| E marte, 05.07.2022, 08:44 PM |
Nuhi
Veselaj:
Nga Jetëpërshkrimi (3)
-Përjetime nga
Qendra shkollore teknike (3)
5) Viti shkollor 1970/71
Së
këtejmi, mbas afro 8 muaj punë efektive në postin e zëvendësdrejtorit të
Qendrës shkollore “19 Nëndori”.të Prishtinës, arrita, si me thënë, një thagmë
mrekullie suksesi të paimagjinueshëm, Kështu, që në fillim të vitit të ri
shkollor 1969/70, u kurorëzua suksesi për të parën here edhe me drejtor të rinj
shqiptar, i cili e kishte qilimin e shtruar për të vazhduar të udhëhequrit me
sukses pasi i kishte të oganizuar dhe kompletuar mirë, si personelin arsimor
entuziastë, ashtu edhe atë administrativ, ndërsa mua pas suksesit të arrirë me
punë të palodhur, m’u plotësua edhe kjo dëshir: kthimi në bazë, mësues-profesor
dhe i mora orët obliguese të lëndës gjuhë e letërsi shqipe, pikërisht në
paralelet e nënsektorit të ri elektro rryma e dobët, punë kjo çka me të
vërtetë më jepte kënaqësi dhe njëherazi vazhdoja lektor honorar në
Radio-Prishtina. Me sa di zv-drejtor i Qendrës u avancua shefi i Seksionit të
ndërimtarisë një serb vendali, inxh. i diplomuar, tip i urtë, i dëgjueshëm, i
cili nuk i përzihej në kompetencë drejtorit të Qendrës shkollore teknike. Së
këndejmi kishte mbetur pa u kompletuar sipas propozimit tonë vetëm vendi i
punës të një andro-pedagogu në cilësinë e zëvendëdrejtorit. njohës i dygjuhëve
mësimore.
Në
Radio Prishtina si lektor i lajmeve disa muaj më parë kisha filluar të punoja
honorar Aty kaloja mirë me drejtor Kemajl Devën dhe me shokë,
redaktorë-përkthyes profesionistë secili më i mirë e më shok se tjetri, si:
Gani Hoxha e Nazmi Rrahmani, Hasan Shala, Fitim Domi, Rexhepi, i nderuari Bala,
e spikerët si: Gjakush Qapari, , Pranvera Veliu, Vera Gjevori e me gazetarë
kryesisht të talentuar që konsultoheshin me mua për gjuhën letrare të njëzuar.
Si lektor-korrigjues nuk kisha problem, pasi e kisha në specializim edhe
shqipen edhe gjuhën serbokroate. Madje aty kisha dhe mundësi avansimi si
redaktor në emisionin për gjuhën, dhe lidhur me këtë po e përmend me respekt të
veçantë z. Nebil Dino, i cili më cyste dhe më joshte ta zëvendësoja rreth
përgatitjes së emisioneve të tilla gjuhësore, meqë sipas tij, e zotëroja
shqipen letrare kombëtare dhe posedoja të gjitha paradispozitat për ta
zëvendësuar. Në poststudime isha orientuar në degën e gjuhësisë, prandaj në atë
vend pune kisha perspektivë vërtet ideale, prandaj ai më njihte me procesin,
përkatësisht procedurën si hartohen me lehtësi ato emisione. Me zotin Nebil
Dino na lidhnin edhe dy raste të tjera: e para, një kohë e kam pasur professor
në Normale të Gjakovës dhe e dyta, kur Gestapo e burgos një simixhën tim
Muhamet Reçani për një ndihmë bujare bërë një komunisti, por atë gabim e
shpëtojnë Ilaz Agushi, Tahir Kolgjini e Zotnijtë e Prizrenit (Xhemajl Aga), ky
kur lirohet shtrojë e mbulojë, postajë e gëzof si dhe këmishë e veshë tjetër ia
lë për sevap një të burgosuri nga Shqipëria që quhej Nebil Dino, i cili
nuk kishte askënd të vetin këndej, mbase ishte i vetmi intelektual mësues me
ngjyrë (ziosh) shqiptar i kohës së Zogut. Sido që të ketë qenë, edhe nga ky
këndvështrim Nebili kishte simpati për familjen tone dhe donte të më ndihmonte.
Unë,
megjithatë zgjodha mësimdhënien. Nuk mund ta fsheh më shumë më motivonte puna,
kontakti me nxënës, sepse më mirë se askush nxënësi ta çmon mundin dhe ta
imiton të mirën gjuhën, por edhe për arsye krijimtarie, ngase kisha në
dorëshkrim disa krijime për fëmijë e të rinj që do ta shohin dritën e shtypit
më vonë, ndonëse jo të gjitha. Për një zgjidhje-këshillë të tillë në të vërtetë
ishte edhe një zë i brendshëm që më grishte dhe qortonte:
Pse
po e tradhton vetveten. A di sa herë ka luftuar regjimi ma ta heq ditarin,
ndërsa ti idealisht ke qëndruar në arsimimin prodhimtar. Stoikisht ke rezistua,
madje ke pasur posoja të rënda. Tashti vetë po largohesh prej nxënësve!
Vërtet,
puna me të rinj me nxënës me jepnin dhe sottakimi me të rinj më japin frymëzim
në krijimtari, kjo ishte dhe është poenta e dashurisë për gjuhën e edukimin e
brezave në frymën shqiptarishte, që politika jugosllave përpiqej ta
zëvendësonte me patriotizmin socialist jugosllav (!).
Mirëpo
megjithë ndihmat tona anësore e direkte drejtori i rinj, si duket i papërvojë
dhe aq më keq pa invencion, ashtu si edhe zëvendësi, paluskë joenergjik, që
priste vetëm urdhura e këshilla nga dejtori i çorientuar, shkolla pësoi
degradim organizativisht e disiplinisht. Nuk kishte koordinim të veprimtarive
të rëndomta si b.f. në mes të Pleqësisë e të Këshillit të arsimtarëve me
organizata politiko-shoqërore të Qendrës si OTHLKJ-së, Organizata e Rinisë,
Organizata e Sindikatit, madje aktivitete e lira arsimtarë/nxënës që këtë vit,
në të dyja gjuhët mësimore, nuk ishte inicuar fare, punë këto që nuk shkojnë me
urdhëra as me lënie në dorë stihisë, Ato punë bëhen me zemër e mirëkuptim, me
rregull e displinë, me stimuls njerëzor. Dhe si rrjedhojë, që në muajt e parë
punët në Qendër nuk shkëqyen, drejtori hasi në vështirësi me vetveten rreth
njohjes dhe çasjes së zgjidhjes së problemeve që ishin specifike për një
shkollë profesionale si kjo dhe se sugjerimet apo udhëzimet që merrte nga baza
prej nga kishte ardhur, nga drejtorët e fushave të tjera nuk ishin të drejta.
