| E enjte, 28.07.2022, 06:58 PM |
Përkujtimore në 96 - vjetorin e lindjes dhe 4-vjetorin e vdekjes
Prof. Dr. Nikollë Ujkaj,
pedagog me kulturë të gjerë dhe njohuri të thella  profesionale
Nga
Gjekë Gjonaj
Më 16  janar të këtij viti janë mbushur  katër vite  
të  ndarjes nga jeta, në moshën
92-vjeçare   të bashkëvendësit tim, Prof.
Dr. Nikollë Ujkaj, njëri ndër 
pedagogët  më të njohur nga
Malësia e Madhe në Universitetin e Prishtinës. Për  punën e tij të palodhur  shumë produktive ,  shkencore 
dhe  kontributin e tij të
jashtëzakonshëm  dhe të çmuar në qarqet
shkencore në Kosovë dhe më gjerë  për fat
të keq   dihet fare pak, ashtu siç ndodh
me  shumë personalitete tjera shkencore
nga Malësia , të cilët  pjesën më të
madhe ose krejt veprimtarinë e vet e kanë ushtruar larg vendlindjes,
jashtë  Malit të Zi, në Kosovë,  Shqipëri 
e shtete tjera.
Fatin  e hidhur të 
shumë  figurave të  shquara shqiptare të cilët që nga fëmijëria e
hershme  u detyruan të lënë familjen dhe
trojet stërgjyshore   të shkollohen,
arsimohen dhe të  punojnë larg
vendlindjes e pati edhe  Nikollë Ujkaj, i
cili u lind në vitin 1926 në  fshatin Cem
të Trieshit,  në një familje të
njohur  trieshjane ( shqiptare) nga
fshati Bëkaj të  Trieshit. Babai tij
Sokol Luci  Ujkaj ( 1888-1955) , ka qenë
ndër të rrallët malësorë të 
shkolluar  të asaj kohë. Ai ka
kryer shkollën e    oficerëve në Cetinë
dhe ka pasur  gradën kapedan i
klasit  të parë. Ishte  organizator 
dhe pjesëmarrës i luftës kundër ushtrisë turke  në vitin 1912 me malësorët ( shqiptarët) në
Malësi, në rrethimin e Shkodrës, në Kosovë dhe vende të tjera.
Shkollimi
fillor i mesëm dhe universitar
Prof.Dr. Nikollë Ujkaj u
shkollua jashtë vendlindjes  dhe  gjirit 
familjarë. Shkollën fillore e përfundoi me sukses të shkëlqyer në
fshatin Rahojë  të Kuçit në gjuhën jo
amtare.   Me të njëjtin përkushtim  dhe 
sukses  kreu gjimnazin në
Tivar,  prej ku vazhdon mësimet    dhe studimet  në Prishtinë (Kosovë), në Nish (  Serbi) , në Shkup ( Maqedonia e Veriut), në
Beograd ( Serbi) dhe në Romë (Itali).
Nga viti  1952-54  
përfundoi studimet si  student i
gjeneratës në  Shkollën e Lartë
Pedagogjike  në Nish – dega  Gjeografi-Histori . Në vitin 1960 u
diplomua  në Fakultetin e Shkencave
Natyrore, në Shkup në Katedrën e Gjeografisë .  
Në vitin  1967   përfundon studimet pasdiplomike  në Fakultetin e Shkencave Natyrore në
Beograd, në , në të cilin  mbrojti edhe
magjistraturën  në lëmin e turizmit
“  me temë “ Komuna dhe Turizmi” . Po në
këtë universitet mbrojti tezën e doktoraturës 
me titull “ Valorizimi ekonomik i mundësive potenciale të zhvillimit të
turizmit në regjionin e Pejës”  në vitin
1973”.
Në vitin 1984  qëndron në Romë  të Italisë , si bursist i qeverisë italiane,
ku  gjurmoi dhe    projektoi  
punimin shkencor” Zhvillimi i turizmit 
në Itali dhe mundësimi  i
planifikimit të ofertës turistike të Jugosllavisë në tregun italian”.
Kontributi  dhe aktiviteti i tij  profesional dhe shkencor
Prof. Dr.   Nikollë Ujkaj  gjatë punës dhe karrierës të tij  të suksesshme afro dyzet vjeçare ka  ushtruar  
detyra të ndryshme  dhe ka mbuluar
pozita  të rëndësishme  në disa institucione  me rëndësi në Kosovë, Serbi e Maqedoninë e
Veriut dhe në Tuz ( Malësi). Ka punuar 
si sekretar dhe edukator në Gjimnazin e Prishtinës dhe  në Drejtoratin Krahinor për Arsim dhe
Kulturë.  Ishte njëri prej themeluesve
të  Bibliotekës Krahinore, e cila me
themelimin e Universitetit të Prishtinës u shndërrua në Bibliotekën
Universitare.  Ka punuar  si mësimdhënës  në Shkollën Ekonomike në Prishtinë dhe në
Shkollën e Lartë Komerciale në Pejë . 
