| E enjte, 11.08.2022, 07:24 PM |
A di gjë njeri, çfarë roli ka Dritan Abazoviç?
Nga
Enver Bytyçi
Po
shoh se kryeministri i Malit të Zi, Abazoviç, paska shkuar edhe në Dubrovnik
dhe thoshte se i kujtohet kur ai ishte fëmijë se si ky qytet ishte bombarduar
nga territori i Malit të Zi! Por nuk e sqaronte se ishte ushtria e Milosheviçit
ajo që kreu asokohe aktin e turpshëm të bombardimit të qytetit historik të
Raguzës (Dubrovnikut)! Linte të kuptonte se përgjegjës për këtë na qenkan
kundërshtarët e tij politikë të sotëm në Mal të Zi!
Njoh
shumë manipulatorë politikë të paskrupullt, por si ky Dritani, që bën dritën
terr, nuk kam njohur! Kur u bombardua Dubrovniku Mali i Zi ishte nën sundimin e
Serbisë së Milosheviçit. Ushtria e kasapit të Ballkanit ishte stacionuar edhe
në këtë republikë formale. Kryeministër në Podgoricë ishte Bullatoviçi, një
bashkëpunëtor i ngushtë i Sllobos. Megjithatë Abazoviç hedh shigjetat te Milo
Gjukanoviç, i cili pavarësoi Malin e Zi dhe e zbriti vendin e tij nga treni i
vdekjes rë Serbisë!
Jo
vetëm e pavarësoi vendin e tij, por presidenti Gjukanoviç e integroi atë në
NATO dhe e çoi në portën e fundit të Brukselit. Ndërkaq ky Abazoviçi vetëm
retorikë e ka integrimin euro-atlantik. Në fakt ai po punon në kahje të
kundërt, për integrimin e vendit të tij me Serbinë!
Mesa
duket intriganti Dritan Abazoviç ka marrë përsipër të zbusë krimet e
Milosheviçit dhe aleatit të tij në Beograd, Aleksandër Vuçiq, dhe të adresojë
historinë sipas interesave të tij politike në shërbim të Beogradit, Sorosit dhe
linjave anti-malazeze në rajon. Për pasojë ai shfaqet edhe si një anti-shqiptar
fanatik në qëndrimet e tij pro-serbe!
Prandaj
më bën përshtypje performanca e tij populiste, manipuluese dhe shpifëse! Shkon
përtej përformancës së tillë që çdo ditë na shfaq Edi Rama!