| E shtune, 20.08.2022, 07:59 PM |
SHAMITË OBSKURE DHE
ANAKRONIZMI I KRYEMINISTRIT KURTI
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Kthimi
i kryeministrit Kurti ke shamitë, përkrah temës madhore të reciprocitetit, deri
në njohje reciproke me Serbinë, sikur zvetnoi edhe vet takimin e pritshëm
dialogues. Prej më shumë se një shekull, shteti shqiptar është sekular, shteti
i ndarë nga feja dhe anasjelltas. Propozimi i kryeministrit, për të ndërhyrë
dhe ndyshuar ligjin ekzistues, për mbulesën me shami të vajzave, është
anakronik, paradoksal dhe në kundërshti të hapur me aspiratat e popullit, që
Kosova të bëhet pjesë e qytetërimit evropian.
Deputetja
Duda Balje, të cilën e admiroj, për qasjet e përgjegjshme në Kuvend, kësaj
radhe ia huqi! "Nuk e paramendoj një muslimane pa shami", - thotë
ajo! Barrën që merr zonja Balje, kur flet në emër të grave muslimane, në rastin
konkret, boshnjake, lë ta shohë vetën, që zbulon gjoksin deri në maje të cicave
të saj! Prandaj, t`i lërë demagogjitë dhe t`i kontribuojë emancipimit të botës
femërore, sepse, të paktën, në Ballkan, gjinia femërore, gruaja, krijesë e
njerëzimit, është poshtëruar bollshëm, madje, ndër shekuj.
Është
e pafalshme, deri në marrëzi, për një kryeministër modern, bashkëkohor, si
Albin Kurti, t`i dëgjojë kërkesat-pallavra, të muhaxhedinëve, të tipit
"hoxhë" Shefqet Krasniqit, me shokë, të cilët ngulmojnë t`u mohojnë
lirinë edhe vajzave -fëmijë, duke ua lidhë - spicë - kokën me shami. E gjithë
kjo që bënë talebani Krasniqi, me shpurën e tij, përfshi edhe kryemyftiun e
Kosovës, Naim Tërnava, është politikë e porositur, nga qarqe armiqësore ndaj
Kosovës.
Vajzat
shkollare, në veçanti, ato në shkolla të mesme, duhet të veshin uniformat e
nxënëseve shkollare. Prandaj, nuk ka përcaktim moshe, sepse vajzat shkollare të
mesme, mund të jenë edhe 19 vjeçare... Dhe, çështjen e uniformës, duhet ta këtë
parasyh, qysh tani, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, për të shuar shpresat
horrake dhe kundra-kombëtare të disa predikuesëve batakçinj dhe rrast të
dyshimtë, që manipulojnë në emër të fesë, islamit.
"Hoxhë"
Shefqeti është bërë yll i televizioneve në Kosovë! Ai që i shpuri në plumb, në
luftërat fetare, në botën arabe, qindra djemë të indoktrinuar me islamin e
dhunshëm, në vend që të zinxhirosej dhe të mbahet prapa grilave, tani mbanë
"nasihat" dhe predikon mohimin e lirisë, për gjysmën e popullsisë të
vendit. Cytja për një vepër penale, siç është shkuarja ilegale në luftra të
pista fetare, me pasojë vdekjen, dënohet, të paktën, me 15 vjetë burg.
Kujtoni
kriminelët fetarë shqiptarë, me mesazhet e inçizuara në vendet arabe dhe të
dërguara televizioneve të botës, kur prisnin kokën një të riu 16-vjeçar, me
hanxhar, në emër të "Allahut", në emër të islamit
"paqësor"! Dhe kërcënonin shqiptarët, në Shqipëri, Kosovë e gjetkë në
botë, se do "t`ju tmerrojmë edhe në gjumë, edhe në ëndrrat e juaja"!
Bota demokratike i dëgjonte mesazhet e trishta dhe ua faturonin,
përgjithësueshëm, shqiptarëve, si kriminelë!
Udhëheqësi
reformator, i pagëzuar -babai i Turqisë-, Kemail Ataturk, plot 100 vjetë më
parë, urdhëroi me ligj, heqjen e ferexheve dhe mbulesat e tjera. Fanatikët e
mykur e primitiv, reaguan se "po rrënon moralin e femrave turke, duke i
bërë kurva"! Përgjigja e prerë e Kemail Ataturkut ishte se "mbulesa
nuk e mbron moralin e femrave muslimane. Por, edhe sikur 1 (një) milion kurva
të dalin, nesër, rrugëve të Turqisë, ia vlen heqja e mbulesave dhe nuk e zbehin
aspak moralin e femrave tona. Përkundrazi, liria e dinjiteti i vajzave, grave,
nënave turke, do të jetë më i plotë, të cilat do të vazhdojnë të ripërtrijnë
brezat e Turqisë moderne", - shprehej i bindur, në të drejtën e vendimit
të tij, sa demokratik, aq edhe njerëzor, reformatori historik, Kemail Ataturk.
Personalisht,
vlerësoj intelektualitetin, zgjuarësinë e kryeministrit, Albin Kurti. Andaj,
kam besim edhe në vendimet e tij. Por, trajtimin absurd e skandaloz të shamive,
e marrë si një lajthitje, padyshim, e rëndë. Por, shpresoj se do ta bëjë
"una gentile retirata", siç thonë italianët, një tërheqje xhentile,
të mençur.
Por,
besimin e madh, rezervë, e kam tek vajzat dhe nuset aktiviste dhe luftarake të
Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Listës "GUXO", se nuk do të lejojnë
mohimin e të drejtës elementare, në emër të fesë, të simotrave gjinore të tyre.
Edhe flokët janë hirë i bukurisë femërore. Ato janë art shtesë, në kokat e
femrave, të këtyre krijesave hyjnore.