| E diele, 14.08.2022, 09:55 PM |
Peticion mbarëkombëtar kundër mbulesave turko-arabe
Kosova me kryeministër si Abazoviqi
Nga
Gani Qarri
Mbulesat
doket dhe shamitë turko-arabe përveçse cenojnë publikisht, kulturën, traditën, historinë
dhe identitetin tonë kombëtar, ato
cenojnë hapur edhe lirinë e prosperitetin, si dhe bëjnë diskriminimin publik të femrave
shqiptare në Kosovë dhe trojet tona etnike kudo!
Ndaj
para se të fillojë me këtë tekst, dua ti
lus dhe bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, partive politike, organizatave, grupeve dhe individëve të cilët ia duan të
mirën shtetit të Kosovës, kombit dhe
atdheut tonë të vogël, të protestojnë në
të gjitha mënyrat e mundshme, organizojnë demonstrata në rrugë e sheshe si
dhe ta iniciojnë sa më parë, qoftë edhe
on-line, një peticion publik kundër
kësaj çmendurie turko arabe.
Peticion
me pjesëmarrje masive nga të gjithë shqiptarët, drejtuar Presidentes së shtetit, Ambasadës së SHBA-ve, vendeve të QUINT-it, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha
institucioneve relevante edhe për të drejtat e njeriut, brenda e jashtë vendit, kundër çmendurisë më të re, të lanësuar nga islamistët ekstremist
turko-arab dhe përkrahur nga anasi dhe sivëllai i Abazoviqit në Kosovë, Albin Kurti i cili duket të jetë vetëm një
kryeministri aksidental i Kosovës, ndaj
dhe insiston për rikthimin e mbulesave për vajzat shqiptare, pas gati një shekulli, në truallin tonë autokton, arbëroro-evropian.
Siç
dihet, opiumi turko-arab fetar, në Kosovë, ka dy dekada me radhë, që po bënë kërdinë, duke u përdorur publikisht, si lavatriçe për shpëlarjen e trurit të të
rinjve tanë, si dhe për shuarjen e çdo
ndjesie evropiane dhe kombëtare, të
shqiptarëve të Kosovës, aventure e
rrezikshme, e cila është kthyer në
kancer për popullin e shtetin e Kosovës dhe të ardhmen evropiane të shqiptarëve
në përgjithësi.
Edhe
Albin Kurti, për nga origjina është anas
i Abazoviqit, familja e tij ka ardhur
nga Mali i Zi në Kosovë dhe përveç disa kushërinjve (Kurtöglu) që duket se i ka
në Turqi, ai është i lidhur fort edhe me
dorën e zgjatur të Erdoganit, Osman
Atalay, anëtar i bordit të një të
ashtuquajture organizate humanitare turke “IHH”, i njohur si anëtar i organizatës xhihadiste
EL-Muhaxhid të lidhur ngushtë me mafien ruse dhe shërbimet e fshehta të Putinit
në Rusi.
Por
çuditërisht, përkundër të gjithave dhe
vet faktit se edhe Prokurori amerikan nga Nju York-u, Andre C. McCarthy, ka dëshmuar publikisht se Osman Atalayi është
financues i grupeve xhihadiste dhe organizatave terroriste anti-izraelite dhe
anti-amerikane, si dorë e zgjatur e
Erdoganit, Atalay është përherë
shoqërues i kryeministrit Kurti, sa herë
që Kurtogllu viziton Turqinë.
Metamorfoza
mashtruese e Albin Kurti, është aq e
madhe e trishtuese, sa që të krijon
bindjen, se jo vetëm Abazoviqi, por të gjithë shqipfolësit me origjinë nga
Mali i Zi, përveçse u shitkan shumë
lehtë dhe që në ditët e para të marrjes së funksioneve shtetërore, tek të huajt, ata e paskan traditë edhe rrenën ordinere dhe
mashtrimin publik të shqiptarëve.
Për
aq më keq, Kurti është kthyer edhe në
një hoxhë ahmak beduin, që pjesë
esenciale të veprimtarisë si kryeminstër, megjithëse inflacioni vetëm këtë vit, ka arritur në mbi 14.2 %, nuk e ka zhvillimin, arsimimin as punësimin e të rinjve të cilët
për shkak të pamundësisë për të jetuar në vend të vet, po ikin përditë nga Kosova dhe as mbarëvajtjen
dhe sigurinë e shtetit të Kosovës, por
mbulesën turko-arabe, në mënyrë që pas
ikjes së djemve, ta bëjë arabizimin edhe
të pjesës së mbetur të vajzave shqiptare në këtë shtet, sikur ato të ishin robëresha të haremit
politik të këtij Abazoviqi të Kosovës, të cilin ne, me votën tonë, aksidentalisht, e kemi ngritur edhe në kryeministër.
