| E enjte, 21.07.2022, 08:00 PM |
SI U NDAVA ME GRUAN TIME
(Barcoleta politike - erotike)
NGA KALOSH ?ELIKU
(GJENIU NË “DEMOKRACI)
(Intervistë nëpërmjet telefonit)
Gjatë kohë u menduam se me cilin të
bëjmë intervistë. Vështirë e kishim të përcaktoheshim se cilit profesion duhet
t’i përkasë: politikanit, shkencëtarit, letrarit, muzikantit, profesorit,
analistit politik… Më në fund erdhëm në përfundim, se: prej të gjithë këtyre
profesioneve, më i denjë është ai i GOMARIT…
“ZEKTHI”: Prezentohuni ju lutem!
GOMARI: Gomari me dy veshë përpjetë.
“ZEKTHI”: Profesioni?
GOMARI: Muzikant, politikan,
shkencëtar, regjisor, shkrimtar, mjek, aktor, profesor, analist politik…
“ZEKTHI”: Vendlindja juaj më e dashur?
GOMARI: Kumanova. Kërçova e Gostivari.
“ZEKTHI”: A keni marrë pjesë në ndonjë
miting?
GOMARRI: Po, në Shkup dhe në Tetovë.
“ZEKTHI”: Pas postit të prefektit të
katundit, çfarë ambiciesh keni të tjera politike?
GOMARI: Të bëhem president i Republikës
së Maqedonisë Veriut!
“ZEKTHI”: E gruan e keni politikologe?
GOMARI: Po, më ndihmon në përgaditjen e
referateve.
“ZEKTHI”: E keni me shallvare, apo
allafranga?
GOMARI: Gruan e kam myslimane. Havalen nuk
e heq as kur bëjmë dashuri…
“ZEKTHI”: Sa fëmijë keni?
GOMARI: Gra e fëmijë s’kemi për t’u
ngi…
“ZEKTHI”: Hi-hii-hiii… Vërtetë, qenke
gjeni…
Tërt. Përt. Tërt. Tërt… U ndërpre
lidhja telefonike…
(LEXUESI
ANONIM)
Revistës për humor dhe satirë “Zekthi”,
që del kur t’i teket me telefon iu paraqit një lexues anonim. E përshëndeti dhe
në mes të tjerave u interesua edhe kur do të dalë nga shtypi numri tjetër i
radhës. Mirëpo, sipas bisedës telefonike, sikur pak ishte brengosur se ia
kishin kritikuar Nënën Parti. Njëherazi, edhe trembej sepse mendonte se kështu
siç ia kemi nisur, kush e di çka do të shkruajmë në numrin tjetër për të
sëmurën e shqiptarëve.
“Zekthi”, pasi buzëqeshi, i tha: “Hajt,
bre burrë, mos u mërzitë, se ne e pranuam në “klinikën” tonë për shërim dhe me
siguri do t’ia shpëtojmë jetën. Në spitalin shtetëror dhe në ato private për
shërbime të këtilla paguhen para me thasë, e ne të gjitha ua bëjmë në mënyrë
humanitare…”
(PROVOKIM PAS MESNATE)
“Zekthi”, tashti që doli në mejdan,
është edhe në shënjestër të të pagjumëve. E marrin në telefon miqtë, armiqtë e
ndonjëherë edhe lugetërit.
Një natë iu paraqit Mikja Di. Ora dy
pas mesnate.
·
Hë, si e ke hallin?!
·
Pas gjithë asaj që flitet në “Bit-Pazar”, desha të provoj
se a e ngre kufjen natën “Zekthi”, qeshi ajo matanë telit.
·
E, a u binde tashti, ori fisnike?!
·
Po, por nuk e di cilës lope ia ke vënë syrin…
·
Asaj, më të mirës në katund…
·
Atëherë, ia pafsh hajrin e dhashtë Zoti t’i bëftë dy viça
këtë mot…
Tërt… Përt… Tërt… Përt… U ndërpre lidhja telefonike.
