| E shtune, 13.08.2022, 08:44 PM |
SHTETI SEKULAR DHE
IDENTIETI YNË KULTUROR DHE KOMBËTAR NË RREZIK!
Nga
Jusuf Buxhovi
Aty
ku klerikët flasin si politikanë dhe e ndikojnë atë dhe, aty ku politikanët
flasin me gjuhën e klerikëve dhe ndjekin interesat e tyre, hap pas hapi fillon
shembja e shtetit sekular dhe, po ashtu, fillon rrënimi i arsimit laik. Në këtë
proces retrogard, evolucionet historike që kanë sjell emancipim iluminist,
zëvendësohen nga revolucionet fetare me klerikalizmin politik, që për viktimë
të parë ka ndërrimin e identitetit kombëtar dhe qyetetërues në atë fetar,siç po
ndodh me krijimin e etnive fetare në Sanxhak, Luginë të Preshevës dhe Maqedoni,
me çka krijohen platformat për shtete mbi baza të obskurantizmit fetar.
Ky
proces, në saje të pazareve të vazhdueshme të elitave të papërgjegjshme
politike në pushtet dhe jashtë pushtetit me klerikë që ndjekin agjendat e tyre
për shtete fetare, tashmë ka prekur edhe shtetin laik të Kosovës dhe arsimin
laik, gjë që rrezikon jo vetëm qenien e tij, por edhe karakterin kulturor të
lidhur me përkatësinë e qyetetërimit evropian, për ç'gjë Perëndimi intervenoi
ushtarakisht në vitin 1999 për t'i penguar projektet gjenocidiale të
Çubrilloviqit dhe Millosheviqit të mbështetura mbi hipotekat e "mbetjeve
të fanatizmave fetare"!