Kurti
me qëndrimet e ti fundamentale, turko-arabe ka befasuar shumë jo vetëm
shqiptarët por edhe mbarë faktorët ndërkombëtar, një transformim galopant prej 360 shkallësh, i cili përveçse ka hequr plotësisht dorë nga
projekti i bashkimit kombëtar, ai si
prioritet në planet e veprimtarisë së vet politike, ka vendosur shamitë turko-arabe.
Dhe
në fushatën e vet turkofile, po tenton
që ta mbysë çdo gjë shqiptare; kulturën, traditën dhe historinë tonë kombëtare, me tradita e dukje mesjetare turko arabe, njëjtë siç e vrau pabesisht, edhe bashkë-anasi i tij, Abazoviq, kulturën, historinë dhe traditën shtetërore e kishtare
të Malit të Zi, duke ua shitur ato fare
lirë, popave të Serbisë.
Ndaj
pa e zgjatur, më shumë, Albin Kurti, i cili me vetëdije, serish e mori përsipër këtë aventurë të
rrezikshme për shtetin dhe popullin tonë edhe ashtu, nga më të vegjlit në Evropë dhe rajon, ai qysh në fillim, duhet t`ua shpjegoi në detaje, të gjithë shqiptarëve, pse është kaq me rëndësi mbulesa turko-arabe
për vajzat e tyre minore, çfarë
simbolizon shamia arabe për popullin shqiptar, çfarë të mirash i sjellë kjo simbolikë
mesjetare turko-arabe shtetit të Kosovës, ç`dobi “përrallore” i garanton mbulesa e huaj
beduine, popullit tonë evropian dhe pse
u dashka patjetër të mbulohen edhe shqiptaret, nëse u mbuluakan arabet në Afrikë e Azi, me të cilat përveç ndarjes me distanca prej
mijëra kilometrave largësi fizike, gjithmonë na ka ndarë gjithçka dhe nuk na ka
bashkuar kurrë, as nuk na bashkon as
tani, bash hiq asgjë.
E
nëse Kurti, njëmend është dashuruar aq
shumë në veshjet beduine turko-arabe, le
ta mbulojë gruan e tij norvegjeze Rita Knudsen Augstadt, që ti tregojë përfundimisht kësaj zonje të
lirë perëndimore, se çfarë është ai në
të vërtetë, e cila me siguri, kur është martuar me Kurtin, ka besuar fort, se njëmend po martohej me një patriot të
flakët “shqiptar”, të “djegur” për atdhe
e bashkim kombëtar dhe jo me një turkofil, kaq të vuajtur për fe të huaj dhe shallvare
turko-arabe, siç po dëshmohet Kurtogllu
tash e disa vite më parë.
Dhe
përderisa bashkë-anasi i tij i serbizuar, shqipfolësi Abazoviq, i cili sapo erdhi me manipulime në krye të
Qeverisë malazeze, punën e parë që bëri,
ishte shitja e kulturës, historisë dhe traditës kombëtare e kishtare të
popullit dhe shtetit të Malit të Zi, popave të Serbisë, duke ia lënë këtë tradhti, Serbisë si derë të hapur dhe vegëz kobzezë, që ajo, së shpejti, të njëjtën ta kërkojë edhe për kishat në
Kosovë, edhe biri tjetër shqipfolës me
origjinë nga Mali i Zi, Albin Kurtogllu,
duket se ka marrë përsipër ta bëjë
arabizimin komplet të Kosovës dhe përdhunimin brutal të kulturës, dokeve e traditës kombëtare shqiptare, për ta vrarë e masakruar barbarisht çdo gjë
autoktone, me dukjet beduine
turko-arabe.
Qëllimi
i vërtet edhe i Albin Kurtit, sivëllait
të Abazoviqit, duket të jetë, kthimi i mbulesave turko-arabe, pas 70 vitesh, të çlirimit të femrës shqiptare nga shamitë
dhe ferexhetë talebaneske, në mënyrë që
ta bëjë Kosovën, të duket si një
Afganistan i vogël në mes të Evropës dhe hap rrugën e ripushtimit të shtetit
tonë të brishtë nga Serbia, në emër të
përhapjes së rrezikut arabo-talebaneskt në Ballkan.
