| E diele, 10.07.2022, 06:51 PM |
PUSHTIMI RUS I UKRAINËS E KA BËRË PËRFUNDIMISHT NATO-N SHUMË HERË MË TË FORTË, MË TË BASHKUAR DHE MË VENDOSUR
Nga
Kolonel Dritan Demiraj
Samiti
i NATO-s në Madrid përfundoi në datat 28-30 qershor dhe është e qartë tashmë se
misioni i ri strategjik i SHBA-ve është mbrojtja e Europës, ndërkohë që pas
pushtimit të Ukrainës sheshi tjetër i luftës mund të jetë Europa.
Ndërkohë
që lufta në Ukrainë prej katër muajsh po intensifikohet gjithmonë dhe më shumë,
ky konflikt ka treguar se kjo luftë është siguria e vetme për ndalimin e
pushtimit rus drejt vendeve të Bashkimit Europian në përgjithësi dhe
veçanërisht ndaj tre vendeve Baltike dhe Polonisë.
Në
gjykimin tim, Europa nuk ka asnjë opsion tjetër, por thjesht dhe vetëm të
përgatitet për një konflikt të mundshëm në të ardhmen e afërt. Ky është
njëkohësisht edhe vlerësimi i fundit i SHBA-ve, të cilat kanë vendosur më të
fund që të shtojnë ndjeshëm prezencën e tyre ushtarake në Europë.
Në
shtesë të SHBA-ve, edhe Gjermania e Britania e Madhe kanë vendosur që të
shtojnë prezencën e tyre ushtarake në Europë, duke forcuar më tej Krahun Lindor
të NATO-s.
Presidenti
Amerikan Joe Biden gjatë Samitit deklaroi se: “Ne jemi më të vendosur se kurrë
që të zbatojnë artikullin 5, i cili nënkupton që sulmi mbi një vend është sulm
mbi të gjithë aleancën. Ne jemi të vendosur të mbrojmë çdo inch të territorit
të NATO-s. Së bashku me 29 aleatët e tjerë, jemi të gashtëm t’i përgjigjemi
kërcënimeve nga të gjitha drejtimet përmes gjithë territorit tonë në tokë, det
dhe në ajër”.
Dy
konluzimet kryesore të Samitit të NATOs ishin se:
1.
Putinit nuk mund t’i besohet.
2.
Aleatët e SHBA-ve në Europë ndihen të kërcënuar dhe për këtë qëllim
Presidenti
Biden ka urdhëruar që të mobilizojë edhe më tej ushtrinë Amerikane.
Kjo
nënkupton që shumë shpejt, një kontrigjent më i madh Amerikan do të dislokohet
në Europë. Ku do të dislokohen konkretisht këto forca?
Një
brigadë e përforcuar Amerikane do të stacionohet menjëherë në Rumani në
përbërje të së cilët do të jenë 2000 trupa amerikane, në shtesë të tashmë edhe
3000 trupave të tjera që janë të stacionuara që përpara pushtimit në këtë vend.
SHBA-të do të dislokojnë në Britaninë e Madhe 2 skuadrone të avionëve F-35, në
Spanjë do të dislokojnë dy destrojerë shtesë ndërkohë që edhe katër Destrojerë
të tjerë Amerikanë janë në gatishmëri të plotë të stacionuara që më parë në
Spanjë. Në shtesë sa më lartë, SHBA-të do të dislokojnë disa njësi shtesë të
raketave më të sofistikuara për mbrojtjen kundër-ajrore në Gjermani dhe në
Itali
Dislokimi
më i madh i ushtrisë Amerikane do të realizohet në Poloni, ku për herë të parë
SHBA-të do të vendosin një komandë të përhershme operacionale, Komandën e
Korpusit të 5-të Ushtrisë Amerikane, e cila është një forcë e drejtëpërdrejtë
luftimi me pajisjet më moderne të saj.
Në
ditët e sotme, SHBA-të kanë më shumë se 100.000 trupa të dislokuara, ndërkohë që
përpara pushtimit rus të Ukrainës kishin rreth 80.000 të tilla. Pa pushtimit,
menjëherë SHBA-të dërguan edhe 20.000 trupa shtesë luftimi.
Ndërkohë
edhe Britania e Madhe dhe Gjermania kanë vendosur të shtojnë numrin e trupave
ushtarake. Britania do të dërgojë edhe 1000 trupa shtesë në Estoni, ndërkohë që
ka të dislokuara edhe 2000 të tilla në vend. Dy skuadrone avionësh sulmi së
bashku me aeroplanmbajtësen “Queen Elisabetë” janë në gatishmëri të plotë.
Gjermania do të urdhërojnë dërgimin e një brigade luftimi në Lituani.
Pra,
për herë të parë NATO po zhvendoset në një lëvizje e cila konsiderohet si
‘agresive’.
Fronti
Lindor i NATO-s sot përbëhet nga tetë vende: Estonia, Latvia, Lituania,
Polonia, Sllovakia, Hungaria, Rumania dhe Bullgaria, të cilat janë vendet që
mund të përballen drejtëpërdrejtë nëse kon+ikti përshkallëzohet më tej.
Konkretisht
sot në Estoni ndodhen 2200 trupa në NATO-s dhe 10.500 të ushtrisë së saj, në
Poloni gjenden 3481 ushtarë të NATO-s dhe 58.432 të saj. Në të gjithë Frontin
Lindor të NATO-s sot gjenden 324.000 ushtarë të SHBA- ve dhe të tetë vendeve të
NATO-s. Në këto momente kërkesës për t’ju bashkuar NATO-s i janë shtuar edhe
Finlanda dhe Suedia.
Sipas
Vladimir Putin-it, “Lëvizjet e fundit të NATO-s, janë lëvizje të cilat tregojnë
ambicje imperiale”. Në lidhje me anëtarësimin e Finlandës dhe të Suedisë në
NATO, ai deklaroi se: “Ne nuk kemi asnjë problem me zgjerimin e NATO-s, por në
rast se ata dislokojnë infrastrukturë ushtarake në Finlandë e Suedi, edhe ne do
të reagojmë ndryshe duke dislokuar armët tona”.
Çfarë
nënkupton kjo?
Kjo
nënkupton se në të ardhmen Rusia do të dislokojë në këtë front armët më moderne
të saj nukleare, avionët strategjikë, sistemet e raketave supersonike, sistemet
më moderne të mbrojtjes kundërajrore S-400, S-500, S-550, nëndetëset më
moderne, do të ndërtojë baza të reja ushtarake por jo vetëm.
Si
përfundim, një gjë është e qartë.
Vërtet
ky pushtim ka shkaktuar vdekjen e mijëra qytetarëve dhe ushtarëve të pafajshëm
të Ukrainës, ka shkatërruar infrastrukturën e saj në më shumë se 35 për qind të
vendit, por e ka bërë përfundimisht NATO-n shumë herë më të fortë, më të
bashkuar dhe më vendosur.
https://www.facebook.com/profile.php?id=100044589662161