| E merkure, 10.08.2022, 07:58 PM |
Hixhabi e fetë në Shkolla dhe regresi në Republikë të Kosovës
Nga
Skender Jashari
Është absurde që
në ditët e sotme, ku çdo person, shoqëri e vend, aspiron përparim, avansim në
çdo aspekt, tek ne shohim që ka edhe të tillë që kërkojnë të kundërtën.
Natyrisht nëse i shikojmë kërkuesit e këtij regresi, shohim që shumica e tyre
janë propagandues të radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit islamik, pastaj
të pakët janë disa besimtarë islamik të komuniteteve minoritare, e edhe më të
pakët janë ndonjë i indoktrinuar. Dëgjojmë, lexojmë predikime të pa numërta të
hoxhallarëve, që në mënyrat më agresive dhe ekstreme kërkojnë : pabarazinë
gjinore, kufizimin e shumicës së të drejtave dhe lirive të njeriut( përsa i
përket femrave), deri edhe përdorimin e dhunës ndaj femrave( e që fatkeqësisht tashmë
kemi disa qindëra gra të vrara në emër të nderit, e mijëra të tjera të
viktimizuara nga format e tjera të krimeve të nderit).
Natyrisht,
pushtuesit Osman në bashkësundim me Patrikanën e Stambollit( sllavët), e pastaj
edhe pushtimi serb e deri edhe sot vazhdojnë përmes hoxhallarëve të paguar nga
Serbia e vende jomiqësore, të bëjnë përpjekje vazhdimisht për islamizmin,
turqizimin, boshnjakizimin, e tash edhe talebanizimin etj të femrës Shqiptare.
Ata mirëfilli e kanë kuptuar, që ruajtjen e Kombit tonë, gjatë gjithë këtyre
pushtimeve është meritë tërësisht e femrës Shqiptare. Sidomos për faktin, që
femra, ka eduku fëmijët me gjuhën, kulturën, historinë, traditat e zakonet
tona. Prandaj një nënë e asimiluar a e pashkolluar, krijon një familje të
asimiluar a të pashkolluar, prej nga pastaj reflektohet edhe në kuadër të
Kombit.
Ka disa teori që
përpjeken të shpjegojnë lindjen e sistemit shoqëror patriarkal. Disa studiues
theksojnë që sistemi patriarkal, lëshoi rrënjë rreth 6.000 vjet përpara
gjegjësisht në vitet 4000 para Krishtit. Dominimi i femrave nga meshkujt, është
krijuar në Lindjen e Mesme, diku rreth viteve 3100 para Krishtit, ku meshkujt
vetëpërcaktuan dhe përforcuan supremacinë gjinore dhe kufizuan gratë në fuqinë
riprodhuese dhe përjashtuan nga “ procesi i përfaqësimit dhe krijimit të
historisë”. Kultura patriarkale ishte edhe në Greqinë dhe Romën antike, derisa
bënte përjashtim Sparta, në të cilën besohej që sa më e fuqishme gruaja( duke e
trajnu edhe për luftë), mund të lind fëmijë më të fortë. Ngjajshëm edhe në
Iliri, pozita e gruas ishte shumë më e mirë sesa në Greqinë dhe Romën Antike,
kjo mund të argumentohet me disa dhjetëra femra, që ishin ushtarake të larta në
ushtrinë e Pirros, Lekës së Madh, Teuta etj. Ndërsa pas Aleksandrit u përmisu statusi
grave edhe në botën Helene. Duke qenë se kultura e Greqisë antike, ndikoi shumë
në Romën antike, aspak më i mirë nuk ishte statusi i grave në këtë vend.
Prej nga kjo
ideologji patriarkaliste u fut edhe në ideologjitë fetare, gjegjësisht disa
studiues theksojnë se kjo u shfaq tek Hebrenjët, që “Zoti përjashtoi gratë nga
besëlidhja me njerëzit”. “Gjykimi i shtrigave” si fenomen i turpit, e që më së
shumti ngjau në vitet 1550-1700, e që ishin gjykuar rreth 80.000 gra, prej të
cilave rreth gjysma ishin ekzekutu. Mund të ngjasoj edhe me “diskriminimin e
sotëm islamik ndaj femrave.”
Fatkeqësisht në
ditët e sotme, Islamizmi ballafaqohet kryesisht me diskriminimin, segregimin,
femicidin, dhunën dhe format e tjera më të rënda kundër femrave. Duke qenë se
krimet e nderit, janë bërë shqetësim, sipas vlerësimit të OKB-së në vitin 2008,
thuhet se për çdo vit në botë, vriten 5000 gra në emër të “nderit”, shumica e
të cilave në Azinë jugore dhe Lindjen e Mesme me Afrikë veriore, edhe pse numri
real i vrasjeve në emër të ndërit nuk dihet, derisa sipas disa burimeve thuhet
që është shumë më i madh ( me mijëra), kurse vetëm 5% raportohen. Prandaj këto
dekadat e fundit, shpesh kur flitet për vrasjet e nderit, zakonisht asocohet me
kontinentin e Azisë, më specifikisht me Azinë jugore dhe me Lindjen e mesme,
edhe pse ndodhin raste në mbarë botën, por veçmas në komunitetet e emigrantëve
me origjinë nga këto regjione, e që më së shpeshti asocohen me vendet arabe dhe
me muslimanët.
