| E hene, 15.08.2022, 07:38 PM |
Një atentat për shqiptarët dhe një dhuratë për Serbinë!
Nga
Agron Gjekmarkaj
Projektligji
për lejimin e shamisë në ambjentet institucionale,shkolla e zyra në Kosovë nuk
është respektim i fesë por përdorim i saj politik. Një përdorim me pasoja
tragjike për imazhin e kombit tonë. Me simpati shikohej Albin Kurti kur shiste
shtëpinë e tij për të mbajtur partinë por me perbuzje sot kur shet Kosovën tek
radikalizmi për të mbajtur pushtetin. Kosovarët i thanë "jemi komb i Dua
Lipes dhe jo i Dude Bales"!
Bota
intelektuale e Kosoves sot ka mundësi të zgjedhë mes Sabri Hamitit e Shefqet
Krasniqit. Ata gjithmonë kanë ditur të zgjedhin
dritën e iluminizmit para errësirës që imponon çdo mbulim.
Kushdo
që e njeh historinë e kombit dhe shteteve tona, e di se cila ka qëndë lënda e
parë që Serbia përdorte kundër shqiptarve në ish Jugosllavi.
Po
kaq e di se sa përpjekje titanike bënë rilindasit tanë për të mundur
paragjykimet ndërkombëtare dhe pusitë e fqinjëve. Marrëveshjet që Mbretëria Jugosllave dhe shteti i Titos
bënë me Turqinë për zhvendosjen e shqiptarëve dhe shpopullimin e Kosoves, u
realizuan për të goditur indin kombëtar dhe duke abuzuar me përkatësinë fetare.
Veshtirësitë që u imponoheshin shqiptarëve për të drejta
kombëtare e shkolla në raport me objektet e kultit dhe akuzat për
fondamentalizem nga propoganda e Milosheviçit kanë qënë strategjike.Strategjike
në menyrë që kosovarët të shiheshin me paragjykim nga perendimi.
Elitat
e Kosovës, studentet por edhe qytetarëtt e zakonshëm në 1968, 1974, 1982,
1989,1991,1999 e mbrojten Kosoven me logjike, kurajo e të drejtë historike nga
akuzat monstruoze që mund ti vrisnin të ardhmen.Në këtë kontekst Ibrahim Rugova
dhe plejada e ndritur e ndjekësve të tij që sot duhet të flasin përsëri kthyen Kosovën
me zemer e fytyrë nga kontinenti që ajo i perket.
NATO,
SHBA dhe Europa bënë luftën më të paimagjinueshme duke ju besuar shqiptarve,
duke çmuar rezistencen e tyre për të jetuar si europianë në vatrat e tyre ndaj
bombarduan per disa muaj Serbinë dhe krijuan shtetin e Kosovës si investim i
drejtperdrejtë i vlerave perëndimore.
Feja
dhe përdorimi i saj ideologjik nuk janë e njëjta gjë.Shqiptarët në këtë
pikpamje që me Pashko Vasen gjeten formulen e tyre ideologjike më avanguardë
" feja e shqiptarit është shqiptaria",identiteti kombëtar mbi atë
religjioz në menyrë që ky i dyti të jetë i garantuar, besim i lirë në shtet të
lirë,kjo u aplikua edhe në Vlorën e 1912.
Politika
shqiptare ka bërë një herë shumë vite më parë një atentat ndaj shtetit laik dhe
harmonisë fetare, ditën kur antarësoi Shqiperinë në Konferencen Islamike, duke
qënë në një shoqëri multifetare dhe jo vetëm kaq por edhe laike, ateiste e
agnostike.
Së
paku kjo pjesmarrje nuk u kujtua më me krenari por u trajtua me skuthëri
diabolike që nga ajo ditë e sot.
Kur
Ismail Kadare me intuiten që pak kush e ka patur sa ai shkroi "Identiteti
Europian i Shqiptarve" për habi shkaktoi dhe reagime e zemerata.
Lindja
radikale, ajo që e perdor fenë si ideologji kishte shtrirë tentakukat e veta
edhe në shoqërinë shqiptare. Prej vitesh në Kosovë flisnin për këta
intelektuale e politikanë. Rreziku nuk paskesh qënë retorik por real. Por sot
të gjithë ata që besojnë tek Kosova demokratike e multifetare në paqe e harmoni
me traditën, veten dhe të ardhmen e saj europiane duhet të reagojnë, të
protestojnë, ta ndalin atentatin ndaj Kosovës dhe t'ja heqin Serbisë nga dora
dhuratën e artë që Albin Kurti po i jep.
Liria
nuk duhet përceptuar si abuzim për të mbytur vetveten as instrument në doren e
një integralisti që Kosova për të është vetem karrigia mbi të cilen ulet.
E
respektoj shtetin e Kosovës në çdo hallkë të veten por jam edukuar dhe kam
mesuar që ajo ishte Shqipëri dhe kosovarët shqiptarë që mbase me shumë se pjesa
tjeter derdhi gjak në shekuj në emer të identitetit, emrit shqipëtar dhe
harmonisë fetare.
Harmonisë
fetare si aks jetik i shoqerisë dhe shteteve tona që aspirojnë të bashkohen në
BE.