| E enjte, 18.08.2022, 12:24 PM |
Letra të gjetura
Tregim
Nga
Përparim HYSI
Jo
vetëm i kam gjetur fare rastësisht këto letra,por dhe kam mbi dhjetë vjet që i ruaj. Tani,kur
nuk mban më ujë pilafi,dua qoftë dhe duke i rënë pragut që të dëgjojë dera,dua
qoftë në një mënyrë apo tjetër që këto letra të thehen tek protagonistët. E
keqja e madhe është që unë asnjërin prej tyre nuk njoh dhe për mos i mbajtur
mbi supe si GURIN E SIZIFIT,po i sillem
të vërtetës ashtu si anës dhe pas anës. LETËRHUMBURIT( të më falin që po i quaj
kështu) e di që janë shqetësuar për këto
letra që për ta janë sa të shtrenjta,aq dhe intime. Them intime,se, që nga
letra e parë dhe deri tek e fundit,aq sa kam gjetur unë, ka një dashuri
reciproke. Protagonistët flasin me kode,por,përmjet rreshtash,zbulon një
dashuri që,sado ka lindur vevetiu, është paksa si blasfemi. Të dy protagonistët
nuk janë as adoleshentë dhe as të privuar nga një dashuri tjetër. Të dy janë
familjarë dhe,siç gjykon nga ato që lexon,as njëri dhe as tjetri nuk duan të
prishin familjet e tyre. Dashuria e tyre është si një grip apo fruth.Dihet
që,si nga çdo sëmundje, të mëdhenjtë vuajnë më shumë.
* *
*
Përmjet
letrave,ata dalin me emrat ERA dhe SHKËMBI. Shkëmbi (sa përkon sinonimi me ato
që shkruan ai),duket është disa vjet më i madh dhe pak më i rezervuar në ato që
shkruan. ERA,sado që është serioze dhe me dinjitet,në gjykimin tim,duket që
dashuron për herë të parë dhe është aq e sinqertë dhe transparente si xham,sa
të vjen keq për vuajtjet e saj që janë tërësisht shpirtërore. Ajo është si
qelqe kristal që,po u thye,bëhet çikrra-çikrra.
Protagonistët
duken kanë punuar bashkë dhe puna sa krijon anfinitet,aq i ka mundësitë dhe për
intimitet.Por le t'i lëmë hamendësitë e mia që mund të jenë fare subjektive dhe
t'u kthehemi në"vija të trasha" letrave,
SHkëmbi;"
Sytë e trembur dhe të errët,seç të bëjnë edhe më të bukur. Të lutem,mos u siil
sertë,se pusullën e kam humbur, Aroma jote dehëse më hyn drejt e në mushkëri
dhe unë bëhem xurxull,sikur kam pirë raki.
ERA:"...sa
shumë,sa shumë kam për të thënë...ndaj dua të flas,të flas,të flas.Se ti asgjë
nuk di dhe nuk di a mundem që të tregoj një ditë?
Shkëmbi:"Kur
vure dorën mbi dorën time,mua tak dhe një komb m'u bë në fyt.Ah.ta dish
mirë,moj mikja ime,sa herë të shoh ty dhe bëhem si i dytë.
Era;"Unë
të vështrova në sy, ashtu si besimtari shenjtorin.Ç'do ndodhë me ne të
dy?Nuk janë"këmborë" për
auditorin.
Shkëmbi:"
Sa hire që ke! Sa hire! Këto hire i shoh me lakmi! Ta them troç,moj mike! Me ty
kam rënë në dashuri.
ERA:"Mora
forcë dhe vendosa,Me ty jam gati të shkoj dhe në FERR.As nuk pyes për
pasojat...të ardhmen e shoh me tmerr.
Shkëmbi:"
E mbaj mbi vete kompleksin e fajit. Jam unë që
të shtyva në mëkat.Por janë ca gjëra që lindin vetvetiu dhe,sado që i di
që pasojat nuk janë të mira,prapë se prapë,pothuajse i hyn detit në
këmbë.Kështu ndodh mes nesh
që,si
dy ashkëla,humbëm në detin e stuhishëm të dashurisë.
Era:"Ashtu,me
një frymë,vrapova tek ti.Kisha frikë se mos ktheja mendje. Isha si e
marrosur,por gjeta aq guxim sa të bëhesha "ajo ashkëla tjetër",për
t'u zhytur në detin e stuhishëm të dashurisë.
Shkëmbi;"Unë
ta hodha dorashkën,sikur po të ftoja në
duel.Prita e prita përgjigje dhe ja tek vjen e më gjen
ERA:"
Të gjeta, vetëm të gjeta dhe si ARKIMENDI bërtita:"Eureka"!Tani
ftesës për"duel" iu përgjigja dhe filloi"Dyluftimi".Qe një
betejë e bukur ku u ndamë"barabar",As që pendohem fare,sikur shpirti
të më vejë mu në djall.
* *
*
Ka
dhe ca letra të tjera,por në fund të fundit,që të gjitha janë letra dashurie.
Të një dashurie reciproke dhe nuk e di se ç'ka ndodhur mes tyre. Që të dy janë
shprehur me vargje e,në gjykimin tim, SHKËMBI ka përvojë në vargje,kurse ERËN e
ka bërë poete dashuria. Këto letra i kam gjetur mbi 10-vjet të shkuara dhe
besoj që të dy do kenë shkruar libra me poezi.Duke i botuar këto letra,ku edhe
kam"ndërhyrë" paksa duke i shkurtuar,dua t'u them atyre,se,po t'u
interesojnë,le t'më shkruajnë përmjet e-mailit që është: papihysi@gmail.com
Tiranë, 17 gusht 2022