| E marte, 09.08.2022, 04:48 PM |
Blerim Rrecaj
MELODI E NDËRPRERË
Prag
vere është
Zhurmë
e rëndë e automjeteve
Shpesh
ndërpret
Këtë
këngë gjinkallash
SONTE NGA BALLKONI
Në
këtë natë fillimvere
Hëna
hedh pluhurimë drite
Edhe
mbi reklamën: Exclusive Light
BUQETA KALLINJSH
Ec
arës së korrur me grurë
Nëpër
sërrnishtë shkrap-shkrup
Shkrap-shkrup
Dhe
i dua këto buqeta me kallinj
Që
si lule qëndrojnë në këmbë
MUZG FUNDKORRIKU
E
purpurtë e mahnitshme qielli
E
larë në ar
Më
pëlqen po ashtu
Kur
të sodis nga verandë e lartë
LULEDIEJT
Lulediejt
që tërë ditën e lume
Morën
rreze nga dielli
Tash
këtë natë të lume
Marrin
rreze hënë
Dhe
pika drite nga yjet
LARG E LART
Lypeten
madhështor e modest
Të
shoh nga larg
Dhe
më sheh
Dukshmëri
e lartë e kësaj dite
Na
magjeps
Na
deh
VRANËSI VERE ME SHI
Nën
dush
Kjo
ditë gushti
Lahet
e lahet
Shkumë
shamponi
Noton
mbi asfalt
NATË GUSHTI
Hëna
dhe yjet
U
kacavarën për qiell
Si
lule nëpër vazo
Me
litar e penj
Këndojnë
bulkthat
E
padukshëm
Fshehur
nëpër bar
Fëmijët
luajnë
Jo
fshehtas
Por
me top
Në
mes arash
Në
këtë livadh
SHKUNDJE
Pothuajse
fundgusht
Natë
Dalim
e shkundim
Këta
drunj flokëkuqrremtë
Mbushur
me trumcakë
PESHKU MBI ASFALT
Derisa
fëmijët ndalin lojën
Për
t’u dhënë ujë
Ca
qeve të uritur
Pas
një dite plot vapë
Një
peshk i madh
Shfaqet
i pikturuar në qiell
Ndërsa
veturat nën të shkojnë me vrap
MALL PËR ÇASTE TË
SHKUARËS
Ndonjëherë
Të
merr malli
Për
çaste të shkuarës
Si
për këtë copë dite
Qiellhirtë
vere
Ku
nga çasti në çast
Pritet
të vije shi
Për
të prekur murin e xhamtë
Të
këtij kati të epërm restauranti
Me
një kënd mozaiku lojërash
Për
fëmijë