| E marte, 19.07.2022, 07:05 PM |

Presidenti Meta nderon
Patër Andrea Gjekaj (pas vdekjes)  me
titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit“
Nga
Gjekë Gjonaj
Në
vazhdën e nderimeve Presidenti i Republikës 
së Shqipërisë, Ilir Meta   ka
vlerësuar pas vdekjes  edhe martirin e
kishës dhe të kombit, Patër Andre Gjekaj me titullin e lartë “ Kalorës i
Urdhrit të Flamurit”, për vlerat e tij të jashtëzakonshme  kombëtare dhe fetare, i  cili jetoi për të mirën e kombit tonë dhe të
kishës, të cilës ia ka kushtuar dhe dhuruar jetën e tij.
“
Në vlerësim të kontributit të dhënë për lidhjet e tij  me arbëreshët e Italisë, ndihmën për krijimin
e shoqatës “ Flamuri” në Triesh të Malësisë 1906, përkushtimin ndaj fesë si dhe
shërbimin ndaj malësorëve të Tuzit fdhe më gjerë”, thuhet në dekoratën e
nënshkruar nga presidenti Meta.
Në
emër të   familjarëve të këtij  meshtari françeskan të Malësisë    dekoratën e mori  më 11 korrik 2022 në Washington të Shteteve
të Bashkuara të Amerikës stërnipi i tij Nikollë Dedë Gjurashaj.  Ky vlerësim për Patër Andrenë,  me rastin e 110-vjetorit të vrasjes së tij
nga  ushtarët turq,   ka një simbolikë mishëruese, sepse
përkon  me  110-vjetorin e ngritjes së flamurit tonë
kombëtar në Vlorë dhe shpalljes së  
Pavarësisë së Shqipërisë .
Patër
Andrea Gjekaj ( Lul Vuksani Gjurashaj) , ishte bir  i familjes së mirënjohur  nga shtëpia e Mal Vuksanit  nga fshati Nikmarash  në Triesh - Malësi e Madhe.  Për këtë 
meshtar françeskan   nuk kemi
dokument zyrtar i cili dëshmon datën e saktë të lindjes. Por, mendohet se  erdhi në këtë jetë  si një dhuratë e Atit tonë qiellor  rreth viteve 
1874,  nga babai Vuksan dhe  nëna Mirja, nga një familje   me vlera të trashëguara kombëtare, e cila që
në kohën e Perandorisë Osmane  kishte
dëshmuar   përkatësinë e tyre   fetare dhe kombëtare, të cilët   ruajtën 
brez mbas brezi doket dhe zakonet e lashta shqiptare.
Atdhedashuria,
edukimi i shëndosh familjar  (edhe me
rruzare të përditshme në dorë) 
madje  nga rrethi ku jetonte me
një traditë të lashtë  e nxitën  Lulin e ri 
të dëgjonte zërin e Zotit , thirrjen e tij të meshtarisë,  për 
t’u bërë meshtar.  Dhe kështu edhe
ndodhi!  Qëndrimi i tij ishte tejet i
guximshëm dhe mjaft i vendosur profetik “ për hir të Zotit jam katolik, siç
ishin edhe etërit tanë”.  Me sa dihet
përfundoi shkollën e mesme  për meshtari
në Zadër  të Kroacisë , që gjithnjë i
kishte në kujtime të mira për njohuri të përgjithshme, për edukim dhe
përshpirteni të çiltër. Në saje të këtyre virtyteve që i posedonte, do t’i
mundësohet vazhdimi i shkollimit të mëtutjeshëm në Fakultetin  Filologjik dhe Teologjik në Romë - Itali   të cilin e përfundon me sukses,  në 
vendin ku kishin studiuar shekuj me radhë edhe shumë priftërinj tashmë
të njohur nga bota shqiptare.  Si meshtar
i ri me përgatitje të lartë shkollore 
dhe me kulturë të jashtëzakonshme evropiane  filloi 
detyrën misionare të  përcjelljes
së   fjalës së Zotit   tek besimtarët katolikë shqiptarë.  Kthimi i tij në Triesh, në një vend të vogël
kufitar  nën pushtetin malazez,  pranë kufirit të sotëm me shtetin amë –
Shqipërinë,  ekonomikisht të varfër
dhe  me arsimim të ulët  ishte në vetvete një gëzim i madh për të
gjithë  popullatën vendore.  Sepse ishte 
njeriu më i ditur që kishte 
Trieshi  dhe njëri  ndër 
njerëzit më të kulturuar që kishte asokohe Malësia.  Prandaj  
trieshjanët  kishin nevojë  për 
këshillat dhe predikimet e tij të mrekullueshme fetare, në zbatimin e
virtyteve të krishtera,  fesë,  shpresës dhe dashurisë, bamirësisë, punës së
zellshme  gjatë ditës, ndërsa urata gjatë
natës.