(ZVARRITJA E NJË KOMUNISTI)
Natën, vonë pas mesnate, me anë të
telefonit na u paraqit një lexues. Pasi na përshëndeti, na u lut që në faqet e
“Zekthit” të botojmë një material që e kishte shkruar nergut për revistën tonë
për humor dhe satirë, që del kur t’i teket. Ne, pa asnjëfarë censure, ia
plotësuam dëshirën dhe po e botojmë në tërësi me gjithë gabimet teknike.
“Ish-kryredaktori i një gazete, që sot
më së shumti e ngre zërin si një “demokrat” i madh, gjatë kohës “së artë”
komuniste, për të ndejtur si kryredaktor tri mandate me radhë, shiti një kat të
redaksisë së vet.
Burri i botës aspak nuk turpërohet nga
veprimi i tillë dhe kudo trumbeton se ka mbajtur gjallë redaksinë duke pranuar
kuadro profesionale sipas arshinit të tij, kuptohet, partiak.
Komunizmi perëndoi, por kuadri i tij
“profesional” edhe sot e kësaj dite zvarritet nëpër zyrat e redaksive si
analistë politik.”
(PËRCAKTIMI POLITIK)
·
Alo, ”Zekthi”. Urdhëroni.
·
Si do të përgjigjet politikani i mirë, po ta pyetni se
për çka do të përcaktohet: për politikë apo për grua?
·
Pa, paj nuk e dimë zotëri.
·
Ja, po u tregoj unë. Do ta zgjidhte të parën, ngase ajo
ia siguron të gjitha, pa edhe gruan… Hi-hii-hiii… Lidhja u ndërpre.
(TELEFONATA E NJË SHKRIMTARI)
Revistën për humor dhe satirë “Zekthi”
një natë e mori me telefon një shkrimtar i “madh”.
·
Alo, “Zekthi’?
·
Po. -iu përgjigjë
“Zekthi”.
·
Unë jam shkrimtari “i madh”.
·
E, ç’hall ke, ore burrë, që paraqitesh kaq vonë pas
mesnate?
·
Unë dua të bëhem anëtarë i SHSHSHM -së.
·
Eh, po kjo është punë e lehtë, ore burrë! Unë mendova se
ke ndonjë hall tjetër.
·
Jo, jo, dua të bëhem anëtar i SHSHSHM -së.
·
Atëherë, vëllaçko, bëj një kërkesë dhe dërgoje në
shoqatë!
·
Oh, jo! Unë dua të më pranoni pa kërkesë, pa kritere, se
jam shkrimtar “i madh”!
·
Jo, bre burrë. Nuk mundet pa kërkesë…
·
Atëherë s’ka nevojë të më pranoni në SHSHSHM -së.
·
Hi-hii-hiii… -qeshi “Zekthi”. - Vëllaçko, vazhdo ta
ndjesh veten, se edhe unë e ndjej
veten se jam anëtar i një shoqate në
Francë.
Tërt-përt… Tërt-përt… Përt… U ndërpre
lidhja telefonike.
(SI U NDAVA ME GRUAN TIME)
Një natë me mjegull u ktheva vonë, pas
mesnate, nga një orë letrare që u mbajt në Tetovë. E lash “xhipin” në garazh
dhe padashtas më ikën sytë nga dritarja. U habita kur nëpër errësirë e pashë
dritën e ndezur. Gruaja më e mirë në botë gjithmonë flinte herët, me pulat, siç
themi ne në katund. E sonte? Thashë me vete se me siguri e ka harruar dritën e
ndezur, ose është dalldisur në ndonjë film artistik.
Hyra ngadalë nëpër korridorin e errët
të pallatit, që gjithmonë i prishen dritat. E nxora çelësin nga xhepi dhe e
rrotullova në derë. Nëpër errësirë e ndeza dritën e korridorit. E hapa derën e
sallonit, por, posa e futa kokën, Gruaja më e mirë në botë më bombardoi me
fjalët:
·
Hë, a t’u kujtua të vish në shtëpi?!
