| E merkure, 10.08.2022, 07:27 PM |
Nikoleta Kovaçi:
Ky
njeri që shihni në foto prej 8 muajsh e gjysmë jeton në dy pika; poshtë një
tuneli të vockël që të nxjerr në fundin e rrugës ‘Mine Peza’, dhe nganjëherë
zhvendoset dhe qëndron përballë ‘Harri Fultz’, në trotuar. Dje e kishin
përplas. Nuk dihet se me ç`ka po ishte i gjakosun. Një grua dhe një djalë i ri
kishin thirr policinë. Aty ishte një makinë policie dhe tre policë të rendit.
Gruaja po iu kërkonte llogari policëve, po ata rrudhnin supet. Sigurisht ata
nuk kanë gja në dorë as me raportue e as me ndihmue!
Sod
e pash që ishte zhvendos prapë poshtë tunelit. Ai me sa duket e di se aty nuk e
kap shiu. Aty qëndroi gjithë dimnin. Ajo rrugë frekuentohet nga dhjetëra makina
policie që kalojnë çdo minutë, ambulanca, makina të fortish, gangsterësh,
pasanikësh por edhe hallexhinj. Ata që ia hedhin sytë e shohin me keqardhje, të
tjerët me sa duket kanë vite që e shohin aty e nuk u ban përshtypje. Një banorë
i lagjes më tha se kanë raportuar disa herë për të, sidomos në kohë dimni. Të
gjithë thonë; do ta shohim si rast. Ai vijon të jetë aty. Kalimtarë të rastit i
japin bukë dhe vetëm aq! Ai s`ka asgja tjetër!
Tani
lind pyetja; a ka institucion që merret me këtë kategori? Pasi unë besoj se ai
nuk asht i vetmi në Tiranën tonë të tiranizueme në gjendje të tillë! Këto strehat
sociale a thue nuk kanë dijeni për të ndonëse i kalojnë përditë afër vendit ku
rri dhe e di gjysma e Tiranës që rri aty? Po qeveria e koncesioneve,
incineratorëve, drogës dhe e bosëve-investitor strategjik a s`e ka një qyqe
plani për këtë kategori? Të paktën me ba sikur! Të paktën ata që s`kanë askand
në jetën e tyne me i strehue nan nji ndërtesë e me i pague dy tre njerëz të
kujdesen për ta? Po kaq e vështirë qenka për një qeveri, opozitë, politikaj,
pasanikë dhe bamirësa të këtij vendi me iu sigurue këtyne njerëzve një mundësi
që të paktën mos të rrinë në rrugë dhe ta hanë nji ha bukë në ditë?
Unë
e di që tashma ndokujt ka me i lind ideja se kta persona bahen edhe personazhe
filmash, njerëz të braktisin rrugëve ka edhe në Amerikë, Angli e Antarktidë. Ani
se i njoh edhe kto lloj çasjesh që çojnë mesazhe neveritëse nëpër bankomatët e
tyre mjeranë, por në këtë vendin tonë janë ngritë qendra për qentë e macet;
bahet nami në emën të tyne. Madje dje tanë vendi u shokue nga një pamje (në
fakt trishtuese) se si një ‘kafshë’ me makinë tërhiqte zvarrë nji qen në mes të
rrugës. Unë u gzova shumë kur mora vesh që policia e kishte gjet, sepse ai lloj
mundet me lidh mas makine ndonjë ditë edhe robtë e shpisë. E asht shumë mirë që
kujdesna për kafshët, që i mbajmë në shpi, makinë, në punë e në dhoma gjumi;
ama a asht e mundun që edhe kta njerëz të kenë një strehë diku, aq ma tepër që
pallatet e krimit po bien mrena masi e kanë marue procesin e pastrimit të
parave të bosëve të tyre?