| E shtune, 27.08.2022, 06:59 PM |
Mos manipuloni me ligjin për grevat!
Shkruan:
Florim Zeqa
Po
është e vëtetë, greva është e drejtë e garantuar me ligj, por nuk është i
drejtë manipulimi i sinidikatave në emër të ligjit për grevat, duke mos u
sqaruar punëtorëve në tërësi të drejtat dhe konseguencat e ligjit mbi grevat.
Greva sakrificë
personale për realizimin e të drejtave ligjore
Në
secilin shtet ligjor dhe demokratik, besoj edhe në vendin tonë, greva përveqse
është e drejtë demokratike, është një sakrificë që punëtori e bën për të
drejtën e vet ligjore. Kur e themë sakrificë, këtë duhet ta shtjellojë pak më
thellë për ta kuptuar të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe privat.
Kudo
dhe në secilin rast kur organizohet greva kemi të bëjmë me një sakrificë personale
të secilit person (punëtor) veç e veç, për faktin se orët e humbura të punës
gjatë grevës nuk konsiderohen orë pune dhe si të tilla nuk paguhen nga
punëdhënësi, gjegjësisht institucioni publik apo privat.
Sikur
të ishte ndryshe, nuk do të quheshin greva por festë për të drejtat kolektive!
Problemi
qendron pikërisht tek ky fakt, për të mos thën fare, punonjësit nuk janë të
njoftuar mjaftueshëm nga sindikalistët për ligjin për grevat, përkatësisht
sfidat dhe konseguencat, vështirësitë dhe mundësistë e realizimit e të drejtave
të punëtorëve përmes procesit grevist.
Mospagesa e orëve në
grevë nuk është kërcënim, por zbatim i ligjit mbi grevat
E
kam thënë në shkrimin paraprak, se grevat nuk janë të mirëseardhura në
momentumin politik që po kalon Kosova, për shkak të rrezikut nga invazioni
serb. Për këtë arsye, nuk na duhet ndarja pro&contra grevave, por uniteti
politik në përballje me kërcënimet serbe, për të cilat disa ende nuk po duan të
kuptojnë, duke menduar sikur “delja të cilës ujku ia kishte ngrënë gjysmën e
prapanicës dhe kujtonte së është në ëndërr”!
Neglizhimi
i situatës alarmante në veri të vendit nga subjektet opozitare dhe marrja me grevat
si mundësi për të realizuar synimet politike për rrëzimin e ‘Qeverisë Kurti’,
ia kalon ëndërrës së deles së shqyer nga ujku!
Kërkimin
e listave të punonjësve në grevë nga ana e Qeverisë nuk duhet kuptuar presion
ndaj punëtorëve të sektorit publik dhe as si kërcënim ndaj proceseve
demokratike, por si aspekt juridik nga ligji i përcaktuar për grevat.
Të rreshtohemi në
mbrojtje të shtetit e jo të grevave me prapavijë politike
Sot,
shoqëria kosovare nuk duhet të rreshtohet prapa mësuesve, mjekëve e shërbyesve
publik që me plot të drejtë kërkojnë miratimin dhe zbatimin e ligjit për pagat,
por duhet të rreshtohemi në mbrojtje të shtetit, përkatësisht të shtimit të
vigjilencës dhe gatishmërisë në përballje me sfidat që mund t’na i shkaktojë
invazioni serb në veri dhe jo vetëm.
Përderisa
është aktivizuar diplomacia evro-perëndimore dhe ajo amerikane në parandalimin
e eskalimit të situatës në veri, ne paradoksalisht e kemi gjetur kohën për
greva dhe protesta duke kërcënuar paralizimin e jetës dhe fillimin e vitit të
ri shkollorë!
Të
bashkohemi në tejkalimin e situatës luftënxitëse nga fqinji ynë verior, të
bëjmë krejt çka është e mundur nga ana e jonë për evitimin e një lufte të re,
nga e cila nuk do të dali fitimtarë askush, pra as pushteti dhe as opozita.
Sikurse
qo do të kemi kohë të merremi me dështimet dhe paaftësitë e ‘Qeverisë Kurti’ në
menaxhimin e krizave ekonomike dhe pandemike, përkatësisht të dështimit ndaj
kërkesave të qytetarëve dhe të punonjësve në veçanti, do të kemi kohë të
merremi edhe më dështimet 20 vjeçare të politikës kosovare.