| E hene, 11.07.2022, 06:59 PM |
Servilizmi sëmundje kronike e shqiptarëve!
Pavarësisht
ndërrimit të pushteteve, servilët u pershtatet të gjithëve. Servilizmi është
semundje e pa shërueshme ndër shqiptar. Servilet ndahen në disa kategori, por
më të rrezikshmit mbeten servilet e sofistikuar!
Shkruan:
Florim Zeqa
Servilizmi i sofistikaur
i intelektualëve interesgjinjë
Fjala
e sofistikuar rrjedh nga fjala greke “sophistikós”, që do të thotë ‘relativ me
sofistët’. Sofistët ishin retorikë të famshëm për aftësinë e tyre për të
trilluarit, kompleksin dhe të panatyrshmen. Prandaj, e sofistikuar është
gjithashtu diçka e panatyrshme, e cila pretendon të jetë ajo që nuk është. I sofistikuar
është një person që sillet në një mënyrë të dalluar dhe elegante nga të tjerët
me personalitetin e dyfisht.
Pa
dashur ta personalizoj analizën e mëposhtme, servilët dallojnë për nga niveli
intelektual. Sa më i ngritur të jetë servili, serviliteti është më i
sofistikuar (më elegant dhe më i padukshëm nga të tjerët), kurse sa më injorant
të jetë servili kalon në banalitet dhe bëhet i dallueshëm nga të tjerët!
Pa
dashur që ta nxjerr lakuriq me emër dhe mbiemër para të tjerëve, po e marr si
model shembullin e një intelektuali i cili u ka shërbyer të gjitha pushteteve
të pasluftës në nivelin lokal dhe qendror. Intelektuali servil ka përfituar nga
të gjitha pushtetet e pasluftës duke punësuar familjarë në institutcione dhe
kompani publike, duke nxjerrur donacione (mjete financiare) nga qeveritarët për
botimin e dhjetëra librave brenda çdo viti kalendarik. Por, askujt në Kosovë,
përveq atyre që e njohin nga afër u shkon mendja për intelektualin interesgji,
“qengjin” që i ka thithur të gjitha pushtetet deri tek ky i fundit! Pra ky
është servilizmi i sofistikuar që ushqehet në mënyrë perfide të gjitha
pushtetet, kurse në anën tjetër, në opinionin publik paraqitet burr i mirë dhe
patriot, duke përfituar nga djersa dhe mundi i popullit dhe duke abuzuar me
interesin e përgjithshëm për interesa personale.
Roli i intelektualit në
shoqëri
"Dy
palë njerëz e prishin odën” thonin të vjetrit, "ata që nuk dijnë e flasin
dhe ata që dijnë e nuk flasin". Në grupin e parë të njerëzve hyjnë
injorantët e të paditurit që flasin shumë e s'thonë asgjë, ndërsa në grupin e
dytë të njerëzve hyjnë të mençurit e të diturit që hezitojnë të flasin.
Intelektual
janë njerëzit me dhunti natyrore (nga Zoti), me një intelegjencë të zhvilluar
që i thonë gjërat kjartë e bindshëm, duke reflekuar besim dhe shpresë për
ardhmëri në mesin që i rrethon dhe jo vetëm.
Në
të kaluarën, njerëzit e ditur (intelektualët), edhe kur nuk kanë mundur të
shprehen lirshëm nga pushtuesit, gjithmonë e kanë gjetur mënyrën pët t'ia thënë
të vërtetën popullit të tyre përmes metaforave, anekdodave, tregimeve të
imagjinuara (meseleve).
Njerëzit
e ditur dhe ntelektualët ishin bartës të lëvizjeve kombëtare që nga kohët
antike e deri në ditët e sotme, që nga Kuvendi i Lezhës e deri të Lidhja
Shqiptare e Prizrenit, që nga Rilindja Kombëtare e deri të lëvizja paqësore
demokratike (LDK) e viteve të '90-ta, intelektualët u shndërruan në prijës
politik dhe ushtarak, për ta nxjerrë popullin nga shtypja dhe robëria
shekullore siq ndodhi edhe gjatë luftës së fundit çlirimtare të viteve 1998/99.
Për unifikim të trurit
kombëtar
Në
rrethanat e reja të krijuara në Kosovën e sotme, populli ka nevojë si asnjëherë
më parë për unifikimin e trurit kombëtar, të intelektualëve, njerëzve të ditur
dhe atdhetarëve të vërtetë për ta nxjerrë vendin nga pushtimi i antivlerave,
dukurive të shumta negative; korrupsioni, krimi i organizuar, prostitucioni
politik, egoizmi, imoraliteti dhe për ta shpëtuar vendin nga zhveshja e
vlerave, traditave dhe identiteti kombëtar.
Servilizimi
apo rreshtimi i intelektualëve në anën e së keqes është duke e dëmtuar
seriozisht të ardhmën e vendit. Hyrja e intelektualëve nën tutelën e partive të
dështuara politike, e bën akoma më të pashpresë jetën e qytetarëve në Kosovë.
Mendimi
i mprehtë i një intelektuali vërehët nga thënja e të vërtetës së pastër, pa
kamuflime dhe pa ngjyrime partiake. Mendimi i lirë i intelektualit paraqet
kërcënim shqetësues për politikanin injorant dhe të korruptuar, për hajdutët
dhe matrapazët politik.
Pavarësisht
kërcënimeve dhe linçimeve intelektuali në asnjë rrethanë nuk guxon të largohet
nga misioni i shenjtë për mbrojtjen dhe pëhapjen e së vërtetës dhe i të qenurit
mbrojtës besnik i interesave kombëtare dhe të drejtave qytetare.
Sprova e intelektualit
në sfidat e kohës
Një
njeri që i thotë vetes intelektual dhe atdhetar që sot rrinë indiferent ndaj
zhvillimeve politike në vend, le t'i thotë çfarë të dojë vetes, por në realitet
nuk është në nivelin që e pretendon.
Merreni
me mend çfarë do të ndodhte sikur të tërhiqeshin të gjithë intelektualët, siq
janë strukur një pjesë e intelektualëve të profilit të "lartë".
Me
siguri në këtë vend nuk do të bëhej më fjalë për prosperitet, ndryshime
pozitive, zgjedhje demokratike, zhvillim ekonomik dhe mirëqënje qytetare, por
do të fashiteshim deri në tjetërsim kombëtar e njerëzor nga qeverisjet e
papërgjegjshme dhe antivlerat.
Ndoshta,
neve që jemi aktiv dhe të pandalshëm në përballje me dukuritë negative dhe mbeturinat
e sistemit të kaluar, intelektualët e servilizuar të kalibrit të
"lartë" na konsiderojnë të ç'mendur!
U
mbetët qytetarëve të vendit, që ta vlerësojnë kontributin e së cilit prej nesh,
por edhe servilizmin dhe ndërgjegjën e intelektualëve interesgji. Paraja mund
ta shkërdhejë intelektualitetin e servilëve, por jo edhe të intelektualëve që e
kanë mision interesin e qytetarëve dhe të ardhmen e shtetit të tyre të lirë.
10.07.2022