| E diele, 24.07.2022, 07:49 PM |
Deklaratë e Partisë Demokratike:
24 korriku, dita e
instalimit të monizmit të plotë të Edi Ramës në Shqipëri
24
korriku i vitit 2022 do të gdhendet me germa të zeza në muret e kohës si një
ditë fatkeqësie kombëtare për demokracinë dhe liritë e shqiptarëve.
Sot,
me inaugurimin e Presidentit socialist, pas 32 viteve, në Shqipëri rivendoset
monizimi i plotë.
Nga
sot, Edi Rama dhe partia e tij shtet, kontrollojne mbi 99% të pushteteve në
Shqipëri. Ata kanë të përqendruar në duart e tyre 11% pushtet më shume se sa
kontrollonte në 1991 Ramiz Alia, diktatori i fundit komunist i Shqipërisë.
Sot,
për herë të parë në 31 vite, në Shqipërinë moniste, në pushtetin ekzekutiv të
vendit, të gjithë qeveritarët qendrorë ministrat, zëvendës ministrat,
sekretarët e përgjithshëm, drejtorët, punonjësit, janë vetëm të një partie,
dmth të partisë shtet të Edi Ramës.
Sot,
pas 31 viteve, të gjithë qeveritarët vendorë dhe të gjithë këshilltarë vendorë
të vendit janë të një partie, dmth të Partisë (shtet) Socialiste.
Po
kështu, për herë të parë pas 31 viteve, Presidenti i Republikës, të gjithë
drejtuesit e institucioneve kushtetuese apo të ngritura me ligj, janë vetëm të
një partie, partisë-shtet.
Sot,
falë pseudoreformës sorosiane të drejtësisë, që shndërroi drejtësinë e vendit
në degë të ekzekutivit socialist, të gjithë drejtuesit e institucioneve
kryesore të drejtësisë, KLGJ, KLP, ILD, çdo prokuror, çdo hetues, sikundër dhe
çdo gjykatës Fakti apo Apeli, gjykatës në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese,
përveçse njërit, janë, që të gjithë, të përzgjedhurit dhe në tërësi të
emëruarit e Edi Ramës dhe partisë-shtet.
Sot,
si asnjëherë në 31 vite, kreu i partisë-shtet, Edi Rama, pasi e mori peng, bën
në parlament, para shqiptarëve dhe botës, lojrat e turpshme me fasadë opozitën
dhe shtyp në mënyrë antikushtetuese të drejtat legjitime të opozitës së
vërtetë.
Sot,
në Shqipërinë moniste partia shtet, me klientelën dhe oligarkët e saj,
kontrollon plotësisht ekonominë, financat dhe çmimet e energjise, ushqimeve dhe
shërbimeve të qytetarëve.
Sot,
të gjitha mediat e mëdha, dhe në tërësi 95% e mediave të tjera, kontrollohen
nga partia- shtet dhe kreu i saj.
Partia
Demokratike deklaron se, me vendosjen sot të monizmit të plotë në Shqipëri,
kanë rënë rendi demokratik, kushtetues dhe vetë Kushtetuta, që garanton
kontrollin dhe balancën e pushteteve.
Me
këtë rast, rikujtojmë se Edi Rama mori pushtetin nga një koalicion në të cilin
Partia Demokratike, si partia më e madhe qeverisëse në dy mandatet e saj,
kontrollonte nga 37% në vitin 2005 në 48% në vitin 2013, të pushtetit të
vendit. Pasardhës i bllokmenëve hoxhistë demonë të pushtetit, Edi Rama, në
traditën e tyre, shtriu nga viti në vit duart e tij të zeza gjersa arriti të
rivendosë sot, me zgjedhjen e Presidentit të tij, monizmin e plotë në Shqipëri.
Edi
Rama, i etur pafundësisht për pushtet personal, për pasurimin e tij arriti të
rivendosë monizmin pas 30 viteve pluralizmi në Shqipëri. Ai e relizoi këtë para
së gjithash, dhe mbi te gjitha, duke kontrolluar votën e shqiptarëve me:
1-perdorimin
per këtë qellim të gjithë pushtetit të tij;
2-me
drogën dhe krimin, duke instaluar në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm
në Europë;
3-me
patronazhistët e vet, shumë prej tyre janë sjellur si terroristë të kuq;
4-duke
mbjellë frikë dhe terror, nëpërmjet arrestimve masive për çështje civile, gjer
në 38 mijë qytetarë në vit, dhe duke larguar nga vendi, vetëm katër vitet e
fundit, 540 mijë shqiptarë;
5-
duke ushtruar dhunë mbi lirinë e fjalës dhe rikthyer censuren, por kryesisht
autocensurën;
6-duke
vjedhur dhe varfëruar në mënyrën më të pamëshirë dhe të papërmbajtur, në
dogana, tatime, tendera, prokurime, koncesione e PPP, qytetarët shqiptarë, si
kurrë më parë në historinë e tyre;
7-duke
patur mbështetjen e fuqishme të mafias së George Soros-it, këtij armiku të egër
të demokracisë dhe interesit kombëtar të shqiptarëve.
Partia
Demokratike deklaron se, në historinë e njerëzimit, monizmi ideologjik, fetar,
apo i bazuar në drogën dhe krimin, u ka sjellë kombeve dramat më të mëdha në
tërë ekzistencën e tyre. Më mirë se çdo komb tjetër, pasojat shkatërrimtare të
monizmit i kemi provuar ne shqiptarët.
Për
të gjitha këto: Partia Demokratike dhe Fronti i Shpëtimit të Shqipërisë
angazhohen dhe konsiderojnë se liria, demokracia, qenia, identiteti dhe kultura
shqiptare janë në një rrezik ekzistencial dhe, zotohen se do të bëjnë gjithçka,
së bashku me të gjithë shqiptarët, për shpëtimin sa më parë të Shqipërisë nga
monizimi i partisë-shtet të Edvin Ramës, duke i rezervuar atij fatin e monizmit
të parë.
https://www.facebook.com/SaliBerisha