,
Ky
shkenctar kërçovar,
La
pas vepra, plot një thesar!...
Për këtë njeri shumë të çmuar,
Kanë folur dhe kanë shkruar,
Këta vargje që ia kam kushtuar,
Sa një gotë ujë, etjen për të shuar!