Një vit shkollor ka punuar edhe në 
Shkollën Fillore “ Mahmut Lekiq” në Tuz, pastaj në Shkollën Fillore “
Liria” në Shkup, ndërsa në vitin 1963 zgjidhet  
si  ligjërues  në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë dhe
pastaj gradualisht avancohet  si
ligjërues i lartë, prof.inordinar dhe prof. ordinar. Në këtë universitet ka
dhënë lëndën  “ Ekonomika e Turizmit”. Ka
qenë shef katedre  për degën ekonomike të
këtij fakulteti. Njihet si pedagog me kulturë të gjerë dhe njohuri të thella profesionale
.
Prof. Dr. Nikollë Ujkaj ka
qenë i angazhuar edhe  në organizata
turistike të  Kosovës, Serbisë  dhe  Jugosllavisë.
Ka qenë anëtar i  Lidhjes Turistike të
Kosovës, Serbisë dhe  i sesionit  të punonjësve shkencorë  në turizëm 
pranë  Lidhjes Turistike të
Jugosllavisë.     Në të gjitha këto
detyra  me rëndësi shoqërore dhe
qeverisëse me përgjegjësi  dhe  me përgjegjësi ai  derdhi tërë energjinë  e vet intelektuale e kombëtare e derdhi
në  të mirën e institucioneve ku ka
punuar. Ishte autor i afro 50 punimeve shkencore , të cilat i ka botuar në  revista të ndryshme   më të njohura të asaj kohë, si: “ Rilindja”,
“ Përparimi” ( Prishtinë),  “ Štampa”
e  Beogradit e të  tjera.
Me punën e tij të palodhur
shumë produktive dhe shkencore, me mendjen e tij prodhuese e origjinale të
shkencëtarit la vulën e vet për kohën në të gjitha vendet ku ka punuar dhe
vepruar. Për kontributin e tij të madh në fushën arsimore dhe shkencore  është dekoruar me Medaljen për Punë me Kurorë
të Artë  nga Kryesia e Republikës Federative  Popullore 
të  Jugosllavisë dhe  me Pllakatën 
e Artë nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës .
Largimi
nga Universiteti i Prishtinës
Duke e ditur  dhe vlerësuar Fakultetin Ekonomik  të Universitetit të Prishtinës  si institucion të rëndësishëm  arsimor , kulturor dhe  shkencor në Kosovë, për popullin
shqiptar  Prof. Dr. Nikollë Ujkaj , tërë
potencialin  e vet intelektual e vuri në
shërbim të  këtij fakulteti dhe
kontribuoi në afirmimin dhe rritën e tij. 
Gjithmonë, që nga ditët e para të punës së tij në universitetin e
Prishtinës  qëndroi pranë  tij , u ngarkua me punë e obligime, por edhe
hapte detyrime e angazhime për të tjerët, me qëllim të  përparimit shkencor dhe mbrojtjes së
këtij   institucionit  të cilin e donte  shumë, posaçërisht në periudhën më të
vështirë dhe më dramatike të jetës dhe të rritës së tij, siç ishte periudha e
pas vitit 1990 e këndej, kur Serbia u vërsul me të gjitha mjetet dhe metodat
për zhbërjen e tij dhe për zhbërjen e arsimit dhe kulturës shqiptare në
përgjithësi, siç do ta vërtetojnë ngjarjet në vijim, sidomos dhuna, terrori dhe
gjenocidi shtetëror serb i vitit 1998/1999 ndaj popullit shqiptar të Kosovës.
Profesor doktor Ujkaj ,
sikur të gjithë  kolegët e tij shqiptarë
në Kosovë e kishte të qartë se Serbia komuniste ishte duke u përgatitur për një
fushatë të egër ndaj shkollës shqipe në përgjithësi dhe Universitetit të
Prishtinës në veçanti.  Ai përjetoi
çaste  të vështira  nga metodat e 
më të vrazhdët  e brutale të
regjimit okupues serb të Millosheviqit, terrorit  policor ushtarak  mbi rininë shqiptare të  Kosovës, mbi shkollën shqipe dhe  vlerave të ndritshme të  popullit shqiptar.   Në këto rrethana të tmerrshme  të dhunës dhe shkatërrimit të  të të gjitha themeleve të shkollës shqipe, të
cilat  ishin bërë  halë në sy për  forcat 
pushtuese serbe, të cilat universitetin e Kosovës  vazhdonin ta quajnë  “bastion, kështjellë, vatër…” e nacionalizmit
dhe seperatizmit shqiptar, e  përjashtuan
atë  nga puna, në vitin 1991 bashkë me
profesorët e tjerë shqiptarë  të
Universitetit të Prishtinës. Pas pensionimit 
kthehet afër vendlindjes  në Mal
të Zi, në Budvë bashkë me bashkëshorten, vajzën dhe  mbesën. 
Gjatë qëndrimit të tij në këtë qytet bregdetar  angazhohet për të dhënë kontributin e tij  profesional e shkencor  në Shoqatën 
“ Adhuruesit e lumit Cem” , e cila kishte për qëllim mbrojtjen ruajtjen
dhe valorizimin e këtij margaritari të natyrës, ku ai ruante  kujtimet e para të jetës së tij. Vdiq më 16
janar 2028,  ndërsa  u varros në varrezat familjare në Cem të
Trieshit.