| E diele, 17.07.2022, 06:29 PM |
Enver Bytyçi:
Presidentit
te Serbise, Aleksander Vuçiq, nuk i është lejuar sot një vizitë private në një
qytet kroat, në të cilin do të prganizohej një ceremoni përkujtimore e dhunës
kundër serbëve gjatë Luftës së Dytë Botërore!
Me
këtë rast kam disa pyetje për zotin Rama:
1.
Pse ju kujdeseni që të mos e lëndoni presidentin e Serbisë e t'ia kujtoni
krimet serbe në Kosovë, ndërkohë që ai marroset pas "varreve serbe"
të para mbi 80 viteve?! Kështu bën edhe në Fushë Kosovë prej më shumë se një
shekulli!
2.
A ju vendos ju në pozita inferiore dhe shërbyese ndaj Vuçiq, kur ju i ofroni
atij faljen për të shkuarën dhe rehabilitimin për të ardhmen, ndërsa presidenti
serb jeton gjithnjë në të shkuarën e tij, me qëllim krijimin e Serbisë së
Madhe?!
3.
Pse doni të përdorni standarde të tjera në marrëdhëniet me Serbinë?! Së paku
pse nuk ruani balancën në respektimin e sjelljes ndaj saj?! Pse pra nuk silleni
si ai në raportet me të shkuarën?!
4.
Çfarë ju shtyn ju të mëshironi një agresor, Serbinë, për t'i bërë padrejtësi
viktimave të tij, shqiptarëve në Kosovë, kur agresori nuk le rast pa dëshmuar
se do të mbetet si i tillë, gjithnjë në të shkuarën e vet?!
Ajo
që bënë autoritetet kroate duhet të jetë shembull i sjelljes diplomatike e
politike edhe për qeverinë e Tiranës, së paku sa kohë që Beogradi spekullon me
projektet e Serbisë së Madhe dhe "varret serbe" në Ballkan!
"Varret e serbëve" në Ballkan, nga mesjeta e këtej, ruhen e nderohen
për ta destabilizuar rajonin tonë. Këtë e dëshmon gjithashtu tentativa e
Aleksandër Vuçiq për të shkuar në Kroaci dhe "përkujtuar" disa serbë
të vrarë në një luftë civile, në territorin e Kroacisë!
Prandaj
ka nevojë të ndërtojmë një Open Balkan në linjën Zagreb-Sarajevë-Podgoricë,
Tiranë-Prishtinë-Shkup-Sofje. Nëse Beogradi i bashkohet kësaj, mos e refuzoni!
Por të jeni të sigurt se Serbia nuk hyn në një projekt të tillë!