Ardhja
e tij në Triesh, si meshtari i parë i kësaj pjese të Malësisë së Madhe,    tingëlloi fort edhe  për të zgjuar zemrat dhe mendjet e popullatës
vendore  nëpërmjet predikimeve fetare,
për ruajtjen e anës fetare dhe kombëtare, ruajten e gjuhës, traditës, kulturës
dhe shqiptarizmit, me të gjitha konotacionet që përfshihen në këtë
emërtim.  Kështu  frati  
i ri u bë i dashur  dhe njeri i
çmuar dhe i nderuar  në Triesh  dhe në rrethinë aq sa zëri i  mirë i trieshjanëve  dhe fama 
përhapej dhe rritej  dita-ditës.
Ishte me jetë dhe me shembull vërtet i krishterë, nxënës i Krishtit.
Popullata
vendore, me vëmendje dhe interesim të madh, 
ndiqnin   meshat e tij dhe e admironin  fratin e tyre të ditur për vlerat e mëdha
kulturore e shpirtërore Patër Andrea  për
të përçuar dhe  rritur atdhedashurinë  tek trieshjanët  në fillimet e shekullit  njëzet në Triesh  themelon 
Shoqërinë “ Flamuri”, kryetar i parë i së cilës  u zgjodh Prëlë Lucë Hasi. Ky burrë patriot
bashkë me  trieshjanët e tjerë
atdhetarë   ngriti flamurin shqiptar në
fshatin  Nikmarash, në vitin 1906 , duke
i paraprirë  kështu  ngritjes së flamurit në Deçiq, në vitin 1911.
Dokumentet
kishtare  të  Kishës së Ljares të cilat i zbuloi   patër 
Mirash Marinaj, famullitar i 
famullisë së sotme të  Tuzit,   tregojnë dhe dëshmojnë së Patër Andrea  ka shërbyer 
një kohë të gjatë, prej tetë 
vitesh ( (1904-1912)   në
famullinë e Ljares në Krajë  dhe  famulli të tjera të Argjipeshkvisë së
Tivarit, mes të cilave edhe    në Kishën
e  Shën Pjetrit  në fshatin  
Salç  të Ulqinit. Poashtu ka
shërbyer si meshtar edhe në Shkodër.
Bazuar
në  dokumentacionin që  disponuam dhe në kronikat e kohës Patër
Andrenë  e  vranë të pafajshëm ushtarët turq,  në Shkodër 
në vitin 1912, në misionin e meshtarit, e jo të luftëtarit, kur ishte 38
vjeçar. Arma e vetme që kishte në dorë ishte Kryqi   me të cilin  
qëndroi me vullnetin e tij të palëkundur 
dhe vendimin e tij të guximshëm bashkë me besimtarët e vet në fushën e
betejës për të çliruar  Shkodrën  nga 
turqit.   Nuk kishte për qëllim të
luftonte me armë, por në rast vdekje t’u jepte    besimtarëve sakramendet. Me këtë  Patër Andrea 
dëshmoi se nuk  deshi t’i
nënshtrohet regjimit, por Krishtit, nuk deshi të njohë  pushtues 
as pushtetarë tokësorë përveç Zotit në qiell dhe mbretërinë e  tij qiellore. Flijoi jetën për Krishtin, duke
i shërbyer popullit. Si shumë  klerikë (
fretër)  të tjerë shqiptarë para dhe pas
tij
Nga
të dhënat e  hulumtuara deri më tani  rezulton se 
Patër Andrea  u varros në Kukël,
fshat i  vogël në afërsi të  Bushatit, jo larg Lezhës, ku shërbesat i
mbajti  famullitari dhe poeti i madh i letrave shqipe  Ndre Mjeda, me
të cilin ai bashkëpunoi, sikurse  edhe me  Atë Gjergj Fishtën dhe me  Patër Anton Harapin.   Më vonë, siç thonë, disa  të afërm 
të tij  e rivarrosin  në mënyrë të denjë në oborrin e  Kishës në 
Pulaj (Velipojë), në afërsi të Shkodrës, duke besuar e shpresuar se  pikërisht atje   pushojnë 
eshtrat e tij.

