Mendime » Dardani
Ilir Dardani: Pavdekesia e ferrit komunist!
E diele, 21.12.2008, 10:00 PM
Pavdekesia e ferrit komunist!
90% e shqiptareve ishin te persekutuar. 10% kriminele ordinere qe shkelen me te dyja kembet te drejtat e njeriut, te udhehequr nga sistemi barbar, i krijuar nga armiqte historike te shqiptareve dhe nga kryemonstra Enver Hoxha.
Cili nga ky 90% nuk kerkon hapjen e dosjeve dhe denimin, te pakten moral te barbareve komuniste?
Cili nga ky 90% nuk ndjehet i poshteruar, kur, edhe sot pas 20 vjetesh komunistet jane politikane dhe mbajne poste te larta ne gjykata e kudo?!
Ne emer te kujt flasin disa opinioniste, te cilet shprehen se ‘’asnje ish i persekutuar nuk kerkon denim, qofte edhe moral’’?!
Nga Ilir Dardani
Duket sikur Shqiperia paska qene nje vend perrallor me nje popull te lumtur. Duket sikur nuk jane internuar, denuar e ekzekutuar mijera pa bere asnje krim! Duket sikur shqiptaret nuk u mjeruan duke u perdorur si kafshe, pune derrmuese ne kushte primitive, lecka e buke thate per 45 vjet!
Nuk ‘’duket sikur’’, por eshte realitet: ne Shqiperi nuk ka politikane demokrate, por komuniste, nese nuk i ka perpire ferri akoma dhe bij komunistash nese jane ne pritje te ferrit!
Eshte akti me normal te bote te hapen dosjet dhe te behet zyrtar mjerimi i Shqiperise.
Ramiz Vampiri dhe Nexhmije Kucedra nuk reflektuan asnjehere, nuk kerkuan ndjese asnjehere, per krimet e pashembullta qe kane bere! Kjo eshte drejtesia shqiptare, por keta jane edhe shqiptaret, te cilet njeri – tjetrin e vrasin kot, por komunistet qe i kane masakruar iken pa ferre ne kembe!
Ne s’kemi as viktima! Nje pjese kane arritur te shkruajne nje poezi e disa tregime, duke treguar vuajtjet e tyre, por shumica e atyre qe jane shkelur nuk jane shkrimtare, as gazetare, por heshtja u eshte imponuar ne pikellimin varferi. Nuk shfaqen askund, nuk protestojne! Ne fakt protesta duhet te ishte kombetare sepse nga ai sistem kane vuajtur shumica e shqiptareve!
Sot komunistet kercenojne se nese largohen gjykatesit, te cilet kane denuar ne menyre monstruoze qytetaret shqiptare, sistemi i drejtesise shkon drejt krizes! Thua, asgje nuk paskemi ‘’prodhuar’’ pas renjes se komunizmit zyrtar dhe keta monstra duhet te na gjykojne perseri?!
Kisha degjuar edhe me pare, por tani eshte zyrtare qe babai i Edvin Rames eshte nje nga nenshkruesit e aktit barbar, ekzekutimin e poeteve Blloshmi, Leka e Nela (ka me shume se kaq!). Ne nuk jetojme me ‘’kanun’’ qe te kerkojme gjakun tek Rama, por ky duhet te pastroje veten nga krimet e babait dhe te kerkoje ndjese publikisht.
Ky ‘’opozitari’’ le qe nuk kerkon falje, por kerkon qe me c’do kusht mos te zbulohen monstrat bashkepunetore te sigurmit!
Cili shqiptar i ndershem mund te votoje Ramen & CO kur vazhdon traditen e te atit, duke lenduar ata qe jane gjalle, te cileve jeta e vetme qe kane u shkoi ne ferr, si dhe duke lenduar ata shpirtra te pafajshem qe presin drejtesi.
