| E hene, 11.07.2022, 08:44 PM |
Edhe njëherë për skuthët e Partisë Demokratike!
Nga
Enver Bytyçi
Shumë
prej deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët ende nuk i janë bashkëngjit
grupit parlamentar të saj dhe qëndrojnë midis Alibashbardhit dhe PD-së, nuk
janë në gjendje të marrin vendimin e duhur. Nuk pozicionohen as këtej, as
andej. Në këto kategori deputetësh, duke lexuar qëndrimet e tyre, shoh disa
llojesh:
Së
pari, llojin e atyre që përpiqen të jenë "mbajtës të fjalës". Thanë
se "kurrë nuk do t'i bashkohen Sali Berishës" dhe tani qëndrojnë në
cep të skenës politike. Bëjnë "të pavarurin"! Këta nuk mundën të
parashikojnë se Sali Berisha është "ortek", nuk është individ! Për
hir të së vërtetës as ne që e mbështetëm nuk e kishim besuar se ky ortek nis më
11 shjetor 2022 në stadiumin kombëtar e 18 dhjetor në referendum e pason
fitoren spektakolare të 6 marsit e të 7 korrikut! Kjo kategori duhet të kuptojë
se egoizmi nuk është këshillues. Duhet të shohë se Partia Demokratike tashmë ka
kryetar Sali Berishën dhe duhet të pajtohet me këtë fakt. Pa kushte, pa mburrje
të tjera, me një lloj reflektimi të nevojshëm.
Së
dyti janë kategoria e disa deputetëve që bëjnë se qëndrojnë "mbi
partitë"! Madje thonë se "shkojnë edhe pas Erion Braçes, nëse është
nevoja"! Këta deputetë janë mediokër. E mediokrit janë gjithnjë kapadinj.
Prandaj nuk kanë sensin e logjikës e racionales! Nuk dua të them se janë të
kapur. Por mund të jetë dhe kjo arsyeja! Edhe kjo kategori ka mundësi të
shkëputet nga qëndrimi që mban dhe t'i thërrasë arsyes, nëse nuk ka ngrënë
ndonjë lugë çorbe të prishur.
Së
treti vijnë deputetët që kanë sakrifikuar në PD, por për shkak të pozicionimit
ose të ndikimit të faktorëve jashtë-qenies së tyre, vazhdojnë të jenë edhe
jashtë Partisë Demokratike. Shkojnë në protëstën e Sali Berishës dhe flasin më
keq së Tak Ngjela kundër saj. Duket se janë në dilemë. Kanë në ndërgjegje
paradigmën, nëse duhet t'i hedhin poshtë kontributet në Partinë Demokratike,
apo duhet t'i bashkohen asaj. Këta duhet që dilemën ta zgjidhin sa më shpejt,
sepse koha po kalon. Koha nuk është në favor të tyre.
Së
katërti, janë deputetët që duan të përfitojnë medoemos nga çvendosja e tyre.
Pra, nëse afrohen me PD-në, duan të dijnë se çfarë përfitojnë. Këtyre
deputetëve u duhet bërë e ditur se përfitojnë "Ndoc rrokun"! Ata
duhet të kuptojnë se duhet t'ia nisin nga e para. Kanë si favor lidhjet e
njohjet. Por kontributet e tyre nisin nga dita kur rikthehen. Me qëndrimin që
kanë mbajtur e kanë dëmtuar Partinë Demokratike dhe opozitën. Demokratët duhet
të shohin në praktikë reflektimin e tyre dhe pastaj të vendosin për ta.
Së
pesti, janë tre deputetët e kupolës anti-PD, përkatësisht Basha, Alibasha dhe
Bardhbasha. Këta të tre falnia Edi Ramës. Të atij janë në fund të fundit! Nuk
kanë çfarë i duhen Partisë Demokratike. Nuk dua të them me këtë që të
përjashtohen nga kjo parti. Po të duan të rikthehen edhe ata. Por do të
përbuzen për shumë kohë. Nëse duan të krijojnë fraksionin e tyre, le ta bëjnë
edhe këtë. Megjithatë ata janë të dëmshëm për PD-në dhe opozitën shqiptare!
Janë krye-skuthët e saj, edhe pse një pjesë e madhe e të gjitha këtyre
kategorive kanë një dozë të caktuar skuthizmi!