Kështu
që pasi drejtori edhe pse shqiptar u tregua plotësisht i paaftë për të drejtuar
këtë Qendër shkollore ndër më të mëdhatë, aso kohe, jo vetëm në Kosovë, por me
sa di edhe në Jugosllavi, dhe për mos me dale të dështuar para opinionit të
gjerë për shkak të udhëheqjes së dobët, disa shokë si Sadri Fetiu, Ramadan
Seferaj, Ibrahim Ahmeti, Jusuf Venhari e disa më të rinj madje edhe disa kolegë
serbë, po sidomos Metush Krasniqi, i cili pa marrë mendimin tim e kishte
shkruar kërkesën në emrin tim, kërkuan me konkurue, përkatësisht me pranue
postin e zëvendrejtorit të profilit andro-pedagogo-psikologut shkollor. Unë hezitoja,
edhe pse mbi bazë shoqërore jo rastësisht më këshilluan edhe Osman Dumoshi,
Muhamet Pirraku e të tjerë, megjithatë unë hemendesha me arsye që të pritet
profesionisti i merituar, por kur nuk kishte konkurrues, dhe ndihmën time e
kërkoi edhe vetë zëvendësi (serbi i urtë), pastaj edhe drejtor Hamiti, duke
besuar se ai sigurisht kishte marrë pëlqimin nga eprorët e tij në Komunë e
Komitet, seriozisht e analizova çështjen. Kështu për hir të interesit të
përgjihshëm shoqëror, për mos me dështue udhëheqja për shkak të paaftësisë së
drejtorit shqiptar, në muajin dhjetor pranova postin e zëvendësdrejtorit të
Qendrës, duke sakrifikuar shërbimin e lektorit në Radio-Prishtina dhe
kënaqësinë që ndjeja si mësues - profesor i gjuhës shqipe. Dhe vërtet kur
fillova punën si ndihmës drejtori, pothuaj menjëherë mrekullisht u normalizua
situata, ngase e dija se ku kujt çka i po mungon. Kështu mbarë kolektivi:
kolegët, nxënësit e prindër serbë e shqiptarë kishin besim në mua. Është
çështje më vete se si u fitua ky kult besimi, seps autoriteti nuk
arrihet pa punë. Kam shumë shembuj konkretë, por këtë po e ilustroj vetëm nja
dy raste që ndikuan autoritarivisht në stabilizimin e gjendjes dhe autoritetin
e një andro-pedagogu praktik.
E
para, disa nxënës serbë
ishin rebeluar me arsimtarët e tyre për shkaqe kryesisht socio-politike, dhe
ofendimet e përtej tyre ishin aq të rënda sa që përjashtimi i nxënësve të
tillë, shikuar sipas rrgullave shkollore ishte mase e drejtë, por njëherazi unë
shihja se linte hije të zezë politike për shkollën tonë. Kështum assesi nuk
isha për përjshtimin e tyre, sepse problemet e të rinjve serbë i mirëkuptoja në
atë periudhë, dhe e dija se cilat forca të errëta po i cytnin drejt
viktimizimit. Andaj në bisedë me ndonjë prindë e arsimtarë, me një nxënës udhëheqës
i rinisë në shkollë arrita me u njoftë me problemin e vërtetë. Kështu më fort
individualisht, sepse vetë kërkoja që ekspozimi im mos me u pa si primar, po
gjithsesi me angazhimin tim u zgjidh çështja me tolerancë e mirëkuptim. Unë
edhe këtë rast, vërtet, kisha qendrim të sinqertë dhe i respektoja njerëzisht:
arsimtarë, prindë e nxënës, duke e shftyzuar deri ndikimin e të rrëfyerit
individual pa ua zbuluar intimitetet u gjet edhe zgjidhja fatlume. Unë mbroja
devizën se kur fiton shqiptari, fiton edhe serbi, kudo njerëzit në botë
kombësitë bashkëjetojnë, Pse jo edhe serbët vendas me shqiptarë, ngase jo vetëm
nga gjuha, po shumë më tepër nga edukata familjare e psikologjia dallojnë nga
serbët e Serbisë, edukata e tyre ka ngjashmëri me atë familjare shqiptare.
Kështu fituam respekt e besim që do të reflektojë kjo mirësi e mirëkuptim në
njëfarë mënyre edhe nga ana e tyre për të mire në ngjarjet e kurdisura nga
UDB-a që do të pasojnë.
E
dyta, më njoftuan që dy
nxënës, bajraktarë grupesh të një klasë të fundit, para diplomimit, në
vrullin e moshës ishin zënë ndër veti, po thuaj për hiç gjë. I byryteshin
njëri tjetri si tareq, cili është mi i forte se tjetri. Kështu acarohen me
fjalë. Kalojnë në fyerje gjithnjë e më të rënda, madje edhe në kanosje, por për
të rame, për me provue forcën e demave, meqë nën nënvetidije e
dinin se shkollën e mbronte kulti i zotshpillëkut, atëherë si arenë
përleshjeje, caktojnë një hapësirë te një pikë karburanti jo larg nga shkolla.
Dhe posa mora informatën, nuk informova Milici dhe askënd tjetër, po shpejt e
shpejt arrita atje, për fat i zura pa u kacafytur. Nuk ishin pa shokë dhe pa
pajisje me mjete të forta të fshehta, shumë të rrezikshme, Dikush sapo më pa
alarmoi: Profesor Nuhiu! Aktorët, ngrinë në vend, I thirra, Më
dëgjuan, Ua dhash nga një shapullë të nxehtë, duke shoqërue me fjalë: -Më
mire unë se mililicia serbe! Më mire unë se Ju me gjymtue njeri-tjetrin.
Më mire unë se me i shti familje në bela! Menjëherë po kthehemi bashkë
në shkollë!
Natyrisht,
unë përkrah tyre me shokë u gjenden në klasë. Edhe sot kujtoj diçka nga çka u
thashë si shokë, si fëmijëve nxënës, si fëmijëve të mi:
Adoleshenti
(axhamia) ma zi se i trenti. Këto janë momente kur i riu gufon. Hajde ju?! Po
ju shokët ku ishit?! …Qysh keni lejue këtë marri! Fjala e urtë, thonë, çel
dyertë e hekurta, e jo më zemrat e mendjet e të rinjve tanë… Ne kemi arena të
tjera ku mund ta provojmë forcën. Forca e mendjes është shumë më me vlerë se
forca e demave. Forcën që e keni mos e shprazni kundër njëri tjetrit, po në punë.