Njerëzimi
fatkeqësisht shumë vonë, vetëm pas Luftës së II Botërore, e kuptoi që “të
gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta.”
Akte të tilla si: Deklarata univerzale e të drejtave të njeriut 1948, Konventa
për pëlqimin për martesë, moshën minimale për martesë dhe regjistrimin e
martesave 1962, dhe Rekomandimet për pëlqimin për martesë, moshën minimale për
martesë dhe regjistrimin e martesave, Konventa ndërkombëtare për të drejtat
civile dhe politike e 1976, Konventa ndërkombëtare për të drejtat ekonomike,
sociale dhe kulturore 1976, Konventa mbi eliminimin e të gjitha formave të
diskriminimit kundër grave 1979 dhe protokoli plotësues i saj, Konventa kundër torturës dhe trajtimeve a
dënimeve të tjera mizore, çnjerëzore ose poshtëruese 1984, Konventa për të
drejtat e fëmijëve 1989, Deklarata për eliminimin e dhunës kundër grave 1993,
Konventa ndërkombëtare për mbrojtjen e të gjithë personave nga zhdukja me forcë
2006, si dhe: Protokoli plotësues i Konventës për të drejtat ekonomike, sociale
dhe kulturore; Protokoli plotësues i Konventës ndërkombëtare për të drejtat
civile dhe politike; Protokoli plotësues i Konventës për eliminimin e të gjitha
formave të diskriminimit kundër grave; Protokoli plotësues i Konventës mbi të
drejtat e fëmijëve mbi shitjen e tyre, prostitucionin e fëmijëve dhe
pornografinë e fëmijëve; Protokoli plotësues i Konventës kundër torturës dhe
forma torturës dhe trajtimeve a dënimeve të tjera mizore, çnjerëzore ose
poshtëruese, etj. Pastaj edhe në nivele regjionale, siç janë: Konventa
Europiane e të drejtave të njeriut 1953, Konventa amerikane e të drejtave të
njeriut 1978, Karta Afrikane e të drejtave të popullit dhe njeriut 1986 etj.
Prandaj shtetet që
kanë rafitikuar aktet e tilla ndërkombëtare, kanë edhe obligime të caktuara që
dalin nga to, e mbi gjitha kanë obligim garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave
dhe lirive të njeriut pa asnjë dallim, përfshirë edhe mosdallimin gjinorë.
Kushtetuta e
Republikës së Kosovës neni 1, paragrafi 1, thekson se është shtet demokratik,
derisa asnjë vend në botën islame, nuk rangohet si vend demokratik, gjegjësisht
demokracitë a sistemet islamike, radhiten në fund të demokracive.
Vazhdon në nenin
7, paragrafi 1, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ku thekson se pos
tjerash rendi kushtetues, bazohen në demokraci, barazi, respektim të të
drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundim të ligjit, mosdiskriminim dhe
shprehimisht në paragrafin 2, theksohet barazia gjinore edhe në jetën politike,
ekonomike, sociale, kulturore dhe në fushat e tjera të shoqërisë.
Për të vazhduar në
nenin 8, i Kushtetutës, citoj:” Republika e
Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.”
Kurse në
Kushtetutën e Republikës së Kosovës, janë përfshirë dokumentet ndërkombëtare,
theksohen në nenin 22, shprehimisht:
-Deklarata
Universale për të Drejtat e Njeriut;
-Konventa
Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe
Protokollet e saj;
-Konventa
Ndërkombëtare për të Drejtat Civile e Politike dhe Protokollet e saj;
-Konventa për
Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas;
-Konventa për të
Drejtat e Fëmijës;
-Konventa kundër
Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të tjera Mizore, Jonjerëzore dhe
Poshtëruese.
Udhëzimi
Administrativ i MASHT, Nr. 06/2014, në neni 3, pika 1.13, ndalon uniformën
fetare.
Edhe Republika e
Kosovës, pos integrimeve Euro-Atlantike, prej nga merr obligim për respektim të
akteve ndërkombëtare të specifikuara më sipër, obligohet që aktivisht t’i
zbatoj, t’ia garantojë dhe mbrojë këto të drejta dhe liri.
