| E diele, 28.08.2022, 09:00 PM |
Duhet një aleancë e shqiptarëve me opozitën për të larguar Ramën
Nga
Aleks Kapllaj
Hapja
e bisedimeve ndërshtetërore për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin
Evropian, edhe pse me shumë vonesë, është një lajm shumë i mirë për shqiptarët.
Qeveria
Rama në 9 vitet e fundit i shtoi pengesat dhe kushtet që i vendosi vendit tonë
BE-ja dhe ajo ishte shkaku kryesor i vonesave të gjata për fillimin e
bisedimeve ndërinstitucionale, të shumë pritura nga shqiptarët, që në vitin
2012 kur Komisioni i Zgjerimit Evropian propozoi Shqipërinë si kandidat i
BE-së.
Parlamenti,
Këshilli dhe Komisioni evropian, që mbas Brexit-it, janë pak të interesuar të
ndryshojnë hartën e saj, me vendet e vogla të Ballkanit perëndimor.
Në
të gjitha fazat e zgjerimit të Bashkimit Evropian, përveç vendeve themeluese të
saj, Franca, Gjermania, Italia, Belgjika dhe më pas Spanja e vendet skandinave,
për vendet e tjera sidomos ato të Evropës Lindore, anëtarësimi i tyre, ose kanë
qenë për qëllime politike strategjike, për t'i larguar nga influenca ruse, ose
kanë qenë për qëllime zgjerimi të merkatës për prodhimet evropiane.
Edhe
për Ballkanin perëndimor përdoret e njëjta llogjikë, pra antarësimi i
Shqipërisë mund të bëhet vetëm si një faktor stabiliteti, më i rëndësishëm në
rajon, ose bëhet për qëllime tregtare. Kjo e fundit bëhet vetëm me integrimin e
disa shteteve ballkanike së bashku.
Nuk
ka integrim vetëm të një shteti apo dy shteteve të vetme, që së bashku janë 5
milion banorë. Shqipëria mund të integrohet vetëm se bashku me Maqedoninë e
Veriut, Malin e Zi, Bosnjën dhe Kosovën. Ndërsa Serbia mund të presin më gjatë.
Ajo konsiderohet një vend shovinist, që ka nevojë për reforma edhe më të gjata
dhe duhet larguar nga influenca ruse. Vetëm Rama e ka rehabilituar Vuçiçin. Por
Evropës i intereson që në Serbi të jetë Vuçiq,
sepse kështu mund t'a lënë jashtë Bashkimit Evropian për një kohë të
gjatë.
Njëkohësisht,
përveç reformave të vërteta institucionale të këtyre vendeve, të cilat kanë
shumë për të bërë, Oliver Valhelyi, komisioneri i Komisionit për Zgjerimin
Evropian, ka thënë disa herë se këto vende kanë nevojë jetike investimet infrastrukturore
si ajo energjike, informatike dhe rrugore.
Bashkimi
Europian ka vënë në dispozicion 15 miliardë euro investime për këto
infrastruktura. Kështu bëhet një lidhje dhe bashkim të vendeve ballkanike dhe
mund të integrohen në mes tyre dhe më vonë në Bashkimin Europian, duke hequr
edhe burokracitë e qarkullimit të qytetarëve të këtyre shteteve me të drejta
reciproke.
Njëkohësisht,
me hapjen e bisedimeve ndërshtetërore të Shqipërisë me Bashkimin Europian,
duhet të diskutohen 35 kapituj që do të trajtohen në gjashtë grupe që mbulojnë
pjesën legjislative dhe duhet të aprovohet nga 27 vendet antare të BE-së.
Kroacisë iu deshën 8 vite për t'u anëtarësuar pas hapjes së bisedimeve.
Shqipëria
është nën reflektorët e Bashkimit Evropian dhe ndiqet nga një grup pune për
verifikimin e kushteve të antarësimit.
Korrupsioni
i qeverisë Rama është neglizhuar në
Evropë, sepse e majta evropiane e ka mbështur Ramën, duke e ditur shumë mirë se
qeveritë lindore janë të gjitha të korruptuara, sidomos ata që qeverisin me më
shumë se një mandat si në rastin e Ramës.
Integrimi
i Shqipërisë mund të bëhet vetëm nga një qeveri demokratike e dalë nga
zgjedhjet e lira e demokratike, duke larguar nga pushteti qeverinë e paligjshme
të Ramës, e cila sot më shumë se kurrë duhet larguar për rekordet e saj të
korrupsionit, mungesës të lirisë së shtypit, rritjen e kriminalitetit me një
boletin lufte për vrasjet, shpopullimin e vendit për mungesën e të ardhmes së
shqiptarëve në Shqipëri, mungesa e sigurisë për jetën dhe pronën në Shqipëri.
Për
të gjitha këto, Rama duhet larguar me çdo kusht, me të gjitha format
demokratike që na lejon Kushtetuta, pa "thyrje në mes", retorikë kjo
që duhet braktisur njëherë e përgjithmonë.