Në punët e verës... Sa mire që u pajtuat dhe nuk i futët familjet në bela.
Belaja për shqiptarin është denimi më fatkeq ka rjedhojë hamarrjen… Për
shplakat mos u tregoni prindëve. Për to nuk kam ndërmend me kërkue falje…Thonë
se Shaban Palluzha, kur e thërret Mehmet Gradicën me i pri ushtrisë, Mehmeti i
paska pasë thënë, po pranoj, por për do nguca të mëparshme, mbes ndër faj, se
askujt nuk kam lypë besëpaqe?! Hajde i thotë Shabani, unë e di, po tash nuk
është koha e ngatërresave tona…
Megjithatë
prindërit kishin marrë vesh. Më falenderuan. Raste të tilla më ka ndodhur me
pajtue pa flakaresha deri arsimtarë shqiptarë mesvete e serbë mesvete, por
jetës nuk i dihet….
Dhe
vërtet, rikthimi im në drejtori stabilizoi pothuaj çdo gjë. Veç tjerash
vazhdova me hospitime, ndihmë kjo arsimtarëve të rinj serbë e shqiptarë. U
gjallëruan aktivitet e lira të nxënësve.
Dhe
kështu, puthuaj, pasi gjithçka relativisht u normalizua më shkoj mendja për një
risim: me botue një fletushkë të shkollës. Mendova. Bisedova. Propozova.
Mora pëlqimin. E pagëzova: Flaka e nëndorit/Buktinja novembra, emërtim
domethënës që i shkonte gjuhës shqipe, historisë shqiptare dhe aktualitetit,
ashtu si edhe serbokroatishtes, Jugosllavisë së AVNOJ-it. Më erdhi shumë mirë
që edhe drejtori pëlqeu, sepse kam pasur bindjen që atij asgjë nuk i shpëtonte
pa i informuar eprorët në Komunë e Komitet. Kjo nismë rreth fletushkës u
zyrtarizua në Këshillin e arsimtarëve më 29.04.71 dhe veçmas nga
drejtues-udhëheqësit e të gjitha organizatave politiko-shoqërore të Qendës në
fund, po atë muaj, vulosi lejimi i Pleqësië së Qendrës shkollore. U vendos që
koordinimin e kësaj pune dhe ndonjë përkthim ta bëja unë. Dhe fill pas formimit
të Këshillit redaktues u hartua programi në të dyja gjuhët. Fillova me tubue
material me ndihmën e kolegëve dhe kështu pas botimit të numrit parë në të dyja
gjuhët, më dukej se misioni im rreth udhëheqjes konstruktive të Qendrës me këtë
kishte përfunduar, ngase kisha preokupime dhe ambicie të tjera më me interes,
siç ishte, veç krijimtarisë edhe thellimi në procesin ditunor për arritjen e
grades magjisër i shkencave filologjike dhe mbase edhe doktor shkence.
Kështu
pas 5-6 muaj shërbimi në postin e zëvendesdrejtorit i zgjedhur në mënyrë të
rregullt vendosa me u lirue nga shtatori dhe për këtë më parë e
informova drejtorin, pastaj Pleqësinë e Këshillin e arsimtarëve dhe në shtator
përsëri u ktheva profesor i gjuhës shqipe, pikërisht në paralelet e nënseksionit
ektro-intalime të rrymave të dobëta, profilizim elektronikan poste e
të ngjashëm, të cilin e solla në Kosovë nga shkollat e Serbi-Jugosllavisë.
Një
veprim, i tillë i dorëheqjes u prit mirë nga drejtori, mbase ai mendonte se do
të shpëtonte nga kult-autoriteti im, vetëm pse i dilja si më i familjarizuar në
kuadër të kolektivit dhe vërtet, pothuaj të gjitha punët i kryeja, në raport:
prindë/nxënës/kolegë, ndërsa ai mbante vetëm titullin dhe lidhjet me organet e
pushtetit, si, nga Komuna ashtu edhe nga Komiteti.
6)
Viti shkollor 1971/72
Magjia
e mësimdhënieses, biseda shoqintime dhe gafë-mania karrieriste, pretekst
rishfaqja e fantazmës udbo-albanofobe
Hyrje
Meqë
për mendimin tonë, edhe kësaj here e kisha kryer misionin për normalizimin e
konsolidimin e gjendjes në Qendrën shkollore teknike dhe për mos me lënë vend
me dyshue se po më mbetet merak posti i zëvendës-drejtorit, apo edhe i
drejtorit, në këtë pjesë do të rrah këto katër tema:
a)
Mësimdhënia e gjuhës shqipe ideal i magjishëm i vetëdijesimit kombëtar;
b)
Karriera si barrë e manisë që mund të shndërrohet në patologji;
c)
Nga biseda shoqintime, njoftime e këshilla mbi bazë shoqërore;
ç)
Aktivizimi i fantazmës udbo-albanofobe kundër meje, pretekst gafat patologjike
të drejtor Hamitit.
1)
Mësimdhënia e gjuhës shqipe si ideal i magjishëm i vetëdijesimit kombëtar
Që
në fillim e shoh të nevojshme që në disa pika të shpreh arsye e entuziazëm pse
më joshte magjia e mësimdhënies:
E
para, është nder me gëzue emrin mësues e në veçanti mësues i gjuhës dhe dhe
letërsisë shqipe, sidomos në shkollë të mesme për hir të moshës së
mësimmarrësve, moshë kjo kur nxënësi formëzohet me vetëdijësim kombëtar.
E
dyta, së këndejmi kisha arsye e entuziazëm me u rikthye në bazë të
mësimdhënies, sepse pa qenë drejtpërdrejt me nxënës humb edhe njomësia e
frymëzimit të shprehjeve në stilin që e do situata, përshtat pjekurisë
djaloshare e vashërore, faze-moment ky që të rikthen e të shton forcën e
njomësisë së frymëzimit hyjnor, përjetësisht poetik.
E
treta, konkretisht i zgjuar nga ëndërrimi, e sprovoja veten a mos kam ndryshuar
nga ky largim i përkohshëm a do të më respektojnë sa i respektoj
bashkëmësimtarët, sa do të jem në gjndje të vazhdoj të mësoj prej tyre e sa do
të përpiqen ata të mësojnë prej meje, ngase secili di për vete, secili ecën
rrugës së vet dhe fundja rruga ideale intelektuale në ecje e sipër përbashkon
masën.
