| E hene, 15.08.2022, 07:30 PM |
Ramush Haradinaj:
Po
ju drejtohem juve Albin Kurti, kryeministrit të vendit tim,
Nuk
është marre me thanë, më falni paskam hyrë në zanat të huaj. Nuk je as i pari
as i fundit, që e humb rrugën diku. Është nder e njerëzi me ditë kur me u
tërheq.
Parametrat
e qeverisjes suaj sot janë, jo vetëm të dëmshëm por edhe të rrezikshëm për
vendin:
Në
rrafshin politik, e keni ndarë shoqërinë si me thikë;
Në
rafshin fetar po nxitni tema që po e rrezikojnë jo vetëm tolerancën fetare që
ndër shqiptarë ka qenë vlerë sublime, por edhe identitetin kulturor e kombëtar;
Qeverisja
juaj e ka qitë në gjunj ekonominë e vendit;
Bizneset
i keni mbështetur për muri e po i çoni drejt falimentimit;
Qasja
juaj ndaj komunave është armiqësore;
Shtresen
e mesme të shoqërisë, po e shndërroni në kategori sociale;
Mijëra
mësues, mjekë, policë, shërbyes civilë, punëtorë të sektorit publik e privat,
por edhe të tjerë, sot kanë problem me mbijetu me pagat që ju i keni lënë ne
vendnumëro, duke e bllokuar ligjin e pagave, që kish marrë udhë qysh në
qeverisjen time, e kur inflacioni ishte zero;
Në
vendin ku qeverisni ju, Ministria e Ekonomisë ka shpenzuar zero euro për
kapacitetet gjeneruese energjetike, e në verë paralajmëroni reduktime
katastrofike të rrymës, deri në 6 orë terr. Me këtë politikë, Kosovën doni me e
ngri në dimër.
Po
flitet se doni me e ba llugë edhe në procesin e dialogut me Serbinë. Në vend që
të insistohet vetëm në marrëveshjen finale për njohje të ndërsjellë, ju sikur
doni me nënshkru një dokument për mos-sulmim të ndërsjellë. Ky dokument është
nënshkruar në qershor të vitit 1999, dhe Kosova nuk kthehet atje më.
Prandaj
po ju drejtohem që ta rishikoni pozicionin tuaj. Është fisnike me ditë kur me u
tërheq. Me qeverisjen tuaj, jeni duke e rrezikuar seriozisht këtë vend! Ka
diçka më të vlefshme se sa karriga e kryeministrit.
facebook.com/RamushHaradinajOfficial