| E merkure, 24.08.2022, 06:03 PM |
KRIZË POLITIKE
(Voglusheve
që i ka përzënë Nëna Parti)
NGA
KALOSH ÇELIKU
(Aferë nëpër Qytet)
Qyteti më merr
nëpër gojë
Pse rri me Ty në
Tavernë?!
Pusi vë me Dy
shtama verë.
Qyteti kurdis edhe
aferë:
Se, u mbytëm në
lumë.
Kot u përpoqën
tellallët
Heu! Poet, jam
Unë.
Dexhalli shpalli
shpërblim:
Një nënshtetësi në
“Xhehnet”:
Për atë që më zë
në Tavernë
Natën, me dy
shtama verë...
(Dashuri me xhindet)
Ty shpesh të
rrokin xhindet
Natën vonë mbi
çati?!
E, të shpallin
dashuri.
E, Unë i dashuruar
në verën
Bocat i kërkoj
nëpër shtrat.
Nata m’i lidh sytë
nyje:
Hip - zbres, hap
dritaren.
Mike, sonte jam
Lugat...
(Veten për darkë)
Përditë e ha
ngapak Veten
Nga këmbët te
koka.
E, përsëri kam
uri.
E shtroj në sofër
Veten time për
darkë.
E, përsëri kam
uri...
(Lugat i dehur)
Ditën i dehur -
natën, Lugat:
Më ndjek Urrejtja
Më spiunon te
gratë.
E dua Natën.
Agimin
Kur me Ty pi verë!
Zgjohu, Urrejtje
Më spiuno te
gratë!...
(Jo)
E dua Atë, që më
do Natën
Në mëngjes kur më
zgjon:
Me një gotë raki
rrushi.
Verë. Kafe në
shtrat
Ndihmë, thërret -
gjëmon.
E dua Atë, që më
do Natën
Herët, në mëngjes
çmendet.
Dhe, më thotë:
Jo!...
(Shulin derës)
Për Ty shkoj edhe
në Transilvani
Ta shkruaj Librin
për Nesër,
Për Ty do të ikja
nga Parajsa
Pash më pash t’i
bie Ferrit.
Për Ty do ta
braktisja Qytetin
Rrapin që më deshi
aq shumë verës.
Për Ty do të hip
në Baba Tomor
Edhe, shulin do
t’i vë derës...
(Dritaren lëre hapur)
Derës vërja shulin
Shuaje dritën,
Mike
E, struku nën
jorgan!
Fshihi dardhat e
buta
Mos i hanë derrat
e egër!...
Derës, vërja
shulin!
Dritaren lëre
hapur:
Nata është e
gjatë.
Ku ta di Unë,
pasmesnate
Vij e t’futem në
shtrat...
(Vjellja e zorrëve)
Poetesha s’ka
cigare
Ia piu Rrospia
Mashkull.
Ministri me
ambasadorin
Ulen të hanë
drekën
Që ua paguan
spiuni.
Përshëndeti, më
thotë Piktori
Sytë s’ti heqin
nga malli!
Kush ua shalon
Nënën Parti
Palaçove në
mizanskenë
Vetëm në një
shfaqje.
Unë jam gjithmonë
në Teatër
Publikisht u
shpall dashuri.
Spiuni Kurvë lëpi
buzët
Kukulla Femër ua
mban gunat.
O Imzot, do t’i
vjell zorrët...
(Titull i dyshimtë)
Mikes Di, që më do
mua dhe poezinë
I tregoj se e
përfundova dorëshkrimin
Me poezi: Vjellja
e zorrëve.
Ajo më lutet t’ia
lexoj një poezi.
Ia lexoj titujt: Testament
para vdekjes
Bushtra pas Qenit. Pritje në “Menada“.
Mikja ime, që më
do mua dhe poezinë
Posa e dëgjon
titullin e fundit:
Bëhet kurreshtare.
E mbytë dyshimi.
Mezi e qetësoj, ia
lexoj vargjet:
E kam pritur një
personazh për libër.
Dhe, një Buçë
katundi pas porte.
Nervozohet: pse
s’e kam pritur Voglushen?!
E ngre zërin, ma
shanë poezinë...
(Zbulimi fshehtësive)
Gjithmonë zbuloj
diç të re te Mikja
Kur ma grabisin
Xhindet.
Dhe, jam i sëmurë.
Gjithmonë, zbuloj
diç të re te Mikja
Kur ma dhunojnë
mes librave.
Dhe, pres të
shërohem nën Urë...
(Vetëm një natë)
Ty të përfolin, të
gjuajnë me gurë
Duan të të djegin
me zjarr!
Pse, me mua pi
verë:
Dashurinë s’e shet
në “Bit-Pazar”.
Ty të shpallin
dashuri
Të mjerët: s’dinë
se dashuria është art.
Dudumët që e
shesin edhe Partinë
Vetëm me Ty të
flejnë një natë...
(Vrapim pas shpërblimit)
Mijëra vjet në
këtë Tavernë
Ne të dy pimë
verë.
Lehin gojëligat -
lehin qentë.
Mijëra vjet në
këtë Tavernë
Ne shkruajmë
poezi.
Plasni gojëliga -
lehni qenë
Të mos mbetni pa
shpërblim!...
(Mëkati i Mikes)
Veten desha ta
vras sonte
Mes dy shtamave me
verë.
Më nxorri nga
Parajsa
Mikja, të digjem
në zjarr.
Para derës së
Ferrit:
Më shpalli
tradhtar...