E
katërta, dikush përpiqet vegimish, dikush më realisht, po secili i synon që me
punë-dëshirën e vet t’i kapë rrezet ylberore t’i tejkalojë ato pasi t’i mbushë
me dashuri dhe t’i lë trashëgim.
E
pesta, është e vërtetë, unë me vetëdëshirë nga posti i epranit u ktheva në
cilësinë e një mësuesi të thjeshtë. Mirëpo “PSEJA” si pyetje, asnjë
vetëdëshire nuk i lë pëgjigje të thjeshtë, madje tek individët e caktuar e lë
zvar atë pëgjigje, as plotësisht të mirëkuptuar as tërësisht të keqkuptuar, ku
mes tyre dyshimi strukur rri. , ku mund të kontribuojë
E
gjashta, edhe në këtë rikthim si mësues i shqipes, në fillim të vitit shkollor
‘70/’71, si edhe atë një vit më parë‘69/70, vërtet ndjeja lehtësim e pushim shpirtërorë
siç e ndjen e përjeton çdo njeri, kur ta ketë kryer me sukses një mision të
shenjtë, një punë të madhe me interes shoqëror që përputhej me një pjesë të
dëshirë-idealit të tij, siç ishte drejtimi apo krah-ndihma drejtorit të rinj,
shokut punëshoqërues që most ë bnjkrotojë investimi.
E
shtata, fundi i fundi pse mos të isha krenar, kur i kujtoja vetes, zot shyqyr,
që m’u kishin plotësuar objektivat: adaptimet dhe sistemimi i brendshëm i
godinave shkollore, risistemimi i rendit shtëpiak dhe kompletimi me kuadër
entuziastë për mësimdhënie efektive, funksionimi i këshillit të arsimtarëve dhe
i pleqësisë në nivelin e duhur dhe në veçanti ripërtëritja e kuadrit drejtues e
administrativ të Qendrës: të gjithë të rinj: drejtori, zëvendësi, sekretari,
referenti i nxënësve, deri edhe mirëmbajtësi i objektit, Por ajo më kryesorja
përcjllja e brezit të radhës së nxënës-punëtorëve të diplimuar në
prodhim.
E
teta, më gëzonte pa masë klima e krijuar politiko-shoqërore, që unë sebep,
ishte bërë edhe përplotësimi i Seksionit elektro, rryma e fortë energjetike me
nënseksionin elektro-rryma e dobët me perspektivë elektronike.
E
nënta, po e cek si pikë të veçantë, më në fund të dalët në dritë edhe fletushka
e shkollës Flaka e nëntorit /Buktinja novembra, e cila ende ka vështirësitë
e foshnjërisë, po ka mundësi të mvishet me sprova force intelektualësh të
secilit mësimdhënës dhe të secilit nxënës e kushdo qëi shkon mendja në çpikje-
krijimtari.
E
dhjeta, me risinë e fletushkës jepet mundësia që forcat inteletuale të
Qendrës shkollore, mund tlë japin shembëll edhe për shkolla të tjera në
Jugosllave, por edhe për shkollat e mesme teknike motra në Shqipëri. Ky fakt,
së paku mund të jetë mjeti i parë i njohjes dhe i bashkëpunimit me të gjithë.
Dhe kjo nuk ishte utopi, po një realitet qëmund të arrihej jo me shumë mund e
kosto të lartë dhe që vërtet kontribuon shumë për të mirë.
E
njëmbëdhjeta, është e vërtetë, se për dikënd, quhej degradim kalimi im nga
drejtues i Qendrës mësues i thjeshtë i një lënde, por për mua,
si e shpreha më sipër jo, aspak, ngase tashti kisha svida e ambicie të tjera që
preknin në shkallë-hapësira të tjera më të larta, më cilësore dhe më
frytdhënëse, siç do të rrëfehem edhe tash fill.
2)
Karriera si magji e lakmisë që mund të shndërrohet si barrë e manisë
patologjike
Edhe
objektivin e kësaj pjese po e ilustroj në disa pika:
E
para, nga ambiciet konkurruese madhore ndikuese nga ideali im, ishte jo arrijë
karrierë në poste, po gradim në mësimdhënie, në punë të mbarë, prandaj rikthimi
në punën me nxënës si mësues gjuhe që vërtet më sillte lehtësim dhe qetësim
shpirtëror, ishte motiv-dëshirë e ambicieve të mia të kahershme jo të thjeshta
po të qarta. Dhe vërtet punën me nxënës tashmë e kam shtëpi
mendimore relaksuese, që kur e shihja se fjala ime kishte afekte mësimi e
edukimi te brezi mësimmarrë, zemra më bëhej mal e kopsht me lule e fryta, sepse
për suksesin e punës së mësuesit idealist shqipfolës askush nuk guxon të
dyshojë, as ta mohojë, sepse ai sukses shihet në sytë e nxënësve, në çdo
sjellje imitimi të tyre, në çdo tingull të gjuhës, në çdo ëndërrim imagjinar të
tyre.
E
dyta, puna, mundi i mësuesit ashtu edhe i prindit idealist kurr nuk shkon kot,
ai shkrihet trashëgimisht në shëndetin e mësim-edukimit tek brezat.
E
treta, ç’është vërteta, afro dyvite edhe pse me shkëputje shërbeva në këtë
Qendër në postin e drejtuesit, zëvendësdrejtorit. Për mua nuk kishte rëndësi si
thirrej vendi im i punës. Në punë isha i pavarur, nuk ka pasur nevojë me marrë
leje apo me pranue urdhër nga drejtori. Më tepër unë kam sugjeruar asaj ose
atij, veç përfaqësimit, çfarë duhet të bëje drejtori për të mirën e shkollës e
të nxënësve dhe personelin mësimdhënës e administrativ.
E
katërta, në të vëretë, si në rastin e parë (1970) dhe në rastin e dytë (1971),
drejtori nuk kishte nevojë me më caktue detyra, ngase vetëm i tregoja për punën
që kisha kryer ose kisha në radhë me krye. Vetëm kur ishte një punë nënshkrimi
e përfaqësimi kam respektuar kompetencën e benificiet e drejtorit. Përherë
auoriteti i drejtorit e ka psurur ndhmën time, me të cilën ua kam mundësuar e
lehtësuar përfaqësimin në mënyrë sa më të denjë.
