| E marte, 05.07.2022, 08:42 PM |
Më vjen keq që asgjë s’ka ndryshuar
Nga
Marjana Bulku
Duket
se koha ka ecur mbrapsht kur shoh se si ende duartrokitet me ekzaltim, servilizëm
dhe nënshtrim udhëheqja e kujtdo krahu qoftë ajo.
Është
fatkeqësi kur sheh se si udhëheqja ulet sërish këmbëkryq mbi hallet e pupullit
duke numëruar suksese imagjinare .
E
çuditëshme pra që populli ende duartroket në vend që të dëgjojë, serviloset
në vend që të kërkojë llogari, hesht në vend që të revoltohet dhe ngrejë zërin.
Është
e dhimbshme teksa sheh se si demokracia
vdes sa herë që ekranet pushtohen nga udhëheqja që çdo shërbim e reklamon si
“fitorje” kur në fakt e ka për detyrë shërbimin për sa kohë që është në atë
detyrë.
Vdes
demokracia sa herë që populli manipulohet, hesht , dorëzohet .
Pamje
jo pak e njohur kjo për ne që u lindëm dhe u rritëm nën atë lloj kulture
nënshtrimi ndaj fuqisë.
Dhe
kur fuqia u dorëzua , guxuam të urrenim pa cak të këqijat por edhe të mirat që
prodhoi sistemi i kultivuar keq.
Lindte
demokracia sa herë që logjika njerërore zgjohej nga tulatja e gjatë.
Dhe
zgjimi popullor nënkupton vetdije qytetarie, të drejta, liri dhe përgjegjësi
por edhe detyrime, kreativitet, rregulla.
Kështu
demokracia do të rritej duke i dhënë popullit frymëmarrje e peshë përballë
pushteteve që edhe më të përgjegjshëm i bën qytetaria aktive…
Duket
sikur asgjë nuk ka ndryshuar që kur pretenduam se e prekëm Demokracinnë .
A
e prekëm vallë ?! Pyes veten teksa shoh se asgjë nuk paskërka ndryshuar .
Nuk
ka ndryshuar asgjë as në sjelljet qeveritare që riciklojnë të njejtat mëkate ,
as në reagimin popullor që di vetëm të nënshrohet apo të reagojë kur partia ia
do, as në kulturën individuale të nënshtrimit ndaj të keqes .
Tabloja
shqiptare e vitit 2022 me puçe e grushte pushtetesh që synojnë jetgjatësi a
ndoshta edhe përjetësi dhe popull i nënshtruar që në dukje është i çorientuar
por në thelb është i njëjtë ; fajtor i pa faj.
Është fajtor sepse
hesht , duartroket dhe serviloset dhe paradoksalisht është pa faj sepse
menuja e detyruar që ka përpara është vështirë të ndryshohet .
Duket
se asgjë nuk ka ndryshuar kur sheh se si zhverësohet puna e ndershme .
Vlerën
e saj ( dikur e zinte ajo kolektive ) sot e ka dhunuar mania kolektive për tu
pasuruar padrejtësisht dhe me çdo mënyrë madje
pa punuar.
Asgjë
nuk ka ndryshuar kur sheh një popull që është në ikje permanente nga trojet e
veta , në një proces braktisje si me dhunë( të padukshme) nga vendin i vet.
Asgjë
nuk ka ndryshuar kur ndjek se si ikjet ndjekin njëra -tjetrën zinxhir ( gjyshi
im u arratis në vitin 1959 duke thënë “ nuk rri dot në një shtëpi me stola dhe
oxhak”, ndërsa unë /ne u larguam në 6 korrik 2011 kur mbeta pa punë në vendin
dhe kohën ku kishim investuar aq shumë ).
Të
vjen keq për fjalën që nuk u tha , mbeti peng ndërkohë që ajo kullonte drejtësi
edhe pse ajo gjithmonë e drejta pritet në mes, të vjen keq që folëm aq pak për
lirinë, për idhujtarët e saj , të vjen keq që i lamë në vetmi dhe pa rrugë
produktet tona të nderit dhe dinjitetit që sillte puna me nder , por të paktën
ato ekzistojnë përsa kohë ka kujtes?.
Êshtë
fjala dhe vetëm fjala ajo që e mban gjallë mendimin, qëndrimin dhe të drejtën .
Jo
prapë burg asaj! (Fjalës).
Asgjë
nuk ndryshon nëse nuk kuptohet se Demokracia është një guidë të drejtash jete,
një lloj vetqeverisje që porsi trupi njerëzor, prej të cilëve ajo
funksionon, mat , kalkulon, krahason , analizon dhe gjykon gjithçka që
evidentohet në procesin e gjatë dhe të pandalshëm që quhet jetë.
Marjana Bulku
4 korrik 2022