| E premte, 08.07.2022, 08:06 PM |
Skënderbeu gaboi që i dëgjoi këshillat e Papëve
Nga
Gjon Keka
Dëmin
më të madhë Gjergj Kastriotit ia bënë lëvdatat e Papëve ,sidomos Papa Piu II i
cili e këshilloj t'i prish traktatet e paqes me perandorinë otomane.
Duhet
ditur një gjë se Gjergj Kastrioti kishte vendos stabilitet pas forcimit që i
bëri shtetit të tij ,dhe një paqe me Perandorinë otomane ai e bëri për të
ruajtur ato pjesë të Arbërisë së tij që i kishte rimarrë me gjak e djersë. Por
ishte këshilla e gabuar e Papës Piut II i cili e udhëzoj atë të prish traktatin
e paqes me sulltanin. Një gabim ky që i kushtoj më pas Gjergj Kastriotit
,sidomos pas vdekjes së Papa Piut në Ankona. Si duket as vetë Papa nuk e kishte
llogarit këtë se një prishje e marrëveshjes së tillë do t'i bënte tepër dëm
Gjergj Kastriotit dhe shtetit të Arbërit të ndërtuar me sakrificë ,gjak e me
djersë të madhe.
Prandaj
,pas prishjes së traktatit të vitit 1462 ,askush më nuk u interesua për
Arbërinë, as vetë Papa Pali i Ii edhe si të tjerët me fjalë e lëvdata e ngopën
Gjergjin ,por nuk kishte vepra mbrojtëse e as ndihma në përballje e gjithë asaj
makinerie të Perandorisë otomane të asaj kohe.
Këshillat
e gabuara të papëve i kushtuan Gjergj Kastriotit tepër shumë, pastaj Arbërisë e
cila u bë qengji në therrtore i Europës , gjaku i arbërorëve të pafajshëm e
mbrojti Europanë dhe civilizimin europian, gjaku i pafajshëm i cili u derdh për
shkak të këshillave të gabuara të papëve.Pas vdekjes së Papa Piut II ,dhe
dështimin të projektit të tij të cilën e pruri deri në Ankona kur edhe mbeti
vetëm projekt në letër, Arbëria mbeti e vetme,Gjergj Kastrioti tanimë kishte
prish traktatin e paqes me sulltanin me këshillën e papës, ndërsa sulltani tani
kishte një urrejtje edhe më të madhe pas prishjes së traktatit edhe pse edhe
vetë sulltani nuk mbante traktatet ,por i prishte sipas interesave të tij.Por
në këtë rast prishja e traktatit të paqes së vitit 1462 nga Gjergj Kastrioti me
këshillën e papës i kushtoi Arbërisë me gjak.
Ishte
tepër vonë edhe për vetë Gjergjin tonë të madh i cili e kuptoi se prishja e
asaj marrëveshje të paqes ishte një gabim sepse Arbëria dhe ai vetë u bënë si
qengjat ne therrtore, dhe e gjithë kjo therrtore ndodhi për fajin e Papa Piut
II dhe princav e mbretëve tjera të europës që nuk i dolën në ndihmë Gjergj
Kastriotit për ta ndalë këtë të keqe të madhe për fatin e Arbërisë dhe Europësn
në përgjithësi.
Nisur
nga kjo në shtratin e vdekjes Gjergj Kastrioti i la një testament të
mrekullueshëm birit të tij Gjonit, duke e këshilluar të rrij sa më larg Papëve
, t'i respektoj ,por të mos i dëgjoj këshillat e tyre, as të mos lejoj t'i
përzihen në punët e tij e të shtetit apo mbretërisë së tij.Këtë për shkak se e
kishte kuptuar se sa me pasoja ishte që ai e dëgjoj këshillën e Papëve e
sidomos Papës Piut II i cili nuk arriti ta realizonte planin e tij dhe as nuk
la më pas vetes ta qonte dikush në fund sëbashku me Gjergjin tonë të Madh.