E
pesta, në këtë do të tregoj si unë gati dyvite shkollore më 1969/70-70/71, shpëtova
pa u familjarizuar me kënaqësitë apo patologjitë që mund t’i japë karriera
në poiltikë apo administratë. Këtë po e ilustroj me faktin, siç e pata dëgjuar
nga një politikan jugosllav titist (Tempo), i cili në një intervistë qe rrëfyer
se pas fitores së Revolucionit komunist (LNÇl) vetëm dy vjet kishte punuar për
ideal, kurse pas dy vitesh, kishte bërë luftë për karrige e mirëqenie personale
Prandaj unë si duket për pak kam shpëtuar nga ajo sëmundja e foteles, d.m.th.,
nga kënaqësia politike që të dhënka pozita eprane, e cila të mundësuaka
mirëqenie, por ta ndotka e ta damkuaka karakaterin dhe ta shuaka idealin apo ta
gjymtuaka përpjekjen për liri e bashkim kombëtar. Kështu nga hiri për mos me
harrue idealin e shenjtë, bëra mire, apo jo, që zgjodha vetëtërheqjen nga
posti e perspektiva karrieriste në atë drejtim, ku donin të më futnin e të më
sprovonin sigurimcat e shtetit jugosllav.
E
gjashta, po përseris, edhe pse vetëkuptohet se për një abdikim të tillë
nuk e pata vështirë, sepse në këtë pozitë, në asnjërin rast, nuk hyra me motiv
përfitimi politik pushtetor, as për mirëqënie ekonomike, por vetëm me shpëtue
shkollën tonë, kolegët e nxënësit, nga telashet që mund të pësonin ata nga
kthetrat UDB-politikës, si mendonte t’i dorëzonte ish-drejtori Pavloviq,
përkatësisht së dyti pranova vetëm e vetëm, për të shpëtuar kolektivin nga
udhëheqja e dobët, për mos me ra shkolla në anarki. Së këndejmi, kur u dorëhoqa
shkollës e lashë të stabilizuar. Dhe për për me pasë kujdes që të ruhet
ai stabilitet pata biseduar shtruara mbi bazë shoqërore me shokun drejtor.
3)
Nga biseda, njoftime e këshilla mbi bazë shoqërore
Ndër
biseadat, njoftimet e këshillat mbi bazë shoqëror, në fund edhe më ngjyrim
sizyrtar, mes nesh, meje dhe Hamitit, si më të veçanta që mendoj se janë me
interes të dihen, po i dalloj këto:
E para, si pike më vete e njoftova se duhet
ta dijë Hamiti, se unë nuk kam pasur ambicie me dale në udhëheqje të kësaj
Qendre as kur e kam kritikuar Dushan Pavlloviqin. Isha kundër rikthimit të tij
thjesht për dobësitë e tij në udhëheqje dhe për motive se donte ta riduskutonte
çështjen e atmosferës politike pas zhvillimit të Demontratës 1968, prandaj si komunist
jam angazhuar me mish e shpirt që të zgjidhet drejtori i komunitet shqipta që
njeh punë.
E dyta, konkretisht, tash mëse
gjysmë viti u bëra krah i djathtë i tij, aq sa kam ditur e kam mundur, i kam
ndihmua, sepse nuk kishe përvojë. Tash ka fituar përvojë dhe e njeh kolektivin,
andaj i urova sukses dhe kërkova që sa më parë ta bëjë zëvendësimin tim me një
andro-pedagog të vërtetë, sepse unë kam preokupime të tjera
E treta është e vërtetë që
drejtor Hamitit për mos me dyshue që tërheqja ime nuk kishte motiv tjetër, pos
vetëdëshirës me kalue mësimdhënës, sepse po kam më pak kokëçamje e përgjegjësi,
por nëse dëshiron apo lejon Hamiti, unë u zotova se do vazhdoj të angazhohem në
dy aktivitete delikate:
Së pari, për organizimin e
recitaleve e shfaqjeve solemne me nxënës serbë e shqiptarë dhe
Së dyti, si më parë, do të vijoj
si përgjegjës rreth përgatitjes së fletushkës Flaka e nëndorit/Buktinja
novembra – në të dyja gjuhët shqip e serbokroatisht.
Pikërisht,
rreth fletushkës kemi biseduar më në hollësi, që
drejtori përveç përmërësimit të anës teknike e estetike të përkujdeset edhe për
gjëra të tjera si:
a) që për hir të rëndësisë së saj
që ka në nxitjen e ngritjen profesionale të çdo arsimtari të kujdeset mos të
shuhet botimi. Por të insistohet që secili mësimdhënës të thellohet serozisht
në lëndën e vet, të përcjellë risitë shkencore e të shënojë e publikojë më të
veçantat, ndërsa ndihma e i fletushkës për nxënësve, sidomoa ndaj të
talentuarve është tejet e madhe kolosale,
b) Natyrish në fletushkë nuk
duhet pasur lajthitje, por tekstet letraro-artistike kërkojnë vlerësim e
tretman të veçantë, ngase duhet të ketë interepretim të drejtë çdo shpreje
metaforike, sepse ndonjë fjalë e shrehjeve mund të ketë interpretime të
ndryshme në gjuhët pëkatëse. Kjo duhet mirëkuptuar.
c) Kemi vërejtur se pala serbe,
arsimtarët, më tepër nga mongesa e motivit (vullnetit) nuk po tregojnë aq
interes, ngase nuk e kanë motivimin tonë, por dikush edhe nga përtacia a
moszotësia subjective nuk po ktivizohet. E kam cekur në bisedë me drejtorin e
zëvendësin (serb) se gjatë hospitimit të orëve të mësimit kam vërejtur që
profesoreshat e gjuhës serbokroate, nuk ishin punëtore të dalluara, madej nuk
po e zotronin sa duhet
as metodikën as programin, prandaj duhet ë
nxiten rreth përgatitjes së fletushkës. edhe po hezitojnë me u angazhue rreth
fletushkës.
ç) Sidoqoftë kërkoja që drejtor e
zëvendësi të marrin nën patronazh dhe të ndihmojnë punën tonë rreth
fletushkave. Pse kryeredaktorja e versionit serbishtr edhe pse e ka
materialin e gatshëm nuk po bën publikimin Buktinja novemra nr 2?
d) Madje unë kam material të
grumbulluar në shqip për njumër 4 dhe madje edhe në serbokroatisht për nr 3. I
kam të gatshme përkthimet.
dh)
I tregova drejtorit edhe për rastin e Dushan Pavlloviqit, të cilin një muaj më
parë e pata vizituar në Komunë me qëllim që t’i merrja intervistë për
fletushkën e shkollës, Buktinja
novemmbra/Flaka e Nëndorit. Atëherë më priti
shumë mire, pranoi pyetjet dhe u zotua, që për hir të së vërtetës historike me
kënaqësi do të përgatiste intervistën mbi bazë të pyetjeve. Mirëpo, ditë më
parë, ku shkova me marrë tekstin më pranoi ftohët. Më tha se nuk e ka
përgatitur dhe nuk më caktoi afat.
