| E diele, 17.07.2022, 06:59 PM |
Përshkrim
Revoltë në emisionin e
Bashkim Hoxhës
Nga
Vladimir Shyti
Ora
shtatë, Bashkimi u krodh në leximin e gazetave të përditshme, sikur po dilte
nga një burg imagjinar.Tharmit të tij iu krijua një fantazi e ndrydhur, që mund
të shtrihej e të përpjestohej në figura, të cilët derdheshin në bllokun e
fjalëvëve të emisionit"Koha për tu zgjuar" Në atë studio të pastër,
të ndriçuar me bujari nga dielli mëngjesor, fluturuan krismat e kahershme.Nis
tensioni i jashtëzakonshëm të biseduesëve nëpërmjet telefonatave.Të rrëmbyer
nga ngjarjet e njëpasnjëshme në të gjithë aspektet njerzore si, në politikë që
sundojnë tërë minutat e mundëshme, të rrëmbyer nga ekstazat e padrejtësive, që
ata konstatojnë shpërthejnë në klithma e shfryjnë mllefin e varfërisë.Zoti
Hoxha jep shpjegimet e duhura, por klithmat janë domethënëse dhe torturuese.Ai
emision është një pasqyrë e thjeshtë që tregon jetën e përditshme të një
populli, ku edhe hallet e problemet të shkojnë tek ata që mund t'i
zgjidhin.Tashmë dihet nga të gjithë, se nuk është e lehtë ta kërkosh mirësinë
vetëm nga të tjerët, por qënka e vështirë ta gjesh tek vetvetja.Arsyet i kanë
shpjeguar intelektualët dhe më parë, ndaj nuk po ndalem.Që të degdisësh ferrin
që na rri mbi kokë, duhet të zbojmë terrin e zi që vjen pa hënë mbi tokë.Si
ujëvar dhe pa ylber, pa dekorate në gjoksin tënd bëj diçka për vendin tënd!
Njerzit zakonisht nuk kanë një gjykim të vetin dhe
për më tepër ajo pjesë që jeton në varfëri.Ata janë të paaftë të çmojnë veprat
me vlera të mëdha dhe disi të vështira, jo se nuk e duan ridërtimin e vendit të
tyre, por i ka mundur ekonomia e dobët që është e pranishme dhe sunduese mbi
ta.Ndaj dëgjojnë së shumti autoritet e jashtme që flasin për ekonomi të larta e
mirëqenie të popujve të tyre, duke u bazuar në besueshmëri e mirëbesim.Pra,
çfar vlere mund të kenë prerjet e shiritave e duartrokitjet e zhurmshme e
bashkohëseve për ata që jetojnë në skëterrën e mjerimit ekonomik dhe, ta quajnë
këtë si jehonë e pak zërave?Mos mendoni se do të ndihet i joshur virtuozi nga
duartrokitjet e nxehta të të kamurëve që përbëhet nga individë tërësisht të
shurdhër, të cilët për të fshehur ligësitë e tyre nga njeri-tjetri i bëjnë
jehonë veprave të çmuara vetëm e vetëm që të ruajnë pavarsinë e pasurisë së
tyre.
Ndërsa
figurat mjerane, Migjenjane kanë vetëm disa pika takimi për aspektet e jashtme
dhe të brëndëshme të jetës së tyre.Qëndrojnë pothuaj nën të njëjtat shenja të
zodiakut, por, që janë nxjerrë jashtë Unit të tyre vetjak nga një forcë më e
fortë që zotërojnë vet, janë të shtyrë nga cikloni e pasionet e të fortëve që
bën ligjin e u asgjesuan, duke përfunduar para kohe me trazimin shpirtëror të
frikshëm;në dehje vdekjeprurëse të shqisave, të çmendura apo të vetvrarë, ku s,
ka asnjë lidhje me kohën dhe të pakuptuar për brezin e tyre.Mundohen të gjejnë
ngushëllim te Bashkim Hoxha, sikur ky të ketë në dorë boshtin e jetës së
tyre.Por, ne jemi ende në semaforin e kuq, duke pritur dritën jeshile.Ndërsa
krijuesi demon sundon sovranin, duke avancuar në artin e tij të veçantë, i cili
rritet si flakë shpërthyese të pagabueshme të ndjenjave të masës, dëshira të përjetshme
dhe duke tejkaluar vetveten për të arritur në cakun fundor.Ne nuk duhet të
presim heroin, ose elementin hyjnor të na sjellë shpëtimin.Se, po pritëm nga
fati dhe të përulemi para tij nuk do të shkëputemi kurrë nga përvuajtjet dhe
trishtimi.Ne jemi një popull i panjollosur nga gjaku dhe lakmia e vrazhdë për
pushtet:guximi fisnik i mendimit është gjithmonë heroizëm, por pa egërsi, jo
qëndresë e marrë, por largim pa kushte të një nevoje më të fortë dhe shpërblim
i shenjtë.Dhe kjo është në dorën tone, duke ditur dhe mësuar se si të zgjedhim
heronjtë tanë të vërtetë, që pastaj ne tu japim lavdinë.