| E hene, 11.07.2022, 08:00 PM |
SPASTRIMI ETNO-FETAR I SHQIPTARËVE TË ÇAMËRISË- SFIDË PËR DREJTËSINË NDËRKOMBËTARE
Nga
Fahri Dahri
Mendoj se shtetit dhe kishës greke i duhet dhënë
një përgjigje, jo në kuptimin e kundërvënies, duke treguar forcat ushtarake,
se këto qëndrime janë qesharake, foshnjore pak a shumë arkaike në kushtet tona,
por një përgjigje reale se:
“Genocidi grek ndaj çamëve”, do të trajtohet me më
shumë seriozitet nga pala shqiptare (duke përfshirë edhe institucionin e
parlamentit). Në situatat e krijuara, trajtimi i genocidit grek ndaj çamëve,
duke qenë se karshi kërkesave tona për t’u zgjidhur me konsensus, me “qetësi”,
“urtësi” dhe me parimet kohore europiane, u konsumuan dje (16/07/2016) me tonin
e forcës ushtarake, duke na treguar “dhëmbët” e fortë të Greqisë, ashtu si 72
vjet më parë (përditësim 78 vjet), ku vranë, therën fëmijë, dogjën gra me
benzinë dhe dëbuan dhunshëm masivisht një komunitet.
Nuk ka më vend për "prit të presim",
sepse pala greke me qëndrimet e saj agresive deri tek “topat, mitralozat, apo
katjushkat” (besoj të blera diku nga veriu i largët dhe jo nga NATO), e bën të
detyrueshme ndërrimin e dyerve të kërkesave. Është i pafrytshëm, anakronik
mendimi dhe veprimi për zgjidhje
bashkëbisedimesh dypalëshe, me kokëfortësinë
permanente, me dinakërinë, djallëzinë dhe tradhëtinë greke, por
të drejtohemi drejpërdrejt dyerve të institucioneve përkatëse të Bashkimit
Europian. Dje (16/07/2016) doli qartë se edhe vizita e delegacionit
parlamentar, pavarësisht se në media na u cilësua e shkëlqyer, nuk
pati suksesin e deklaruar. U kuptua pabesia e drejtuesve të institucioneve
shtetërore greke, që gjatë takimeve mbizotëroi “buzëqeshja”, që siç pritej,
doli fallso. Po ashtu u vërtetua edhe fjala e urtë e popullit “Mos i u
gëzo dhuratave greke, se ato më pas janë helmuese”(nga anët tona: “peshqeshit
mos i u gëzo, se e paguan dhipllo”). Kuptohet,
fjala është për deklaratat e qëllimshme për merita, dekorime, pritjeve me
nderime të veçanta, etj. etj. Edhe një herë, nuk duhet harruar se pala greke ka
qënë dhe mbetet agresore ndaj nedh sepse është përbetuar tek strategjia e
shenjtë e saj “megalloidea” si ndaj popullit ashtu dhe hapësirave territoriale
të vendit tonë. Pavarësisht sinqeritetit dhe dëshirave tona për zgjidhje të
problemeve me mirëkuptim, me dialog, debate konstruktive dhe ballafaqime; pala
greke këtë mënyrë zgjidhjeje, për problemet mes dy vendeve tona e dëshiron
vetëm për çështjet në interes të saj. Pala greke, edhe nëse do të arrijë të
pranojë bisedime me palën shqiptare, është e sigurtë se së pari do kërkojë të
zgjidhë problemet në favor të saj dhe, mbasi të përfundojë me ’to, do të gjejë,
ose do të krijojë shkaqe për mosvazhdimin e bisedimeve. Një nga shkaqet e
mundshme do të jetë ndërrimi i qeverive, të saj. Pa lënë mënjanë edhe format e
kërcënimeve ushtarake, "veton" europiane.
Naivët e shkretë nuk arrijnë të kuptojnë se të
gjitha problemet mes dy shteteve tona janë krijesa vetëm greke, siç janë: Ligji
i Luftës, genocidi ndaj çamëve, varrezat e gjoja ushtarëve të vrarë brenda
kufirit tonë, problemi i shelfit detar, toponimet me vendlindjet e fëmijve të
lindur në Greqi apo dhe ato të çamëve të lindur para 1945-s në vendin e tyre
autokton, ndalimi i lëvizjeve për në vendin e origjinës, pa përjashtuar
ndërhyrjet brutale në punët e brendëshme të Shqipërisë, qofshin ushtarake
(provokacione), politike (presione elektorale, e drejta e “vetos” etj),
sociale ( joshje minoritetit dhe jo vetë atyre me financime, grante,
pensione, kredi, diferencime në lehtësira punësimi etj.)
