| E enjte, 18.08.2022, 07:29 PM |
Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa
Nr. 56, Zamak i Flamurit Kastriotit …
VRITET DON
SHTJEFEN KURTI
“Asht pushkatue nga shteti komunist diktatorial i Ever
Hoxhës, vetem, pse ka Pagzue një fëmijë Katolik.”(1971)
Shtjefen
Jak Kurti asht le në Ferizaj nga prindët Jak’ e Katrina Kurti në vitin 1898, me
24 Dhetor. Ishte familje me gjendje të mirë dhe e njohun atje.
Mbasi
i filloi studimet e nalta teologjike n’ Austri i perfundoi n’Itali, kje
shugurue meshtar dhe u vendos në Gurz. Ishte klerik me horizont të gjanë dhe i
përgatitun mirë gja që, gjithnjë e ven nen shenjestren e shtetit.
Kjo
ishte edhe arsyeja që edhe u emnue shpejt me sherbim në Tiranë, ku kje nder
figurat me autoritet fetar. Me 5 Maji 1930 i drejton me dy meshtar tjerë një
peticion Gjenevës, per gjendjen në kaos asokohe të Shqipnisë.
Në
kohen e okupacionit fashist qendrimi i Don Shtjefnit nuk pajtohej me pushtimin
e Shqipnisë. Ardhja në qeverisjen e vendit e komunistave ishte një okupacion
tjeter me vendosjen e diktaturës sllavokomuniste, me të cilen Kleri Katolik
Shqiptar nuk asht pajtue asnjëherë, sepse diktatura kje kudo barbare dhe e
pashoqe n’ Europë. Vrasjet dhe gjyqet kishin fillue me kohë në Shkoder. Burgu i
Kuvendit të Fretenve ishte modeli i plotë i terrorizmit dhe i barbarizmit
komunist. Shkodra e 26 burgjeve komuniste kishte hapë një histori të panjoftun
dhe aq kriminale në Ballkan, sa do të kalonte një gjysëshekulli nen thundren e
kriminelave Ever, Tito, Stalin dhe sot, mbas 30 vjetësh pothuej nuk asht tue
ndryshue asgja. Shembulli i vllavrasjes së tyne po ruhet me fanatizem nga
mbasardhësi i “ringjalljes komuniste”.
Në
vitin 1946 Don Shtjefen Kurti, arrestohet nga komunistët në Tiranë, dhe po të
lexohet me kujdes Dosja, as sot nuk kuptohet sakt shkaku i arrestit ndersa, per
“dënimin me 20 vjetë burg”, as nuk bahet fjalë se kuptohet gja.
Sejcili
klerik katolik per sllavokomunistët ishte agjent i Perëndimorve. E kjo akuzë
vazhdonte me prangue perditë atdhetarët e klerikët e pafaj, deri njëditë kur të
shoqnohej me shpifjet tjera që rrezikonin jeten e tyne.
Grupi
i t’ arrestuemve të Tiranës, perbahej nga Don Shtjefen Kurti, At Pjeter
Mëshkalla, Imzot Irene Banushi dhe Rrok Abati. Don Shtjefen Kurti
edhe
pse lirohet mbas 20 vjetësh, në vitin 1966 tue e dijtë mirë se ishte i dënuem
pafaj dhe, se vuejti në burgun e mnershem të Burrelit, Sigurimi i shtetit tue
mos heshtë per asnjë moment vazhdoj perndjekjen, shoqnue me plotsime dosjesh
plot shpifje e thash’ethanje tjera, dhe jo shumë larg nga arrestimi i parë, Don
Shtjefni arrestohet heren e dytë në vitin 1970.
Arrestimi
i Don Shtjefen Kurtit, në periudhen e 1967, pra heren e dytë u ba në një kohë
shumë ma të rrezikshme se arrestimi i parë, mbasi tashti Ai edhe i kishte kalue
të 70 vjetët dhe, ishte e vështirë me perballue torturat.
Në
qershorin e 1970, Don Shtjefni arrestohet se “ka Pagzue një fëmijë”!
Grupi
armiqësor ishte krijue me kujdes dhe nga persona të njoftun, po që në fakt u
ishin ngarkue akuza ku dënimet u dhane të randa, mbi 10 vjetë.
Sigurisht
per Gurzin nuk ishte asgja e panjoftun, mbasi të gjithë ishin prej atyne
krahinave dhe njifeshin per qendrimet e tyne korrekte e të mira.
Sigurimi
mërrijti me aprovue Dosjet dhe me i ba t’ arrestuemit me pranue në pergjithsi
akuzat me ndonjë perjashtim të vogel. Me daten 22 Korrik 1971, trupi gjykues
dha vendimin e gjykatës, ku Don Shtjefen Kurtit, ishte 74 vjeç, ju dha dënimi me vdekje, me pushkatim, “se ka
Pagzue një fëmijë”!
Po
kaloj në material një pjesë të procesit dhe shikoni sa larg së vertetes ka
qendrue akuza e gjykatës, që ka vetem një piksynim: “Pushkatimin e Tij”.
“Relacion
mbi të dënuarin me vdekje Shtjefën Jak Kurti”. “I mbrujtur me armiqësi të
thellë kundër pushtetit, menjëherë mbas masave revolucionare të marra kunder
fesë, ay përsëri është hedhur në një veprimtari armiqësore të tillë. Në biseda
me të gjykuarit dhe me dëshmitarët e pyetur nga gjykata ai ka errësuar
realitetin socialist dhe ka bërë fjalë për nivelin e ulët të jetesës tek ne,
veçanërisht për gjendjen e varfëruar të fshatit duke konsideruar si shkaktar të
saj sistemin kooperativist bujqësor. Ai thoshte se në vendin tonë nuk ka liri,
se masat e marra kundër fesë janë një “mohim i grimcës së fundit të lirisë”
dhe, njëkohësisht ka mburrur jeten në vendet kapitaliste. Duke dëshiruar
rrëzimin e pushtetit popullor, Shtjefen Kurti ka përshëndetur të ashtuquajturën “Pranvera e Pragës” dhe ka
uruar që ajo të përshëndeste sa më parë dhe vendin tonë.”
Në
materialin përfundimtar të parashtruem në Gjykatën e Lartë të RPSSH thuhet se:
“Këshilli Gjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, mbasi dëgjoi
relacionin e anëtarit dhe prokurorit për lënien në fuqi të vendimit dhe mbasi
shqyrtoi e analizoi çeshtjen në terësi: Vëren “Vendimi i Gjykates ështe i
drejtë dhe si i tillë duhet lenë në fuqi.” Me 20 Shtator 1971 edhe një Martir i
Kishës Katolike, i shtohet Zamakve të Flamurit të Gjergj Kastriotit –
Skenderbeut, e Ky Zamak asht Don Shtjefen Kurti.
Melbourne, 16 Gusht
2022.