Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shpëtim Agolli: Kastriot Myftaraj - Rebel lindi, rebel u nda nga kjo jetë

| E enjte, 07.07.2022, 07:36 PM |


Shpëtim Agolli:

Me shumë hidhërim mësova ndarjen nga jeta të Kastriotit.

Me Kaçin kishim njohje qysh në rininë e hershme në Korçë.

Vinte nga një familje e shkëlqyer.

Ashtu, tip rebeli dhe jokomformist debatonim bashkë para viteve të demokracisë, kur bënim xhiron e zakonshme mbrëmjeve n? bulevardin e Korçës.

Kuptonim mirë njëri-tjetrin kur flisnim kundër  diktaturës.

Ndodhte që këmbenim ndonjë libër të "verdhë" për kohën.

Prej v.1990 u angazhua në krijimin e Degës të PD-së n? Korçë.

Rrallë fliste për angazhimin e tij në politikë, por kur bashkoheshim ndonjëherë këto vite këtu në Tiranë, i kujtonim me nostalgji ato kohëra.

Rebel lindi, rebel u nda nga kjo jetë.

Ngushëllime familjes dhe miqëve.

U prehsh në paqe Kastriot Myftaraj.

https://www.facebook.com/shagolli