Nuk është qëndrim për kundërvënie, por derisa nuk
jemi “simetrikë” (kjo është absolutisht e vërtetuar me fakte historike mbi
100-vjeçare), kuptohet se mendimet, gjykimet dhe veprimet janë të ndryshme dhe
natyrshëm secili mban anën e tij. Ajo që bën ferk (dallimin) është argumenti
ndaj së drejtës, të vërtetës.
Analizohen rast për rast problemet mes
dy vendeve:
a)- Nëse problemet janë të shkaktuara nga të dy
palët, ka vend për bashkëbisedime dhe shqyrtim të tyre, “një e nga një”, duke
përdorur lkogjikën, të vërtetat, tolerancat,
b)- Ndërsa, nëse problemet apo çështjet (të vogla
apo të mëdha) janë krijuar me dashje nga njëra palë, siç ndodh me problemet mes
dy shteteve tona që janë krijuar të gjitha nga shteti grek, afër mendsh, se
pala greke nuk mundet të bashkëpunojë. Le pastaj toleranca, qoftë edhe për
faktin e vetëm se ato janë krijuar për të mos u zgjidhur ose të zgjidhen ato në
interes të saj.
Problemet e krijuara ndaj vendit dhe popullit tonë
dhe që vazhdohet të krijohen nga pala greke, janë rrjedhojë e konjukturave
politike dhe ushtarake të shteteve europiane, të cilat për interesa të
caktuara, përzgjodhën krijimin e shtetit grek, jo mbi baza etnie, por të sajuar
teknikisht në dy parime krejtësisht anormalë:
- atë të gjuhës të mësuar në shkolla, jo të gjuhës
që del nga buzët e nënave që mëndin (mëkojnë) fëmijën dhe,
- atë të përcaktimit të kombit nga besimi fetar, në
rastin konkret, besimin ortodoks grek.
Dekadat dhe vitet ikin. Erërat, furtunat, shirat e
rrëmbyshëm, pa mbarim, dihet kanë dhe positivitet, ato shplajnë pisllëqet,
mbeturinat, pluhurat e kohërave sjellin kthjellim, pastërti edhe objektet
natyrore shkëlqejnë, marrin ndriçim më të theksuar, objektet rreth nesh
dallohen më qartë, madje edhe më afër Të gjitha këto tregojnë se të vërtetat,
pavarësisht nga pluhurat e hedhura ndër vite, vjen një kohë qartësohen dhe
gjejnë pastërtinë tek drejtësia.
Gjithëkush duhet të arrijë të kuptojë, se sado kohë
të kalojë duke u përpjekur për të mbuluar krimin apo plagët e rënda, të cilat
prekin nervin dhe zemrat e çdo popilli, i madh apo i vogël qoftë, një ditë ato
zbulohen dhe shpaguhen. Jemi afër arritjes së “mbretërisë” së paqes,
vëllazërimit mes popujve.
Një akt konkret është politika europiane, e cila e
hodhi sinjalin e bashkëbisedimeve për çështjet e rënda, ku kërkohet të arrihet
bashkëbisedimi mes shteteve tona edhe për problemet, të cilat pala greke i quan
inekzistente, ose të tejkaluara në kohë (vrehet ngadalësi, por çdo nisje sado e
ngadaltë, e arrin fundin).
Vëmëndje, nga ana jonë i duhet kushtuar veprimeve
dredharake të shtetit fqinj, i cili kërkon të zgjidhë vetëm problemet që ajo
ngre, megjithëse janë më të vjetra në kohë se problemet që i janë shkaktuar
shtetit shqiptar prej atij shteti!. Në përshtatje të kërkesave që koha afron
për zgjidhjen e problemeve me
fqinjët, nisur nga rrethanat e krijuara, koha e
gjatë dhe këmbëngulja në mosekzistencën e çështjeve, kërkohet t’u drejtohemi
dyerve të institucioneve që i hapën. Të mos shpresohet më për zgjidhje tek
ata që në dekada kanë vendosur mbylljen me “dyer të hekurta”.
Në përvojën time, përpjekjet e tjera janë të
pafrytshme. Ato vetëm zgjatin kohën e zgjidhjeve dhe përdoren për interesa
elektorale personale prej të dy palëve. Mirë është të mos ecet në këtë formë,
ndryshe historia do të na gjykojë rëndshëm.
Genocidi grek ndaj çamëve, është sfidë ligjore për
drejtësinë ndërkombëtare.
Shënim:(Marrë nga libri: "Dhembja dhe
moshkalli i Çamërisë). Shtëpia botuese "Vllamasl", viti 2017, autor:
Fahri Dahri).
Studjues, Fahri Dahri. 10 korrik 2022.-