E katërta, e njoftova Hamitit se
vjershat nga Flaka e nëndorit, shkrimtari ynë dalluar Beqir
Musliu, redaktor i revistës Zëri, i ka vlerësuar dhe më ka premtuar
se do t’i botojë së shpejti në një faqe të veçantë të asaj reviste.
E pesta, Hamitit i tregova edhe
për rastet që kur ka vdekur ndonjë nxënës apo anëtar i kolektivi ne në emër të
shkollës kemi dërguar kurorë dhe kam mbajtur fjalë mortore, madje kam shkuar
edhe në ndonjë të pame, megjithatë vetëm një varri, e një të pame a
përkujtim kjo shkollë i ka mbetur borxh për jetë, madje më shumë se aq. E kisha
fjalën për nxënësin Murat Mehmeti, i vrarë në Demonstratën e vitit 1968,
kur pas një errësire të tmerrshme rankoviçiane të rinjtë tanë kërkonin më shumë
flakëngrohëse e dritëlirie…
E
gjashta, si arsye tjetër pse bëra mirë që kalova mësues gjuhe dhe ishte në të
mire të autoritetit të vetë drejtorit ishte se, ç’është e vërteta, mbase për
hir paranjohjeje, shumica e vizituesve, sidomos nxënës, prindë e arsimtarë, për
halle që kishin apo jo, serbë e shqiptarë, më përpara më këkonin e paraqiteshin
tek unë se tek ai.
E
shtata, po e përmend edhe një sipikë më vete, shoq-intime, që disa here ia
tërhiqja vërejtjen sinqerisht që mos tabëjë zakon me mbyllë derën e
drejtorisë nga brenda, prandaj tash pas tërheqjes sime mund ta plotësonte atë
dëshirë, por nuk duhet ta bënte. Ai zyren përherë donte ta kishte të lirë, jo
për tjetër gjë, por për ndonjë “takim të rëndësishëm (!). Mani kjo, për
mua idioteske, për të cilën përherë më kritikonte pse e këshilloja si prift
katolik. Unë me këmbëngulje i thoja këto vargje të një vjershe time
satirike që të ketë këshillë: “vëth në vesh”:
Janë
do kushe si askushe
që
ndonjëra ka pasion
edhe
aspak nuk përton
që
me dhelka të të josh
dhe
pastaj si hiç kokëbosh/
si
një lolo të hedh në kosh.
Prandaj
si drejtor shkolle duhet ta dijë se edhe
“Qiellit
i është përbetuar toka - të gjitha sklluçat t’i sheh bota!”
Fundi
i fundit kujt mund t’i jepja mësim unë, kur atë njeri drejtor e kishte sjellë
pushteti, apo jo?! Ai si duke nuk e dinte se shtet-pushteti dhe pa i prekur në
tel interesi. Kur dikush i duhet viktimë, përdor lukuninë dhe kështu e ha
pjellën e vet.
Në
të vërtetë, më sipër bëmë fjalë pothuaj intimisht për arsyet pse hoqa dorë nga
posti drejtues në Qendër dhe tani më poshtë do të tregoj se si më zuri belaja
nga dështimet e drejtorit Hamit, të cilat u përdoren si pretekt kundër meje.
4)
Aktivizimi i fantazmës albanofobe kundër meje ringjallur si pretekst mbi gafat
patologjike të drejtor Hamitit
Sidoqoftë,
Hamiti në vend që ushqehej inventivisht me ujin e burimit me mësim të mbarë e
përvojë udheheqësie serioze ai si duket i kishte vënë brirë vetes, duke i
humbur veshët e arsye sipas pikës së fundit (7) që u cek më sipër prej nesh dhe
aq më keq bën edhe lajthitje të tjera dhe për këto merr kritika shoqërore nga
OTHLKJ e Qendrës shkollore me Ramadan Seferajn në klrye, dhe në vend që të jetë
i arsyeshëm e të pranojë përgjegjësi ky acaron punë. Si duket Hamitin për
telashe të tilla e kishin përgatitur ata që e sollën drejtor dhe ia bënë punën
që si lolo i baltosur të jetë i nënshtruar, të bëhet vegl e tyre, dhe ashtu si
i tillë duhet t’u shërbente çfarë t’i thonë, duke i poshtëruar dinjitetin
vetvetes dhe dëmtuar shokët. Kështu ai në vend që të ruajë gjakftohtësinë në
këto djallëzi, krekoset e fyen e ofendon punëtorët, e kur merr vërejtje edhe
nga Pleqësia i nevozuar në afekt e sipër kanoset me dorëheqje me fjalë, madje
as më keq dorëhiqet me shkrim. Pleqësia ia pranon dorëheqjen dhe në prani të
tij merr vendim ad hoc që përkohësisht deri sa të sqarohet gjendja ushtrues
i detyrës së drejtorit caktohet ish zëvendësdrejtori Nuhi Veselaj.
Ishte
me hile kjo apo jo nuk mund ta di, kur e kishin zëvendësdrejtor, serbin e
urtë, mirëpo kur mora vesh kërkova nga Hamiti ta tërheqë dorëheqjen dhe
njëherazi shokëve serbë e shqiptarë anëtarë të Pleqësisë u tërhoqa vërejtje që
askush mos të manipulojë me emrin tim, ngase fundi i fundit unë tani kam
preokupime e ambicie të tjera rreth krijimarisë e ngritjes profesionale. Hamiti
tërhoqi dorëheqjen. Mirëpo edhe pas rikthimit, gjendja drejtor në njerën anë
dhe organiazat politike shoqërore e Pleqësi në anën tjetër, vjen duke u fryrë e
përkeqësuar, sa ndodhin të pamira të tjera, për shkak të paaftësisë në
udhëheqje, deri sjellje jo normale e drejtorit (deri edhe grushtim me
arsimtarë), Sërish përsëritet dorëheqja, përsëri, del emri im si zëvendësues i
përkohshëm (mbase edhe me sherr me na shtue hasmërinë). Kur mora vesh, sërisht
nuk pranova, por këshillova, që sipas rregullit për situatën abnormale në
udhëheqje Pleqësia duhet ta informojë Komunën, ndërsa OTHLKJ Komitetin komunal
të LKJ, sepse ata e kanë sjellë Hamitin në këtë post. Ashtu edhe bënë.
