| E marte, 19.07.2022, 06:03 PM |
Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë
Hapja e negociatave të
Shqipërisë me BE një arritje e madhe për shqiptarët!
Të
dashur miq, sot në Bruksel u zhvillua ceremonia zyrtare për hapjen e
negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Duke
përshëndetur këtë akt dhe falënderuar me mirënjohje të thellë Bashkimin
Europian për vendimin fisnik ndaj Shqipërisë, që vjen pas firmosjes së
Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE në vitin 2006; pas pranimit nga
BE-ja të kërkesës së Shqipërisë për vend anëtar në vitin 2009; pas akordimit
heqjes së vizave për Shqipërinë në vitin 2010 dhe pas dhënies së statusit të
vendit kandidat nga Komisioni Europian në vitin 2012, të cilin e bllokoi Edi
Rama me këshilltarët e Fierit, kjo është një arritje madhore e bazuar në
arritjet e përmendura më sipër.
Më
këtë rast, Partia Demokratike, duke mbështetur plotësisht vendimin e Këshillit
Europian, thekson se Edi Rama, njeriu që përfaqëson sot Shqipërinë në Bruksel,
me lidhjet e tij të tmerrshme me krimin dhe korrupsionin, qëndrimin autokratik
ndaj mediave dhe kontrollin e gjyqësorit është shkaku kryesor:
1-
i refuzimit të hapjes së negociatave 5 herë në këto vite.
2-
i mosplotësimit të kushteve, siç deklaron rezoluta e fundit e Parlamentit
Europian dhe deklarata e sotme e përfaqësuesve të CDU-së në Bundestagun
gjerman.
PD
thekson se sot negociatat u hapën në Bruksel pasi Edi Rama ka vendosur në
Shqipëri, duke dhunuar votën e shqiptarëve, monizimin e plotë, pushtetin një
partiak të njëjtë me janarin e vitit 1990.
Ne
këtë kontekst, PD beson se progresi i Shqipërisë në rrugën e negociatave me
BE-në është mision i pamundur. Por Partia Demokratike siguron shqiptarët se,
Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë do të shpëtojë shpejt vendin nga regjimi i
Ramës, dhe me reforma të thella dhe të gjithanshme, rruga e integrimit të
vendit në BE do të njohë normalitetin dhe shpejtësinë që meriton! sb
https://www.facebook.com/SaliBerisha