Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Hartë e rrallë e Arbërisë e vitit 1596

| E hene, 11.07.2022, 06:29 PM |


Hartë e rrallë e Arbërisë e vitit 1596

Nga Gjon Keka

Nuk ka dokument apo vepër historike,gjeografike, etnografike etj, që përpos përshkrimit mbi lashtësinë e Arbërisë dhe të qyteteve kryesore të saj të mos përmendet edhe emri i heroit tonë arbëror Gjergj Kastrioti. Në vepra të tilla mund të shihet se sa i lidhur është emri i Arbërisë me vetë emrin e të madhit dhe mbretit Arbëror Gjergj Kastriotit.

Një dëshmi kjo se një Arbëri pa emrin e Gjergj Kastriotit të madh dhe anasjelltas nuk mund të mendohet e as të njihet e ekzistojë.

Lidhshmëria e Arbërisë ka të bëjë se vetë Gjergj Kastrioti i dha identitet e mbajti në hartën gjeografike aty ku e kishte vendin në kontinentin europian që nga lashtësia edhe përkundër tendencave të armiqëve për ta zhdukur nga harta jo vetëm emrin e Arbërisë ,por,bashkë me të edhe emrin e Gjergj Kastriotit, Harta sikur e kam vendosur bashkëngjitur me përshkrimin shoqërues është botuar në vitin 1596 (I.m.R.G.v,1596,d.b.m).