Diana Culi ishte vetem 25 vjece kur ‘’prezantoi’’ per pushkatim poetet librazhdas. Edhe Rama ishte ne moshe per te bere krime te tilla! Mos valle fshihet dicka me shume se aq sa thame me lart?!
Sali Berisha, per here te pare ne karrieren e tij politike duhet te tregohet vizionar dhe te perdore edhe prefesionin e tij te (c)preferuar, mjekun dhe te sheroje ne nje fare menyre mijera jete e shpirtra.
Shqiptaret po presin! Kane kohe qe presin dhe nese i zhgenjen edhe kete here, te presin karrieren pergjithmone duke votuar komunistet, njekohesisht shuhen pergjithmone shpresat e shqiptareve per drejtesi!
Kete duhet ta besh sepse eshte njerezore ne radhe te pare, por edhe sepse te duhen votat e shqiptareve.
Kjo rruge e drejte te kryen dy pune. Beje!
Disa zera te vobektesh evropiane te blere nga socialisto-kumunistet, apo disa qe Sali Berishen nuk e pelqejne per mentalitetin anadollak qe ka, na udhezojne se duhet rishikuar mire dhe te jete nje proces i gjate ky i dosjeve!
Kur ne Shqiptaret masakroheshim, keta evropianet nuk ja ndjenin aromen gjakut tone dhe duhet ta kuptojne se kjo eshte nje ceshtje brenda vendit tone dhe se nuk duam mend, per dicka qe e di edhe cdo shtaze se krimi duhet zbuluar e ndeshkuar!
Sic duhet te bejne disa nga evropianet qe fusin hundet vend e pavend, duhet te bejne edhe disa nga shqiptaret e Dardanise dhe ta mbyllin sqepin se dhimbjen e trupit tone e kemi ndjere dhe e ndjejme vetem ne qe e kemi perjetuar ferrin komunist!
Nese do dale nje shqiptar nga Shqiperia e te flase pozitivisht per monstren Miloshevic, atehere hapeni sqepin!
Qe nga ekonomia deri tek sporti ‘’i rendomte’’ i futbollit ne vazhdimisht pozicionohemi ne vendin vendin qe s’duhet te jemi, te fundit!
Edhe me dosjet, si gjithmone, shqiptaret me mjeranet e mundshem!
Me shume veshtiresi u ndame praktikisht nga
Mos valle jemi bijte e se keqes, e cila (e keqja) eshte si uji per peshkun, qe s’jeton dot pa te?!
Gazetat, keto zhgarravina shqiptare, jane hedhur ne sulm per te mbrojtur politiken komuniste te PS-se, e cila eshte kunder cdo hetimi te se kaluares, pasi jane te inkriminuar pothuaj te gjithe zyrtaret kryesore te kesaj partie famekeqe!
Ky shkerdhatacion eshte i papare! Ne vend qe te perkrahet qeveria per kete nisme, edhe pse e vone, eshte e domosdoshme, keta mjerane, bastarde te enverit, bejne te kunderten! Sy-qorrazi sulmojne gjithcka, pa marre parasysh se kjo eshte vdekje e dyfishte per eliten shqiptare dhe shqiptaret e thjeshte!
Te gjitha vendet e tjera, pa asnje perjashtim e kane percjellur per ne varr komunizmin, ndersa ata qe e krijuan dhe e mbajten gjalle i kane larguar nga arena politike dhe denuar ne baze te krimeve qe kane bere!
Ne jo ne, sepse mbetemi populli me i vecante ne Evrope dhe kjo ‘’vecantia’’ na vlereson si popullin me elite ne kontinent ose na c’vlereson si popullin me te humbur!!!
P.S. Sali Berisha, tek Edison Ypi kam kopjuar dicka, te cilin ai e shpreh nga vreri qe ka per poshtersine e anti-njerezine:
Nese nuk denon komunizmin, uroj te perfundosh cope e grime ne ndonje perrua dhe as kockat mos te te gjenden kurre!!!