| E enjte, 07.07.2022, 08:15 PM |
Visar Zhiti:
Tronditës lajmi i
vetëvrasjes së gazetarit dhe studiuesit Kastriot Myftaraj, autor i shumë
shkrimeve dhe librave dhe emisioneve televizive
Me
njohje të gjerë, hulumtues guximtar dhe tërheqës, me fantazi deri edhe
alarmante, krijoi një zë të veçantë në gazetari, të thellëfutur, ndërkaq solli
monografinë e parë dhe të çuditëshme, me dy volume për diktatorin Enver Hoxha,
botime per posdiktaturën, partitë, portrete penguese, që la socializmi real dhe
që thadroi përçudnueshëm demokracia shqiptare. Ngacmues deri në shqetësim, me
deduksione të befta, edhe të frikshme, ndërkaq fitues i gjyqeve të veta, jurist
me profesion, korrekt me shoqërinë etj,
etj.
Sot
vrau veten, u hodh nga kati i katërt i apartamentit të tij në Tiranë, diagonstikohej së fundmi për
një sëmundje të rëndë, informojnë lajmet e sotme. Keqardhje e madhe për ne, që
e kemi njohur, ikje e parakohëshme, humbje dhe tragjedi për familjen.
…Dhe m’u nëpërmend, ndoshta nga që zhvillonte emisionin televiziv me titullin sarkastik ”Ju flet Moska”, një thënie e poetit ruso-sovjetik Evgenij Jevtushenko: “Nuk ka vetëvrasje, ka vetëm vrasje”…