| E hene, 29.08.2022, 07:21 PM |
Poezia e përjetshme "Vasha nga Athina" e Lord Byron-it
Nga
Dorian Koçi
Në
qendër të Athinës, në zonën aktuale të Psiri, në Agia (Ayia Thekla rrugë
aktuale), ishte rezidenca e familjes Makris. Babai i familjes, Prokopis Makris
ishte konsulli i Anglisë në Athinë . Ai jetonte në shtëpi me gruan Theodhorën
dhe tre vajzat e tyre. Prokop Makris vdiq herët dhe e la gruan të ve me të tre
vajzat. Theodora për të rritur të tri
vajzat, filloi të japë me qera disa dhoma në shtëpinë e vet, sidomos të huajve
që vizitonin të Athinën. Rezidenca përbëhej nga dy ndërtesa dhe ishte kaq të
rehatshme, si për familjen dhe për vajzat dhe për turistët.
Në
Krishtlindje 1809, Lord Bajroni bujti
në Athinë, ku qëndroi për dhjetë javë.
Ai qëndroi në një nga dhomat e shtëpisë si Makris. Lord Byron-I ndihej mirë në rezidencën Makris
pasi gratë e familjes për shkak të
statusit të atit të tyre flinin anglisht, diçka shumë e rrallë për kohën dhe në këtë mënyrë kuptoheshin lehtë me "qiramarrësit" e tyre. Gjatë
qëndrimit të tij në Rezidencën Makri, Lord Bajroni u njoh me vajzën 13 vjeçare
të familjes, Tereza. Teresa ishte një
vajzë e bukur zeshkane. . Thuhet se, kur e pa Bajronii tha mikut të tij,
Robert, i cili ishte me të: "Ja, Robert, një nga skultpurë antike gjallë" ....
Dashuria
e tyre ishte platonike, por ai frymëzoi Bajronin . Për hir të Terezës, ai
shkroi poemën "Vajza e Athinës", ku në çdo fund strofe përfundon me vargje ne gjuhën greke Zoi mu
agapo-Të dua jeta ime. Përkundër rrëfimit poetik erotik të Byron, dashuria e
tij sigurisht që mbeti e paplotësuar ....
Rezidenca
Makris më vonë,u quajt "shtëpia e vajzës së Athinës".
Teresa,
pas largimit të Bajronit, vazhdoi jetën e saj. Disa vjet më vonë ajo u martua
me konsullin e atëhershëm Britanik të Athinës. Shtëpia, e cila tani kishte
famën e dhënë nga Byron-i, u braktis pas Revolucionit Grek dhe në vitet 1970 u
shkatërrua tërësisht për ti lënë vendin godinave të reja, Gjithësesi mbeti
poezi e Byron-it, "Vasha nga Athina" që e bëri Terza Makrin të
pavdekshme.
Poezia
është përkthyer në shqip nga Dhori Qiriazi duke ruajtur muzikalitetin e vet të
veçantë.
Vasha nga Athina
Ah
kthema zemrën, kthema ti
Që
u shkëput nga gjoksi im,
E
mbaj atë në tëndin gji,
Të
hesht, të bëjë pak pushim.
Përpara
nisjes qan ajo:
Zoi
mu, sas agapo.
Gërsheta
shthurrur shkon, kur sulesh
Siç
ndodh me erërat e Egjeut,
Të
marrin faqet ngjyrë lulesh,
O
njomësi e embël e dheut!
Zoi
mu sasa agapo!
Të
tuat buzë sodita gjatë
Të
tyren rreth gjithë afsh e zjarr
Kur
flasin lulet çjanë bashkë,
Si
to askush sflet barabar
Pa
gaz e klithmë është ajo
Zoi
mu, sas agapo!
O
vashë e ëmbël e Athinës,
Ti
mbamë mend të iki tinës,
Për
në Stamboll të shkoj si në ëndërr
Më
mban Athina shpirt e zemër
E
h, dashurinë se harroj , jo!
Zoi
mu sas agapo!