| E hene, 01.08.2022, 07:59 PM |
KOHA ERDHI SHQIPËTARËT
TA DUAN SHQIPËRINË
NGA
KALOSH ?ELIKU
Historikisht,
shqiptarët i kanë bërë shtete popujt tjerë, por jo edhe popullin shqiptar.
Turqia me pashallarë, agallarë dhe bejlerë shqiptar e pushtuan Ballkanin. Dhe,
përderisa i kishte shqiptarët me vete, e kishte edhe Ballkanin e sundoi pesqind
vite. Edhe, atë pa shkolla shqipe, shtet shqiptar. Skënderbeu, si strateg lufte
i siguroi pushtet në Ballkan. Turqisë, Sami Frashëri i krijoji gjuhë letrare
turke. Rilindasët, letërsi. Ataturku, shtet modern.
Dhe, përderisa
Turqia i kishte shqiptarët me vete e sundoi Ballkanin me shekuj. Skenderbeu, qe
ai i pari që i priu luftës për Shqipëri. Edhe, më pas edhe Rilindasët shqiptar.
Vaso Pashë Shkodrani në Egjipt. ?ajupi në Kajro.
Asdreni me shokë në Rumuni. Arnautët (shqiptarët) me Universitet në Siri, si
artistë, novelistë, poetë, shkrimtarë, kritikë letrar dhe dramaturgë.
Kryengritja e Dervish Carës dhe çlirimi i Shkupit (1843 - 1844). ?lirimi i Shkupit dhe ngritja e flamurit
kombëtar nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Isa Boletinit, Idriz
Seferit, Mehmet Derallës, Bajram Daklanit etj. (1912). Ismail Qemali me
shpalljen e pavarësisë në Vlorë (1912).
Moti kohë e kanë
thënë Rilindasët shqiptar: ?ajupi në një poezi edhe e ngre zërin:
Jam Sulltan, mbret i v?rtet?,
Shoq t? tjer? s’kam n? jet?;
Gjak?tor e zem?rderr,
Nga frika m? b?jn? nder.
............................................
Kesh? kompn’e Shqip?ris?
Direk i gjith? Turqis?,
Pse s’m? priti sa t? vdes?,
Pa t? m? dil i pabes?!
Me Shqip?ri t? luftonem
Kam frik? mos turp?ronem,
Kam frik? nga Sk?nderbeu
Mos dal? prap? nga dheu!...
Ose, Vaso
Pashë Shkodrani nga Egjipti:
Shqyptar', me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër nji qind çeta jeni shpërnda;
Ca thonë kam fè ca thonë kam din;
Njeni: "jam turk", tjetri:"latin"
Do thonë: "Jam grek", "shkje" -disa tjerë,
Por jemi vllazën t'gjith more t'mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
………………………………………….
Çoniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Filip Shiroka nga Libani, Misiri e Kairo:
………………………………………………..
Nji natë, n’javën, rash në shtrat me fjetë,
Zembra, m’ish helmue, gjumi m’kishte tretë,
Mejtoshe ç’po vuejnë tash burrat e Shqypnisë
Prej disa halldupve n’sherbim t’qeverisë.
……………………………………………..
-Ç’ke bre bir - m’thotë - Ç’ke me mue,
Qi m’ke sha e m’ke trazue?... -
-m’ndiei, o plak - thaçë, gabim ke!-
-Nuk t’kam sha as s’di kush je!-
Nuk po m’njeh - tha - m’shiqo mirë:
Jam Adami plak, bre birë!-
……………………………………..
-Po baj çudë - tha - me t’vërtetë
S’po di, Eva ku i ka gjetë,
Kta tradhtorë të patynzonë
Qi turpnuene emnin t’onë;
E… me idhnim briti tue thanë:
“Farës s’ime kta nuk janë!”
Se… me kenë t’ont - tha - tue qa
Gruen kisha tash m’e nda!...
Por kta njerz kanë le ma vonë
Prej Kainit t’patynzonë,
Qi ka mbytun vllan e vet,
Vret mallkimi i Perëndisë,
Qi turpnon para njerzisë!
Gjergj Fishta nga Shkodra e Bosnia:
Ju rrugaça e sallahana
Vagabonda e shakllabana,
Rriqna t’ndyet, mikrobë të kqi,
Qi të mjerës moj Shqipni
Kthjelltë hi i keni në mushkni,
Pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
Po der kur, bre batakçi!
