| E diele, 17.07.2022, 07:43 PM |
Nga
Fritz RADOVANI:
SIKUR T’ISHTE KY!
Për
cilin e keni fjalën?!
Për
Xhajen që në Rozafat mori paret ar e dorzoi Kështjellen e Shkodren?
A
po për ate, që në 1924, nënshkroi traktat me Pashiqin! Ai po mos ta sillshin
ushtritë serbe deri në kufi, mbeti në Beograd i shkreti. Keni harrue që kur hyni
Italia në 1939, mos të merrte buxhetin në Bankën Shqiptare, nuk kishte pare as
me dalë në Greqi? “Fukaraja mos leftë!”, thonte populli.
A
ju kujtohet kur Shqipnia u shpall “Republika e shtatë Jugosllave”?! E po mos t’
ishte në 1941 Miladini e Dushani, kush e shpallte ate Republika e 7 ?
A
keni harrue sesi priteshin komunistët tonë dikur në Beograd e Moskë?
Po
ke donte ma fort se ne shoku Mao Ce Dun? Keni harrue kur lahej n’liqe?
A
ju kujtohet kur i pat mësue këta të tonët me ra në zhyt te ai liqeni kinez?
Mos
i harroni asnjëherë këto ngjarje kaq të randsishme historike? Kujtoni e kujtoni
mirë edhe ata “atdhetarë” që ju i thirrni “tradhëtarë”, kur doni me ua fshij
meritat e tyne në lidhje me shatrivanin komunist të Beogradit!
Ja
ku e keni sot Shqipninë puro komuniste që po “ringjallë” edhe Serbinë, me
“Ballkanin e Hapun”, tue shkue krye javet atje “miku i tyne i gjatë”!!
Mos
u ngutni aspak, “pritni se nuk keni parë gjë akoma”!!
“Pritni,
se edhe pak Akademia Antishkencore e Tiranës, do të nxjerrin edhe atë figurë të
madhe që ka ndryshuar dhe boshtin e Historisë së Shqipërisë!”
A
ju shkon nëpër mend Emni i atij “Shqiptari” që ka krye gjithë këto vepra?
Nuk
besoj! E sikur ky t’ ishte Luigj Gurakuqi, si do t’ ja vejshi ju sot Emnin?!
Melbourne, 16 Korrik
2022.