Por
që ta di mirë ai dhe bashkëmendimtarët e tij, Kurtogllu nuk ka të bëjë asgjë me femrat
shqiptare, madje as me shtetin e Kosovës
edhe pse për momentin është kryeministër aksidental, i cili nëse nuk di, apo nuk do, të sillet si shtetas i saj, nuk e mbron vendin, gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare si nga Serbia
ashtu edhe nga arabizimi dhe islamistët turko-arabë, familja e tij, nëse jo dhe ai vet, është i ardhur në Kosovë dhe nëse në çfarëdo
mënyre, qoftë edhe përmes kamuflimit
fetar, qëllimisht insiston për futjen e
dukjeve dhe traditave mesjetare turko-arabe për ta vrarë çdo gjë kombëtare dhe
rrezikuar të ardhmen e populli dhe shtetit tonë, nesër mund të dëbohet për tradhti kombëtare e
shtetërore me plot arsye në Mal të Zi!
Prandaj
zgjidhja më e mirë për te, nëse vërtetë
është dashuruar aq verbërisht në mbulesat dhe simbolikat beduine aziatiko
turko-arabe, efendi "bini"
mund ta mbulojë vajzën e vet dhe bashkëshorten e tij Ritën me shami, dhe jo ato të jetojnë në liri dhe kushte
evropiane, kurse mbulesat turko-arabe
t`ua imponojë femrave minore shqiptare, që nuk
i lidhë asgjë me arabët, madje
nuk kanë lidhje gjaku as me vet ardhacakun Kurti, vetëm pse fushata e tij zgjedhore, siç përflitet në kuloare, qenka financuar nga beduinët dhe organizatat e
dyshimta islamike si ato të xhihadistit turk Atalay, tani u dashka t`ua lajë borgjet ekstremistëve
islamiko-arab, duke ua imponuar femrave
shqiptare, mbulesat me shamia e
shallvare beduine...
Me
këto sjellje Kurti po bind, përfundimisht faktorin e brendshëm dhe atë të
jashtëm ndërkombëtar, se përveçse është
ende i parritur dhe tërësisht i papjekur për udhëheqje shtetërore, ai është edhe një politikbërës tepër naiv dhe
shumë i lodhtë e i keq-kurthuar në detyrime të mëdha ndoshta jo vetëm
financiare, por edhe më tepër, ndaj islamistëve ekstremist dhe vahabistëve
turko-arab.
Probleme
për të cilat vajzat minore shqiptare, nuk kanë asnjë detyrim, Kurti duhet ti laj vet borxhet e tij dhe jo ti
detyrojë vajzat tona të pafajshme ti paguajnë ato duke flijuar liritë e të
drejtat e tyre njerëzore, të cilat janë
të interesuara të jetojnë të lira e pa imponime dhe në mënyrë tërësisht
evropiane.
Prandaj
jo vetëm Kurtogllu, por edhe të gjithë
politikanët e cekët e islamistët antikombëtar brenda dhe jashtë VV-së, të cilët kanë "simpati" të paguara
me para të majme për mbulesat beduine, si ardhacaku i natyralizuar, tani fatalisht edhe “kryeminstër” në Kosovë, le ti mbulojnë gratë e vajzat e veta dhe jo
ato të bëjnë jetën që duan, pa asnjë
barrë të dukjes beduine, kurse vajzat e
shqiptarëve, pas mese 70 vitesh, serish edhe në shekullin XXI, të mbulohen me veshje të imponuara
turko-arabo.
Kështu
që, pa u ndikuar as interesuar fare nga
pazaret e kryeministrit aksidental të Kosovës, të lidhur këmbë e kokë, me islamistët ekstremist dhe turko-arabët e
xhihadit, vajzat shqiptare jetojnë në
Evropë dhe kanë të drejtë, të bëjnë jetë
të lirë evropiane, duke vendosur ato vet,
për vete e fatin e tyre dhe shkolluar e
bërë karrierë njëjtë si femrat në Gjermani, Angli, Francë e kudo tjetër në Evropën demokratike, kur dihet mirë nga të gjithë, e edhe nga vet shqiptaro-malazezi Kurtogllu, se për fatin e madh të vajzave shqiptare, Kosova as që gjendet në arabi, por mu në zemër të Evropës.