Bre coftina, ka kalbë mbi dhe! -
Der kur ju, tu’ u tallë nëpër ne,
Do t’na qelbni fis e atdhe?
Ah! bre ju… nuk dij shka u kjoftë,
Sa tash ma jemi tue u njoftë,
Se kush jini e se shka jini,
Se kah shkoni e se kah vini,
Plang e shpi se kah i kini
E sa pare u ban ju gjaku:
Se për ju, po, duhet laku.
…………………………………………..
Ani kush, pra, me i pri kombit
Ju, do pyka bijtë prej llomit
Qi “Shqiptarë” vedit thoni,
Jo pse ju Shqipninë doni.
Jo pse ju ndo’i send kuptoni
Shka asht Atdheu e shka asht Lirija.
Shka asht Vllaznija e Parasija
Përparimi e Qytetnia.
Por, veç pse ende der më sot
Një tyran s’po e gjeni dot.
Nën kambë t’cilit ju me u shtrue,
Se un ma tash jam regjë me jue.
E jau njof shpirtin der m’palc:
Pleh i ndytë, me u bartun m’shkalc
E me u qitë jashta Shqipnije…
Ali Asllani nga Vlora :
Hani, pini dhe
rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek' ju gjeti dreka,
milionier' ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni,
mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t'ju
përgjigjet: peqe, lepe!
.....................................................................................
Hani, pini dhe rrëmbeni,
është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrëmbeni, ësht'
bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni
gjith' aksione, monopole,
ekselenca dhe shkëlqesa,
tuti quanti come vuole!
Grand Kordon i zotris'sate,
që në gji të kan' vendosur,
ësht' pështyma e gjakosur e
atdheut të veremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur,
duke hequr nderin zvarr',
ësht' trikëmbshi që përdita
varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç,
u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë
e vjell e zë e leh!
E na tunde, na lëkunde,
nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me
shok' të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që
për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse
i the dy fjal' në vesh!
Koha dridhet e përdridhet,
do vij' dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem' e kalbur
doemos jasht' do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet,
prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë
veç se vul' e zezë në ballë!
Mirpo ju që s'keni pasur as
nevoj' as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju
i thatë armikut: "Peqe!"
Që të zinit një kolltuk, aq
u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut
vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet,
vetëm titulli ju kihet…
Teksa fshat' i varfër
digjet… kryekurva nis e krihet!
Dallavera nëpër zyra,
dallavera në pazar,
dallavera me të huaj,
dallavera me shqiptar'
Vetëm, vetëm dallavera, dhe
në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti,
që ju ngopi, që ju dendi!
Dhe kujtoni tash e tutje me
të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e
zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri
përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po
Atdheu i shqipëtarve!
Fan Noli nga Amerika:
Ç'thot' ajo e ve e gjorë,
-Mbretëreshë pa kurorë-
Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar,
Shpirt e zëmër përvëluar;
Gjysm' e vdekur: "O Shqiptarë,
Nënës mos ia bëni varrë!"
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n'Amerikë.
Qan e lutet Nën' e mjerë,
Kërkon vatrën edhe nderë,
Do lirinë dhe atdhenë,
Si ç'e pat me Skënderbenë,
Bijt' e besës thërret pranë.
Kur i thirri dhe s'i vanë?
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n'Amerikë.
……………………………..
Sa kërkon e sa të duhen?
Burrat nga detyra s'ndruhen!
Trim i mirë do të japë,
S'kursen jetën as paratë;
Hithni, hithni tok dollarë,
Të mos mbetemi të sharë.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë.
Se ke djemtë n'Amerikë.
………………………………...
Armë dhe fishekë mblithni,
Qesen edhe shpirtin hithni:
Për lirin' e vëndit t'onë,
Sot -se nesër është vonë-
Jepni, Nënën të shpëtoni,
Komb e vatra të nderoni.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n'Amerikë.
Edhe, Sot:
Shqiptarët vazhdojnë të ndërtojnë shtete në Ballkan. Dje, Jugosllavinë e shokut
Tito. Sot, Maqedoninë e Veriut po e bëjnë shtet, pa shqiptar dhe gjuhë shqipe.
“Maqedonasit”, kur nuk e duan vetë si shtet. Megjithatë, e duan shqiptarët.
Shqipërinë duke e ndarë me kufinj politik copë - copë nëpër disa shtete në
“Ballkanin e hapur”.
Koha erdhi, siç
duket: shqipëtarët, ta duan Shqipërinë...