(Njëqind vjet ndarje)
Në çdo ndarje, më
thua mes lotëve:
Mos më kërko më,
sot e njëqind vjet!
Se, e kam ndërruar
banesën
Jam me shtëpi në
tjetër botë...
Ditët e gjata -
muaj. Vite
Ti s’e mban
fjalën, Mike.
Nuk shkojnë as dy
javë
Dhe, cingrron
telefoni.
O Imzot, si u
çmenda mbi varre
Shpejt ikën
njëqind vjet ndarje...
(Diagnozë e rrospive)
Ehu, miqtë e mi me
një këmbë në varr
Trumbetoni se, jam
kundër të gjithëve!
Në Unionin e
viçave të palëpi
Me një torbë taxhi
përaqfe në Livadh.
Një krah kashtë në
grazhd
Ma keni paraparë
diagnozën:
Se, së shpejti do
të çmendem.
Hi-hii-hiii...
Viçat e mi - shkencëtarë
Që, s’ngopeni me
barin mbi varr...
Krizë politike
(Voglusheve që i ka përzënë Nëna Parti)
Mikja ime besnike
Di, hyri në dhomë:
Çka je dalldisur
mbi dorëshkrime
A, e di se, askush
më nuk lexon libra?
Shkrimtarët
gjithmonë qenë të marrë
Njerëz të çmendur
që s’u ka ecur tregtia.
Dashuritë i kanë
harruar në bibliotekë
E kanë ngatrruar
ditën me natën,
Kur të tjerët
flenë, ata rrinë mbi vepra
E përcjellin
Hënën, e presin Diellin.
Qesha, me Miken
time besnike Di
Që, s’e di se aq
më bën për trusakatët:
Oborrtarët. Dhe,
Unionin e viçave.
Unë dua të më
lexojnë pasmesnate
Voglushet që i ka
përzënë Nëna Parti...
(Testament para Vdekjes)
Ebu Xhehli më pret
te xhamia
E di, do të më
shpjerë në “Xhehnem”.
E Unë do ta lë me
testament:
Të më përcjellin
rrugës pas Çuke.
Mike, shqyeji
daullet e ciganëve
Poetë, mbani një
minutë heshtje
Para dy shtamave
me verë:
Sa ta mashtroj Ebu
Xhehlin
E, t’i futem tinëz
në “Xhehnet”!...
(Prostitucion me letërsinë)
Vështirë është sot
të shkruash libra
Edhe më vështirë
t’i nxjerrësh në dritë,
Kur para s’ke as
edhe për bukë.
E, kulturofagët
t’i mohojnë vlerat
I shpërblejnë
shkrimtarët e Oborrit.
Vështirë është sot
të kesh edhe lexuesë
Shkrimtarë që
shkruajnë për Nesër,
Kur haptas shiten
recensionet
Njëqind marka, ose
dy tollumba...
(Takime letrare)
Xha Deralla
satirist i madh shqiptar
Sa herë që vdiste
ndonjë fshatar
Thoshte: Erdhi
Zonja Vdekje
E më trokiti vonë
te porta.
- Këtu banon Xha
Deralla?
Jo. I
përgjigjesha, unë plaku
E dërgoja në
tjetër shtëpi.
Xha Deralla më
Zonjës Vdekje
Nuk i del para te
porta:
Ia hodhi, e presin
anekdotat.
Dhe, Unë Kalosh
Çeliku - rebel
Që për çdo natë me
Zonjën Vdekje
Lexojmë poezi dhe
pimë verë...
(Dritë e ndezur)
Ditën vdes, natën zgjohem
jerm
Kështu jetoj me
Zonjën Vdekje:
Në një dhomë me
ditë, muaj e vite
E, kurrë s’u lodha
mes librave.
E ndez llambën,
vjen Vdekja
I them: Prit ta
shuaj dritën!
Ajo pret matanë
hekurave
Unë harroj ta
shuaj dritën.
Zemrohet, ikën më
lë për nesër...
(Libër për Nesër)
Ika dy javë nga ky
Qytet
E u strehova në
„Blue Moon„:
Bëra plazh,
drekova peshk
Për çdo ditë piva
edhe verë
Te Ustai plak,
thellë në det.
E, kisha harruar
se jam vetëm.
Ika dy javë nga ky
Qytet
Me mallin Tënd nën
sjetull.
Të kërkova rrugë
më rrugë
Buzë detit i
dehur. Etshëm
Mes dallgëve i
sëmurë.
Pas dy javësh i
çmendur
Kthehem me Librin
për Nesër...
(Dera ime - oxhaku)
Në jetë dikush
Hyn nga dera.
Derën ma mbyllën
kulturofagët
Dritaren -
Rrospitë meshkuj.
Mua fisit të
kaçakëve
Që, hyj nga
oxhaku...
(Miqtë e Kalosh Çelikut)
Unë jam Kalosh
Çeliku - rebel
Aq më bënë për
policët:
Oborrtarët. Dhe,
pushtetin.
Miqtë më të mirë i
kam gratë
Poezinë. Dhe,
verën.
Unë jam Kalosh
Çeliku - rebel
Aq më bënë për
spiunët:
Kukullat, mashat
shqiptare.
Miqtë më të mirë i
kam gratë
Poezinë. Rakinë.
Dhe, verën...
„Blue Moon„ - Durrës (Shqipëri)
26 shtator, 1995
Nga libri: VJELLJA E ZORRËVE
(Shkup,1996).