Komiteti, pasi edhe atje kishte pasur ndryshime kuadrore, jo menjëherë, po pas
një kohe vendos ta diskutojë kët gjendje në një mbledhje të
përbashkët me OTHLKJ të Qendrës, ku do të jenë të pranishëm edhe disa nga
arsimtarët e aktivistë më të autoritetshëm ku do të trajtohet kjo çështje.
Koha
e takimit: Komitet/OTHLK e Qendrës u zvarrit më shumë se dy javë, ndërkohë
Hamiti, siç më tregoi një shoku i tij i ngushtë Hajdin Gashi, gjatë kësaj kohe
në prapasqenë paska arritur me i ndreqë punët: ta kthejë besimin në
Komunë, Sekretariat të punëve të brendshme dhe sidomos në Komitet,
me sekretarin e rinj Dushan Ristiq, dhe kështu në Mbledhjen e
përbashkët, që do të bëhej së shpejti, patjetër duhet të asistoja edhe unë, por
kërkonte prej meje që assesi nuk bën me kritikue Hamitin, por fajtor duhen me
nxjerrë të tjerët, ndër ta sekretarin e OTHLK të Qendrës Ramadan Seferaj me
shokë dhe kryetarin i Pleqësisë etj, dhe kështu ta ndihmoj Hamitin që të gjithë
këta me i rrëzue në kokërr të shpinës (!).
Unë
i thashë Hajdinit pse Hamiti, nuk erdhi vetë me bisedue me mua, këtu paska
sherr të madh. Si përgjigje, nëse kërkohet mendimi im, unë do të jem
konstruktiv. Por si po duket për këtë fitore, Hamitin e paskan zhytur
shumë keq në ujra të zeza, kundër vetvetes në radhë të parë, druaj se do të
koritet duke i marrë në qafë të tjerët pa faj.
Në të vërtetë, për këtë fitore
të Hamitit nuk u befasova shumë. Këtë e kam pasur të qartë tukse e kam parë duke
u këshilluar me ish drejtorin e tij Gërkoviq nga Posta, vëllain e heroit Trajko
Gërkoviq (Ferizaj) dhe me ish drejtorin Dushan Pavlloviq, që kundër këtyre të
dyve kam pasur ballafaqim kontestimor të sukseshëm, prandaj pres që ata kanë
gjetë ditën të hakmerren kundër meje, duke e manipuluar me Hamitin. Kështu edhe
do të ndodhë. Në të vërtetë, këtë nuk iapata treguar Hamitit, që kur e pata
vizituar ish drejtorin Pavloviq për intervistën, pata vënë re që, në të dalë,
më shikoi si me urrejtje dhe ndërsa isha duke e mbyllur derën, si ndërvete,
ndjeva kur tha: Nismo te upoznali (Nuk të kemi njohur).
Për mua ky ishte sinjal i
mjafueshëm që gjithsesi duhet t’i pastroja gjurmët e këmbëve nga disa skuta që
kisha kaluar.
Dhe
vërtet atë ditë kur u mbajt mbledhja e përbashkët (Komitet komunal / OTHLKJ e
Qendrës) pas konstatimeve të paraqitura nga OTHLKJ e të tjerë për disa probleme
në Qendër të shkaktuara nga gabimet e drejtor Hamit Malokut, ai nuk qe në
gjendje me u shfajësue për asnjë pikë. Kur m’u dha mua fjala vërtet u përpoqa
me qenë konstruktiv. Kryesisht mbështeta të vërtetën:
Më
duket që lëshimet e tilla janë të fryra, ngase mesa di shkolla po funksionon
normalisht. Megjithatë, këto konstatime si lajthitje subjektive ndaj drejtorit
që u thane nga komisioni i OTHLKJ janë të sakta, sepse, vërtet, pa hy në
hollësi është e vërtetë se mbledhjet e Këshillit të arsimtarëve po mbahen ashtu
si edhe ato të Pleqësisë pa vizion. Gjatë kësaj periudhe asnjë mbledhje e
Pleqësisë nuk është mbajtur në përbërje të gjerë, me ç’rast anëtarët e jashtëm
të deleguar nga Komuna, Komiteti apo nga Këshilli i prindëve, Sindikata, do të
ndihmonin që raportet drejtor/organe vetëqeverisëse të gjenin zgjidhje me
mirëkuptim si dhe Komuna e Komiteti do ta kishin situatën më të qartët që si po
duket nga diskutimet nuk e kanë. Sigurisht edhe marrëdhëniet ndërnjerëzore e
koordinimi i punëve dhe të detyrave do të ishin më në nivelin e duhur, po për
mendimin tonë, edhe Komuna e Shoqëria duhet ta dijë se nuk është lehtë me u
drejtue kjo Qendër, e cila në realitet përbëbehet prej katër-pesë shkollave në
dy gjuhë mësimore, shqip e serbokroatisht, që secila ka specifikat e veta. Ka
mbi 2500 nxënës, mbi 150 personel të punësuar (arsimtarë, punëtorë administrate
e shërbyes)... Me fjalë të tjera Drejtori pa përvojë ka hasur në vështirësi
koordinimi e harmonizimi të punëve, madje kanë akzistuar edhe raste që mund të
cilësohen si gabime subjektive nga drejtori, të cekura me vend nga OTHLKJ,
shefat e arsimtarët, e në veçanti nga anëtarët e Pleqësisë, por një ndihmë e
duhur nga Komuna e Komiteti ka munguar deri tashti edhe për faktin pse shkolla
nuk është kompletuar me zvdrejtor andro-pedagog, personel ky që për këtë qendër
shkollore del i domosdoshëm.
Pasi
kreva fjalën, Hamiti që kishte qenë i kurdisur nga Komiteti (personalisht nga
sekretari Dushko Ristiq) për një mision krejt tjetër, përplasi kopjet e
fletushkës Flaka e nëntorit dhe tha:
Këtu
qëndron gabimi që gjendja në Qendër nuk është normale, pse kjo fletushkë është
botuar e ndarë veç shqip veçmas serbisht. Fajtor kryesor është redaktori
përgjegjës Nuhi Veselaj. Madje këtu ka gjëra të papranueshme.
Hamitin
i doli sikrah dikush nga Komiteti, Nagavci, zv sekretari i Komitetit komunal,
pyeti kush janë Herojt e Vigut përmendur në fletushkë përzier me ata të
Sutjeskës!!!? Dhe gjithsesi u kërkua që të vlerësohet përmbajtja e fletushkës
nga një Komision i posaçëm. Që gjendja duhet të normalizohet u shpreh edhe
sekretari i shkollës Lekë Vuksani, i cili pas kësaj u avancua politikisht edhe
jashtë shkollës. Përmbajtjen e fletushkës e mbrojti Sadri Fetiu.
