| E diele, 17.07.2022, 07:49 PM |
NJË KOMB, NJË BESIM- A ËSHTË E MUNDSHME?
Nga
Sami Selman Shatri
Me
datën 01 korrik, 2022, duke kaluar kah katedralja në Prishtinë, pashë derën
e kishës të hapur, lakova rrugën dhe
hyra brenda. Në hyrje kishte qenë një djalosh i ri, e pyeta: a mund ta vizitoi
katedralen dhe të bëj fotografi me celularë, po mu përgjigj, pa problem.
Binin
në sy njerëz që kishin filluar të hynë në amfiteatrin e katedrales, sigurisht
kishte ndonjë rit fetarë ose ndonjë takim.
(Sa
për sqarim, unë jam besimtarë i devotshëm por aspak fetarë, pra e besoi shumë
krijuesin-ZOTIN, por në parim konsideroi se të gjitha fetë janë të sajuara nga
njeriu (kuptohet nga njerëz të mençur, ndoshta edhe me ndërhyrje
jasht-tokësore), sepse po të ishte feja e deleguar nga Zoti, cilado qoftë, ai
do ta zgjedhte ma të mirën e tjerat do t’i shuante. E di që do ketë polemika të
shumta rreth kësaj bindje, por ky shkrim nuk e trajton këtë problem, është
fjala për diçka krejt tjetër).
Në
secilin objekt fetarë, pa përjashtim, mua më intereson shumë kombëtarja, pra sa
është Kombi i përfaqsuar në atë objekt.
Në
oborrin e katedrales, përballë hyrjes, qëndron busti i Ibrahim Rugovës,
misionar i paqes (ashtu shkruan në bust). E pyeta djaloshin që më shoqëronte: a
dini ndonjë rast në botë ku në oborrin e kishës të jetë një autoritet me emrin
musliman. Qeshi pak dhe tha, nuk kam përgjigje, deri tash askush nuk e ka bërë
këtë pyetje, më premtoi që do ta pyes Z.Dom L.Gjergji dhe do ma jap përgjigjen
e duhur.
Duke
shetitur rreth amfiteatrit, më ra në sy, shqiponja dykrenare e gdhendur nga
druri dhe e skalitur bukur me një yll 6 cepësh në ballore të amfiteatrit që i’a
shtonte hijeshinë katedrales dhe i jepte karakter plotësisht shqiptar.
Poashtu
binin në sy karrikat e amfiteatrit të katedrales, të gjitha e kishin të
gdhendur bukur, sqepin e shqiponjës dykrenare dhe dy shkronja NT (Nëna Terezë).
Në
anën e majtë nga dera e hyrjes, në mur qëndronte statuja e Nënës Terezë, me dy
fëmijë të vegjël për dore. Në anët tjera të amfiteatrit kishte piktura kishtare
për të cilat djaloshi nuk dinte t’i shpjegonte por më tregoi cilen ditë mund të
shkoi dhe të marrë shpjegime nga ciceroni për secilen afreskë.
Kur
dola nga katedralja në drejtim të rrugës, lart në murin e katedrales qëndronte
figura e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, me helmeten e tij të veçantë dhe me
shiqim nga rruga për Elektrokosovë, sikur donte t’ju thoshte diçka politikanëve
tanë që ishin në qeverisje tash e 20 vjet, fat i madh që ishte pa shpatë …
Djaloshi që më shoqëronte më tha, katedralja ende nuk ka përfunduar, janë edhe
dy kate që janë të pa rregulluara, pritet të kompletohet së shpejti.
Nga
e gjithë kjo formova një koncept në mendjen time:
Tri
figura shqiptare në gjirin e katedrales:
-
Gjergj Kastrioti: hero Kombëtar dhe figurë me dimensione botërore;
-
Nëna Terezë: e shenjtruar nga Vatikani, përsonalitet që ju kanë përkulë
presidentët e Shteteve ma të fuqishme të botës;
-
Ibrahim Rugova: njeri intelektual dhe misionarë i paqes;
-
Në ballë të krejt këtyre: Shqiponja dykrenare
Si
përfundim:
Pashë
me sytë e mi, Katedralja në Prishtinë frymon shqip dhe ajo ka një mesazh shumë
të qartë: reflektimin te pala tjetër, se ne mund të besojmë shqip, si një Komb
i pandarë, me një gjuhë të bukur shqipe, ndër ma të vjetrat në planet, me një
flamur me shqiponjen dykrenare, poashtu ndër ma të bukurin në botë.
Nga
ana tjetër, duke ecur drejt rrugës, përballë Post-telekomit më ra në sy maketi
i projektit të xhamisë i ekspozuar skaj rrugës. Projekt i mrekullueshëm dukej.
Shtrohet
pyetja: a ish dashtë që në oborrin e xhamisë të instalohet busti i një figure
të shquar Kombëtare, Nënës Terezë apo i njeriut të urtë e patriotë (për mua
njeri i shenjtë), Anton Çetta!
Pra
topi ka kaluar në fushën e Medreses, ata duhet reflektuar nëse vërtetë janë në
shërbim të Kombit, duhet në oborrin e xhamisë ta vendosin një figurë të shquar
kombëtare, siç është Anton Çetta ose Nëna Terezë, në brendësi të xhamisë duhet
patjetër të jetë Flamuri Kombëtar dhe figura e heroit Kombëtar, Skenderbeut.
Në
qoftëse do ndodhte kjo mrekulli, do jetë një hap i madh drejt formulës: Një
Komb, një gjuhë, një flamur, një gjak, një besim. Kjo do ta forconte Shqipërinë
e bashkuar dhe do realizohej ëndrra e çdo dëshmori e martiri nga viti 1443 e
deri më sot.
Ndërsa
unë, po betohem, nëse ndodh kjo mrekulli, do jem vizitorë edhe i xhamisë edhe i
katedrales dhe do lutem vetëm SHQIP, herë në njërën e herë në tjetren.
Ne
mund të bëhemi si Izraeli, kemi shumë ngjajshmëri historike dhe koha e kërkon
këtë nga NE!
Rrnoftë
besimi gjithëshqiptarë në Shqipërinë e bashkuar!
Sami Selman Shatri
07.07.2022
Prishtinë, 01h15’
Për ZSH: Mehmet Musa