Lënda fetare e
cilësdo fe, e ligjëruar nga një predikues fetar, është cënim i laicitetit,
pastaj duke e pa, sidomos predikimet islame, që cënojnë edhe rendin kushtetues
dhe të sigurisë së Republikës së Kosovës( kur flasin për sheriat, kalifat,
kundër demokracisë, kundër Perëndimit, kundër barazisë gjinore etj). Të
krahasuarit e mësimeve fetare në Europën Perëndimore, me mësimet fetare
islamike, janë jo të mundura, për shkak të përmbajtjeve që predikojnë. Si
shembull, merreni rastin që Serbia, i’a shkroi librat fetar islam, për nxënësit
Shqiptar në Luginë të Preshevës, ku atë lëndë fetare, ia predikojnë hoxhallarë
vehabi, e që shumë shpesh ka qenë alarmu Kombi yn për përmbajtjen e tyre.
Veshja është e
drejtë e çdo personi, derisa me atë nuk cenon sigurinë. Veshja e burkës, cënon
sigurinë publike dhe të çdo personi në afërsi. Maskimi i fytyrës vetëm në raste
të caktuara mund të tolerohet. Prindërit e kanë për detyrë të kujdesen për
veshjen e fëmijëve të tyre, në mënyrë që të ruajnë dinjitetin dhe integritetin
e tyre si dhe të ndihmojnë në zhvillimin e personalitetit të tyre. Vetëm sikur
të bëhet një eksperiment, të veshet një vajzë e shkollës fillore me shami a me
burka, çdo nxënës tjetër, do ta bulizonte, do ta etiketonte dhe do e shikonte
me habi.
Mos të harrojmë,
propaganda radikaliste, ekstremiste dhe terroriste islamike, nuk ndalet me kaq,
por gradualisht kërkon talebanizimin e Kombit tonë dhe Afganistanizimin e
Atdheut tonë. Sot, kërkojnë shaminë gjoja si të drejtë themelore, ashtu siç
kërkuan edhe lëndën islame në shkolla, pastaj xhaminë e Sulltan Erdoganit në
Prishtinë, pastaj refuzimin e integrimeve Euro-atlantike dhe riorientimin drejt
Lindjes, e kështu me radhë.
Madje detyrat e
qeverive dhe institucioneve të Republikës së Kosovës janë:
-Strategjia Kombëtare
Shqiptare për mbrojtje nga Instrumentalizimi i feve (veçanarisht islamizmit dhe
ortodokzimit). Në këtë Strategji do duhej përfshirë në nivel rajonal shtetet:
Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës, Republika e Maqedonisë së Veriut
dhe ajo e Malit të Zi, duke i kushtu interes të veçantë, mbrojtjes së mërgatës
Shqiptare kudo në botë.
-Detalebanizimi i
Institucioneve, bërja realitet e laicitetit, sepse islamizimi, talebanizimi
është alarmant.
-Kontrollin e
financimeve dhe veprimtarive të OJQ-ve që kanë lidhje me islamin politik,
gjegjësisht ndërprerjen e financimit apo ndalimin e instrumentalizimit të tyre.
-Ndalimin e
rrymave radikale islamike vehabiste, erdoganiste, Shiite(irakiane), sllavofile.
-Përafrimi me
kornizën ligjore të BE-së ku aspiron të integrohet, e ku përfshinë:
-Inkriminimin
ligjor, ndjekjen dhe gjykimin e disa qindëra rasteve për propagandë të
terrorizmit islamik dhe atij ortodoks serb.
-Ndalimin e
zhurmave akustike, gjegjësisht terrorizmit islamik akustik, pra çështja e
ezanit, nuk duhet të dëgjohet jashtë objekteve fetare.
-Ndalimin e
veshjeve asimiluese të huaja( Abaja-veshja kombëtare arabe që hoxhallarët
aludojnë si veshje islame; veshjeve fetare turke a boshnjake etj), me qëllim të
mbrojtjes së Kulturës vendase.
-Inkriminimin
ligjor të maskave, qofshin ato fetare( burka etj). Burka ndalohet apo është në procedurë ndalimi mes të
tjerash në këto shtete: Australi, Kanada, Austri, Francë, Belgjikë, Spanjë,
Gjermani, Holandë, Danimarkë, Egjipti, Zvicrra, Italia, Norvegji, Suedi, Çadi,
Kameruni, Nigeri, Gaboni, Bullgari, Turqi, Izrael, Tunizi, Letoni( është ndaluar vetëm për 3 raste që kanë hy me burka në këtë
vend), Kinë, Mijanmar, SHBA, Meksikë etj.
-Respektimi dhe
garantimi i barazisë gjinore, krijimi i kuotave 50-50%, në çdo institucion
publik. Ndjekja penale, administrative etj, ndaj rasteve të cënimit të barazisë
gjinore.
Prandaj lufta për
t’i mbrojtur të drejtat dhe liritë e femrës Shqiptare, për t’i avansu ato në
çdo aspekt, ashtu siç edhe në Ilirinë antike, ishin plotësisht të barabarta, e
edhe më të barabarta të jenë edhe sot, janë e vetmja rrugë e Shpëtimit të
Ardhmërisë tonë.
Më: 10.08.2022
Skender
Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet
e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin
komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi
i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master
drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.