Unë
kryesisht theksova:
Kjo
akuzë është farsë. Ndarja, në dy gjuhët veç e veç është bërë për hir
funksionaliteti, për punë fimlsionaliteti, ka qenë vendim i Këshillit të
arsimtarëve e nga Pleqësai dhe ishte kompetencë e Këshillit redaktues, por që
është edhe më e rendësishme atë e ka miratuar më parë edhe vetë Hamit drejtori.
Veçmas botohen Rilindja e Jedinstvo. Për që nuk ka kurrnjë rast kundër vijës së
kërkuar do të bindet gjithkush që e analizon drejt dhe jo njëanshëm dhe jo në
mënyrë sharllatane e tendencioze. Ne artikujt cilësor i botojmë të përkthyer të
dy versionet e fletushkës. Nga ato që ka konstatuar OTHLKJ në referimin e saj,
po dalin të vërteta, prandaj në pamundësi të pëgjigjet Hamiti rreth tyre ka
shpikur Fletushkën në dy versione që nuk ka të bëjë fare me çëshjtjen!! Po
shihet qartë se nuk qenka halli te zgjidhja e problemeve të shkollës, po krejt
jashtë logjike që unë qenkam fajtor pse dikush nuk e ka kuptuar përmbajtjes e
fletushkës dhe nuk ka ditur me udhëheq kolektivin. Herojt e Revolucionit
popullor kundër nazo-fazhizmit ishin të përbashkët, jo vetëm këta të Lindjes,
por edhe ata të Perëndimit. Këtë e di mire Partia dhe mbare bota.
Kolektivi
mbeti i befasuar. Kurrkush tjetër nuk foli keq për mua as për fletushkën, as
serbë as shqiptarë. Bile u çuditen, më shumë se unë, pse për faje të Hamitit
doli kjo akuzë kundër meje që nuk isha i cekur në referatin kundër Hamitit nga
OTHLK e Qendrës që ishte në rend shqyrtimi.
Për
që ishte mbledhja montim kundër meje e jo për zgjidhjen e problemeve shkaktuar
nga Hamiti u bindën të gjithë.
Dushko
Ristiqi, kryeudbash tash i konvertuar politikan i dërguar nga Beogradi, në
cilësi sekretar I Komitetit të LKJ të Prishtinës që ishte i pranishëm nuk foli
fare, por në drejtori të shkollës, mblodhi një grup komunistësh e aktivistësh
të shkollës dhe gazetarë e ku ta di. Aty pasi dera ishte jo e mbyllur mire,
ndjeva kur u tha:
Në
mbledhjen tjetër duhet ta përjashtoni Nuhiun, ai është fajtori kryesor, mos e
mbroni atë peder, se ai është armik i rrezikshëm, ka dorë në këtë tollovi
kundër Hamitit se po do me u bë drejtor. Ai ka qenë në burg kundër shtetit dhe
popullit si Nezir Gashi, Destan Bajraktari e të tjerë që nuk janë rehabilituar,
prandaj pa diskutim duhet të përjashtohet …
E
pashë se pa pritë e pakujtue kështu më zuri belaja. Një kërkesë –urdhër i tillë
për përjshtimin tonëa do nga arsimi, e plasuar nga UDB-a është në fuqi e që nga
viti 1954. Është zbatuar në Suharekë e Ferizaj por meqë ishte vendim
kundërligjor unë i kam ikur zbatimit duke ndërruar terren kladestinisht dhe nuk
i jam ndarë mësuesisë e arsimit edhe para brioneve mbi 10 vjet, por tash pas
brioneve a do ta kem ma vështië apo jo, do ta shohimpëtriu. Këtë kërkesë e riu
Dushko Ristiqi, i cili e si kryeudbash e tash si kryepastiash ka fuqi ta
ekzkutojë ndoshta menjëherë. Mirëpo ndodhi diçka e papritur për mua. Vërtet nuk
vonoi u mbajt një mbledhje e OTHLKJ të Qendrës, ku si pikë e vetme u paraqit
propozimi i Dushko Ristiqit, por nga anëtarët e organizatës themelore të LKJ-së
u kërkuan fakte. U prezentua dosja e dokumentave të punësimit ku ishin dy
certifikata, një nga SPB i Prizrenit dhe tjetra nga SPB e Prishtinës që
dëshmonin që nuk jam nën hetime dhe as që kam qenë i dënuar. Madje nuk u
tha asnjë fjalë që për ndonjë kiks në kolektiv, përkundrazi pati vetëm
falenderime nga serbë e shqiptar. Përkunrazi pati krtitika për dobësitë e
drejtorit që ishte fajtori kryesor, i cili fajsoi tjetërkënd me gënjeshtra për
me i mbulue gabimet e veta.
Së
këndejmi, me që askush në kolektivi as serbë as shqiptarë nuk folën keq për
mua, vazhdova punën si profesor i rregullt. Gjendja drejtor /organet
vetëqeverisëse vazhdoi gjithsesi e acaruar, po megjithatë formalisht Hamiti
edhe pse pësoi edhe më shumë rënie autoriteti, vazhdoi të jetë drejtor nën
mbrojtje e survejim loloje nga Komiteti e Komuna.
Kështu
OTHLKJ me në krye Ramadan Seferajn dhe mbarë kolektivi, serbë e shqiptarë, duke
mos më përjashtuar, bënë mbrojtje të shkëlqyeshme, dhe kjo ishte arsyeja që nuk
u realizuan konkluzionet e Komitetit komunal me në krye Dushan Ristiq. Ky ishte
rast i jashtëzakonshëm që duhet përmendur si dështim i një Komiteti partiak (i
LKJ) në veçanti te ne në Kosovë që një organizatë themelore në hiearkinë e LKJ
pati guxim mos me i zbatue urdhërat partiake të Komitetit komunal. Dhe si
rezultat unë pa kurrfarë pengese përfundova atë vit shkollor 1971 /72.
Kështu
arritëm deri në fillim të vitit të ri shkollor ‘72/73. Atëherë duke parë këtë
dështim vet Komiteti merr vendim për përjashtimin tim. Mirëpo OTHLKJ e Qendrës
me në krye Ramadan Seferajn më 29.08 1972 përsëri e kishte refuzuar vendimin e
Komiteti komunal me në krye Dushan Ristiq, por diskriminimi kundër kuadrit
shqiptar nuk pushon dot.
(Vijon)