·
Po, iu përgjigja. - Mezi e gjeta rrugën…
·
Me siguri edhe ke pirë?
·
Jo, i thashë. - kur e kam “xhipin” me vete, nuk pi më
shumë se dy gota.
·
E dija! - u gëzua
Gruaja më e mirë në botë, që edhe kësaj radhe kishte të drejtë.
·
E me cilën ishe sonte, kujt i lexove poezi?
·
Vetë. - ia ktheva plumb. Tashmë e kuptova se nuk ishte
diçka në rregull me Gruan më të mirë në botë.
·
E këto kurvat e tua që më paraqiten mua në telefon?
Njëra, mori guximin dhe më erdhi edhe në vendin e punës…
·
Ato t’i kam lënë ty ta vrisni vetminë…
·
Mua, ë?! - u nxe edhe më tepër Gruaja më e mirë në botë.
E pash se ndonjëra e kishte tepruar
nëpërmjet telefonit. Ose, Ajo që i
kishte shkuar në vendin e punës. Nuk kisha rrugë tjetër, përveçse ta pajtoj
Gruan më të mirë në botë. Njëherit, edhe nuk e dija nga ku më vinte kjo e mirë,
kush ma kishte kurdisur aq bukur si në telenovelat turke. Megjithat, u hodha në
sulm. Ti, oj grua, i thashë, - e di se unë merrem me satirë dhe kam shumë
armiq. E di se edhe nuk është hera e parë që më bezdisin me kësi kurthesh. Edhe
ky është një kurth më vete, që nuk e di se nga e ka fitilin. Prandaj, më së
miri është ta shohim dorën, se gurin e kemi në shtëpi.
Gruaja më e mirë në botë u qetësua pak
edhe i shpërthyen lotët. Unë pasi ia arrita qëllimit, thashë me vete: Heu
burrë, vazhdo edhe pak ta shuash zjarrin! Pastaj, oj grua, - i thashë, - këta
armiqtë e mi sikur nuk kanë të ndalur me kurdisjet e kërcënimet telefonike. Jo
që nuk u shuhet dëshira për skandale familjare, por edhe aq më tepër u ndizet
flakë. A nuk është më mirë që edhe ne të bëjmë një freski familjare?
·
Hë, i hapi sytë Gruaja më e mirë në botë.
·
Të ndahemi për pak kohë. Edhe ty të kalon zemërimi, edhe
unë do të shkruaj ndonjë libër. Edhe armiqve të mi do t’u plotësohet dëshira…
·
Jooo, u zemrua edhe më tepër Gruaja më e mirë në botë,
duke më gjuajtur me libra nga të katër anët.
·
Grua, mblidh mendjen! - mezi arrita ta qetësoj mes gjithë
atyre librave. Rrugë tjetër nuk kemi, ky është i vetmi shteg për ta kaluar
malin…
·
E di se do të më heqish qafe, po edhe unë kështu si e ke
nisur ti nuk mund ta qes në krye. Shporru, nga shtëpia!
E pashë se ia hodha Gruas më të mirë në
botë. E mora çantën e zezë, dhe u strehova te Mikja Di për dy-tri javë. Ndoshta
kjo ndarje zgjatë edhe më tepër, një muaj, dy, tre. Ku ta di unë. ?do gjë varet se kur do më lëshojnë
magjitë. Mund të ndodhë që të mos më kalojnë kurrë. Prandaj, edhe ju keni një
borxh ndaj meje si shkrimtar. Edhe gruaja më e mirë në botë, edhe miqtë, edhe
armiqtë e kanë borxh të më gjeni një hoxhë që të më bëjë një hajmali, t’i
prishë magjitë dhe të kthehem në shtëpi…