| E hene, 18.07.2022, 09:07 PM |
Incinerimi i Shqipnise!
Nga
Nikoleta Kovaçi
Ne
vitin 2016 nje gjyqtar pezulloi nga detyra drejtorin e policise se shtetit,
Haki Çako! Hakiu-n dhe dr e policise kane qene e jane kukulla e per pasoje une
gjithmone i kam pa si lojna ne duart e nje polushteti monstruoz qe po
instalohej! E kercenoi Tahiri publikisht! Sigurisht, ai ishte ministri kampion
i Rames! Me pas doli Rama: e quajti killer me pagese gjyqtarin! Para dy ditesh
e shkarkoi vettingu jone i dashtun!
Çako
u godit per skandalin e IMCI Catcher! Ne fakt aso kohe trafiku i droges ishte
vu, djem qe zhdukeshin e vriteshin ne çdo cep te vendit, uleshin radar,
hapeshin porte e rruge detare e hapesirat ajrore! Gjithcka e ktij vendi ishte
vue ne dispozicion te trafikut te droges te organizuar nga shteti tue perdor
policine! E tue pas parasysh se ç’bahej ktu me drogen, me dukej kot qe
drejtori-kukull ne duart e Tahirit dhe te Rames te hetohej e pezullohej per ate
pune pergjimesh!
E
nderkohe qe ne na rrshqiste dheu nan kambe perdite, e merrshim me drogen, te
vramit, te zhdukunit, qeveria me mjeshtrat e vet kishte nis maskaraden e
incineratoreve! Droga e vrasjet vazhduan lojen deri ne 2019 qe na damkosi
termeti, nje tjeter mundesi afere shtetnore, e nderkohe nan rrogoze vijonin
incineruesit e vendit prokuroria, gjykatat, shish u fshehen mas reformes ne
drejtesi duke shuar cdo perpjekje te tyne me ba nji pune te hajrit!
Masanej
pandemia, qe iu hoqi palcen fare jo vetem institucioneve e mediave po corientoi
edhe popullin e mjere qe spo gjente rruge nga te dilte! Incineruesit vazhdonin
me grumbullimin e milionave euro ne emen te qeverise e shqiptaret te shushatun
iu dhane 25 prillit ne forme patronazhistesh! Sot jena ne udhekryq; pa shtet,
pa institucione, me borxh publik, me cmime katastrofike, me nje harbuteri
kriminale qe drejton e sundon ne cdo skute e me sherbime te huaja qe rrine
kembekryq ne thuajse pjesen ma te madhe te njerzve dhe te Shqipnise!
Viva
çmendina jeme qe quhesh edhe stalle…